Hewlett-Packard ka prezantuar Desktope PC te rinje "All-in-one" (te gjitha ne nje) me NFC te integruar dhe ekran te ndjeshem ne prekje.


Para nje jave HP prezantoi Ultrabook-et e rinje me Windows 8, tani prodhuesi ka prezantuar linjen e re te PC-ve "All-in-one". I pari i linjes eshte HP Spectre One me ekran 23,6 inē pa funksion te prekjes. Me nje trackpad (tastiere) pa tela (wireless) mund te veproje pa probleme me Windows 8. Spectre One pritet te leshohet ne Nentor me cmim 1.299 Dollare Amerikan.

Envy 23 TouchSmart ka nje trashesi prej 1.1cm, Desktopi me i holle deri tani i cili eshte "All-in-one" nga HP. Ai ka dy porta te USB-se 2.0 dhe dy USB 3.0 sidhe dalje HDMI. Me nje smartphone me NFC ju mund te futeni ne PC-ne tuaj, te transferoni fotografi apo te mbani kontakte. PC-ja All-in-one eshte i pajisur me prozessoret me te rinje te Intel dhe mund te porositet sipas deshires me HDD ose SSD. Afer Envy 20 Touchsmart eshte edhe nje pajisje tjeter e ngjajshme me ekran te ndjeshem ne prek 20 inēesh. Te dyja pajisjet pritet te lansohen ne tetor dhe cmimi i tyre varet nga madhesia e ekranit, prej 799 respektivisht 999 Dollare Amerikan.

Pavilion 20 kompleton linjen e PC-ve "All-in-one" te HP. Desktopi te gjitha ne nje ka nje ekran 20 inēesh pa funksion te prekjes dhe sipas zgjedhjes nje prozessor nga Intel ose AMD. Me nje cmim prej 499 Dollare Amerikan ai do te filloje shitjen nga muaji tetor si PC-ja me i lire i linjes "All-in-One".