Si tė lidhni dy kompjuterė mes vete me kabell tė rrjetit (LAN)
Dėshironi tė bartni informatat nga njė kompjuter nė tjetrin ose thjesht dėshironi tė lidhni mes vete dy kompjuterė, mirėpo nuk keni Hub ose Switch. Nuk ėshtė problem, mund tė pėrdorni kabllon krosover (LAN) dpėr tė lidhur mes vete kompjuterėt.
Pjesa 1 – Kablloja krosover
Pra keni dy kompjuterė, ku njėrin do ta emėrtojmė Komp1 dhe tjetrin Komp2, dhe dėshironi tė krijoni lidhje nė mes tyre duke pėrdoru kabull tė rrjetit ose LAN kabull. Natyrisht se njė gjė tė tillė do ta bėnit nė rast se nuk keni Hub ose Switch nė tė cilin rast do tė mund tė pėrdornit kabull tė thjesht tė rrjetės pėr tė realizuar lidhjen nė mes tė kompjuterėve.
Ēfarė po pėrpiqem tė tregoj ėshtė se pėr tė realizuar lidhjen e drejtpėrdrejtė nuk mund tė pėrdorim LAN kabull tė zakonshėm. Por, duhet pėrdorur kabllon e cila quhet krosover (ang. crossover), dhe e cila bėn ndėrrimin e vendeve tė ēifteve 2 dhe 3 nė krahasim me LAN kabllon e zakonshme (rradhitja e telave duhet tė jetė si nė foton mė poshtė).
Derisa vet skema e lidhjes ose e asaj qė bon kabllo krosover mund tė shihet nė foton e mėposhtme. Siē shihet edhe nė foto krosover kabllo (sikurse edhe kabllo e zakonshme) pėrdor vetėm 4 nga 8 fije tė LAN kabllos, mirėpo te ky lloj i kablloje lidhja transmetuese nga Komp1 lidhet drejtpėrdrejtė me lidhjen pranuese nė Komp2 (gjė qė nuk ėshtė rasti me kabllon e zakonshme).
Pjesa 2 – Vendosja e IP adresave
Pasi tė keni pėrfunduar me kabllo, duhet tė pėrkujdeseni qė tė dy kompjuterėt tė kenė rregullime tė njėjta tė rrjetės ashtu qė tė mund tė “shohin” njėri tjetrin. Natyrisht kėtė e bėjmė duke vendosur IP adresa statike pėr tė dy kompjuterėt. Pėr tė vendosur IP adresė statike nė Komp1:
1. Klikoni Start, kaloni te Settings dhe klikoni Control Panel
2. Hapni ikonėn Network Connections, duke e klikuar dy herė
3. Klikoni lidhjen aktive tė rrjetės me tastin e djathtė tė miut dhe zgjidhni Properties
4. Nga lista e ofruar zgjidhni Internet Protocol (TCP/IP) dhe klikoni Properties, si nė foton mė poshtė
5. Vendosni IP adresėn manuale si nė foton mė poshtė
Pėrsėritni hapat e njėjtė edhe pėr Komp2 vetėm se nė kėtė rast nė vendosni IP adresėn 192.168.0.3 (nė vend tė 192.168.0.1 qė kemi vendosur nė Komp 1) derisa Subnet Mask duhet tė jetė e njėjtė, pra 255.255.255.0.
Tani pėr tu siguruar se ēdo gjė ėshtė duke funksionuar duhet pėrdorur komandėn PING e cila do tė testojė lidhjen nė mes tė dy kompjuterėve. Pėr tė testuar lidhjen nga Komp1 nė Komp2 pėrcjellim:
Nė Komp1, klikoni nė Start dhe aktivizoni komandėn Run
Shėnoni CMD dhe klikoni OK
Nė dritaren e DOS-it shėnoni “PING 192.168.0.3” (pa thonjėza) dhe shtypni tastin Enter
Nėse pėrgjigja ėshtė si nė dritaren e mėposhtme (Reply from ...) atėherė gjithēka ėshtė nė rregull
Pėrndryshe nėse pėrgjigja ėshtė si mė lartė, p.sh. Request timed out, atėherė kjo do tė thotė se pėr ndonjė arsye nuk kemi lidhje nė mes tė kompjuterėve.
Gjetja e problemeve tė rrjetės nuk ėshtė temė e kėtij artikulli, andaj vetėm mund tė ju preferoj tė analizoni procedurėn nga e para, ose eventualisht mund tė shkruani nė forum pėr tė kėrkuar pėrgjigje nė problemet qė mund tė ndodhin.
Pjesa 3 - Ndarja e follderit nė njėrin kompjuter dhe qasja nga kompjuteri tjetėr
Pasi tė kemi arritur qė kompjuterėt tė “shihen” ne mes vete, mund tė krijoni folldera tė ndarė tė cilėt mund tė lexohen nga kompjuteri tjetėr. Krijoni njė follder tė ndarė nė kompjuterin Komp1 (qė ka IP adresėn 192.168.0.1).
Pėr tė kėrkuar njė kompjuter nė rrjetė duhet klikuar me tastin e djathtė tė miut mbi ikonėn My Network Places nė desktop, prej ku duhet zgjidhur Search for Computers.... Nė dritarėn Search Results, nėn Computer name shėnohet emri i kompjuterit ose IP adresa e kompjuterit qė kėrkoni. Nė rastin tonė nė kompjuterin Komp2 duhet kėrkuar kompjuterin Komp1 (nė tė cilin e kemi follderin e ndarė), ashtu qė nė hapėsirėn e dhėnė shėnojmė adresėn e kompjuterit Komp1 (192.168.0.1) dhe shtypim tastin Enter.
Pas disa qastesh nė anėn e djathtė do tė shfaqet ikona me emėr 192.168.0.1 tė cilėn nėse e klikojmė dy herė na jap qasjen tek follderi qė e kemi ndarė nė kompjuterin Komp1 (192.168.0.1).
Tė njėjtėn procedurė duhet pėrcjellur nėse follderin e ndarė e krijojmė nė kompjuterin Komp2, me ē'rast nė kompjuterin Komp1 duhet tė kėrkojmė 192.168.0.3 (Komp2), pėr tu qasur nė follderin e ndarė nė kėtė komp.