Sipas raportimeve nga mediat, HTC po punon ne nje Smartphone per Facebook i cili pritet te vije diku nga mesi i 2013.


Sipas nje raporti nga Bloomberg, HTC dhe Facebook jane duke punuar se bashku ne nje Smartphone. Sipas kesaj, Smartphone-i i pare per Facebook pritet te vije diku nga mesi i 2013 ne treg. Sipas burimeve te Bloomberg, Smartphone-i i zhvilluar se bashku do duhej te vije ne treg na fundi i vitit 2012. Publikimi eshte shtyre megjithate per t`i dhene HTC-se me shume kohe qe te mund te punoje edhe ne pajisje tjera.

Duke u bazuar ne raportin e bere, Facebook pervec ketij bashkepunimi me HTC do te punoje edhe ne nje version te vetin te pershtatur me Sistemiet Operative Mobile. Pervec kesaj Facebook thuhet te kete angazhuar nje ish-grup punetoresh te Apple, qe qellimi i tyre te jete qe aplikacionet e Facebook per iOS t`i zhvillojne edhe me tutje dhe t`i permiresojne ato.