- ROZA ANAGNOSTI
-
Anėtarė i Nderuar
35%
- Reputacioni
- 19
ROZA ANAGNOSTI
Roza Anagnosti lindi mė 27 tetor 1943 nė Shkodėr, Shqipėri, aktore e shquar e Teatrit Kombėtar dhe kinematografisė, bashkėshorte e regjisorit po ashtu mjaft tė njohur Dhimitėr Anagnosti. E filloi karrierėn ne Teatrin Migjeni tė Shkodrės. Vetėm 20 vjeē, hyri nė kinematografi me rolin e mėsueses nė filmin Detyrė e posaēme (K. Dhamo, 1963). Njė vit mė pas luajti Filen nė filmin Toka jone (H. Hakani, 1964). Viti 1966 ishte viti i bashkėpunimit tė suksesshėm me regjisorėt debutues Dhimitėr Anagnosti e Viktor Gjika, ne filmin Komisari i drites. Pas kėtij filmi Roza dhe Dhimitri martohen dhe jetojnė nė Tiranė. Pėr Rozėn fillon periudha mė e shkėlqyer e karrierės, me role tė shumta nė Teatrin Kombetar nė Tiranės dhe nė kinematografi. Roza Anagnosti bėhet njė aktore shumė e kėrkuar nga regjisorėt. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa ēmimet tė rėndėsishme kombėtare. Ēifti Anagnosti bėhet simbol i suksesit nė art. Disa nga filmat mė tė suksesshėm janė tek Plagė tė vjetra (Dh. Anagnosti, 1969), Fije qė priten (M. Fejzo, 1976) me tė cilin fitoi Medalionin e Festivalit tė vitit 1977, Mesonjėtorja (M. Fejzo, 1979) me tė cilin u shpall aktorja mė e mirė dhe fitoi Kupėn e Festivalit mė 1981. Me filmin Rruga e lirisė fitoi Medalionin e dytė. Filmat e tjere janė Ndergjegja 1972, Qyteti me i ri ne bote 1974, Ne shtepine tone 1979, Dita e parė e emėrimit 1981, Besa e kuqe 1982, Taulanti kerkon nje motėr 1984, Pranverė e hidhur 1985, Bote e padukshme 1987, Familja ime 1987, Vrasje nė gjueti 1987, Rikonstruksioni 1988, Kthimi i ushtrisė sė vdekur 1989, Vetmi 1990. Pėrveē shumė vlerėsimeve e ēmimeve pėr karrierėn, Roza Anagnosti mban titullin Artiste e Merituar.
-
Anėtarė i Nderuar
35%
- Reputacioni
- 19
Re: ROZA ANAGNOSTI
Filmografia
* Gjoleka i biri i Abazit(2006)
* Vetmi (1990)
* Kthimi i Ushtrisė sė Vdekur (1989)
* Rekonstruksioni (198 (TV)
* Botė e padukshme (1987)
* Familja ime (1987)
* Vrasje ne gjueti (1987)
* Gurėt e shtėpisė sime (1985)
* Taulanti kėrkon njė motėr (1984)
* Besa e kuqe (1982)
* Rruga e lirisė (1982)
* Dita e parė e emrimit (1981)
* Mėsonjtorja (1979)
* Nė shtėpinė tonė (1979)
* Fije qė priten (1976)
* Qyteti mė i ri nė botė (1974)
* Ndėrgjegja (1972)
* Plagė tė vjetra (196
* Komisari i dritės (1966)
* Toka jonė (1964) .... Filja
* Detyrė e posaēme (1963)
-
Kung_Fu
35%
- Reputacioni
- 0
Re: ROZA ANAGNOSTI
Roza Anagnosti. Prapa saj Violeta Manushi
Scroll