Samsung ka prezantuar Kompjuteret e rinje "All-In-One" (te gjitha ne nje) te serise 5 dhe 7 qe vijne me Sistemin e ri Operativ te Microsoft, Windows 8.


Samsung sot ka detajuar linjen 7 te PC-ve All-In-One e cila ishte prezantuar ne Computex ne Qershor. Kompjuteret All-In-One posedojne nje ekran te ndjeshem ne prekje me rezolucion 23, respektivisht 27 inē me 1080p dhe do te vijne me Windows 8 si Sistem Operimi. Tastiera qe vjen gjithashtu me kompjuterin, mund te vihet posht ekranit dhe gjithashtu ato kane edhe sistemin e gjesteve te integruar.

Seria 7 me ekran 23 inē do te shitet me rreth 1100 Dollare Amerikan, ndersa si prozessor vjen nje Core i5 CPU, 6GB RAM Memorie dhe 1TB hapsire per ruajtjen e te dhenave. Modeli me diagonale te ekranit 27 zoll sikunder atij 23 do te vije me prozessor Core i7, posedon mbi 8GB RAM Memorie, 1TB HDD dhe nje karte grafike AMD Radeon HD 7850M. Cmimi i ketij modeli eshte 1699 Dollare Amerikan.

Seria 5 nga Samsung vjen me cmim me te lire: Per Sistemin me prozessor Core i3 CPU, 4GB RAM Memorie dhe 500GB hapsire per ruajtjen e te dhenave jane 749 dollare baze. Te dyja serite sebashku kane dy porta USB 3.0, tre porta USB 2.0, dalje HDMI dhe lexues te kartave SD.