Kete vit do te jete nje shtator i nxhete ne sektorin e teknologjise: tani shitesi online ka ftuar per nje konference per shtyp qe do te mbahet me 6 shtator, nga e cila pritet prezantimi i versioni te ri te Tabletit te vet Kindle Fire. Nje dite me heret Microsoft dhe Nokia i prezantuan pajisjet e tyre te para te cilat do te vijne me Windows Phone 8. Nga Apple prezantimi i iPhone 5 pritet te behet me 12 shtator. Ndermarrja deri tani nuk ka derguar asnje ftese.
Kindle Fire 2
Edhe Amazon po qendron i mbuluar. Ata te cilet moren ftesat ne qytetin e Santa Monica te Kalifornise, nuk moren asnje udhezim se per cfare behet fjale. Megjithate Portali i informuar mire, "All Things D", raportoi se shitesi online me i madh ne bote ne muajt ne vazhdim do ta prezantoje versionin e ri te Tabletit te vet Kindle Fire. Spekulime rreth kesaj ka tashme prej muajsh. Mbi te gjitha thuhet se Tableti do te kete nje rezolucion me te larte te ekranit. Gjithashtu ka edhe thashetheme per nje Smartphone nga Amazon.