Tableti i ri i Sony-t duket te jete zbuluar padashje ne nje faqe Gjermane, Mobiflip. Ne pamje te jashtme, ai eshte me i holle dhe me i lehte se Tablet S, ndersa specifikat e brendshme duken goxha te mira. Tableti vjen me prozessorin Tegra 3 quad-core, Sistemin Operativ te Google, Android 4.0 (ose me te ri), lidhje 3G dhe tre opsione per ruajtjen e te dhenave: 16, 32 dhe 64GB. Dizajni i Tabletit eshte sikur ai qe ishte prezantuar me heret nga Sony dhe ka nje bateri 6,000mAh e cila sic pretendohet nga Sony do duhet ta mbaje Tabletin te ndezur per 10 ore lundrimi ne internet permes Wi-Fi. Cmimi eshte pak tentativė me modelet e madhesise se ndryshme duke filluar nga: 450$, 550$ dhe 650$, respektivisht. Sony ne Tabletin e ri ka integruar nje mbajtes nga mbrapa i cili mund te perdoret edhe si tastiere, e ngjajshme me ate te Microsoft Surface.