Amazon ka prezantuar Kindle Fire HD te ri me ekran 8.9 inē me rezolucion 1920 x 1200 pixel (ose 254 ppi). Pajisja eshte 8.8mm e holle dhe ekrani me rezolucion te larte ka edhe sensoret e prekjes me te permiresuar ku Amazon premton qe ai ka edhe kontraste me te mira. Nga specifikat e brendshme, kemi te bejme me nje prozessor TI OMAP 4470, dy autoporlante, kamere te perparme HD dhe dalje HDMI. Sic Amazon eshte i lumtur te shprehe, ai eshte Tableti i pare me MIMO, dual-band (2.4GHz, 5GHz) teknologji, gje qe Amazon thote se kjo i ben Tabletet me Wi-Fi 44 per qind me te shpejte sesa iPad i fundit. Tableti do te lansohet me 20 Nentor dhe cmimi fillestar per versioni 16GB eshte 299$.

Por kjo s'eshte e gjitha! Amazon gjithashtu ka prezantuar nje Kindle Fire HD me te vogel me 7 inē i cili do te kushtoje vetem 199$ (gjithashtu per versionin 16GB). Ai me sa duket ka pothuajse te njejtat specifika si homologu i tij me i madh, por prap se prap po presim qe te behen edhe ato zyrtare.