Google, kompanija pas YouTube ka lansuar nje aplikacion te ri te YouTube per te zevendesuar keshtu ate aktual te Apple ne iOS. Mbrapa ne kohe, Google dhe Apple kishin nenshkruar nje kontrate pese-vjecare per te ofruar YouTube ne pajisjet mobile te Apple. Tani qe Apple ka paralajmeruar se nuk do te kete me aplikacion te YouTube te integruar ne iOS6, Google ka ardhur me nje zevendesim.
Pjese e kontrates ishte ajo qe Apple e kishte zhvilluar aplikacionin dhe nderfaqen perdoruese te tij e cila per fat te keq nuk ka ndryshuar shume ne pese vitet e fundit. Aplikacioni i ri tani ka nje ndefaqe te perdoruesit me te mire e cila ka ngjajshmeri me ate te Sistemit Operativ Mobil Android. Ne te jane perfshire gjithashtu edhe nje numer i konsiderueshem i vecorive, si nje kerkim i permiresuar (edhe me ze) dhe nje menyre per te pare kanalet e juaja ne te cilat jeni te abonuar. Tani eshte me e lehte te ndani nje video neper rrjetet socjale dhe ju gjithashtu mund ta komentoni nje video ndersa jeni duke e pare ate. Videot vazhdojne te luajne edhe kur ju te shikoni listen e artikujve te sygjeruar apo te navigoni neper menu.
Tani gjithashtu keni casje ne mijera video te reja sepse videot me reklama nuk jane me te bllokuara. Kjo do te thote qe ju tani do te shihni reklama me nje permbajtje te caktuar sidhe reklama te video klipeve te reja. Nese keni nje pajisje me iOS 4.3 apo me te ri, ju mund te shkarkoni aplikacionin nga ketu dhe ta provoni ate.