Receta Gatimi

Poeti Ali Podrimja gjendet i vrare ne France


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Unhappy Poeti Ali Podrimja gjendet i vrare ne France

    Ministria e Jashtme e Kosovės ėshtė njoftuar nga autoritetet franceze se ėshtė gjetur trupi i pajetė i poetit tė njohur nga Kosova, Ali Podrimja.



    Poeti, Ali Podrimja, kishte humbur kontaktet me kolegėt dhe miqtė e familjarėt e tij nga data 18 korrik, nė kohėn kur po qėndronte nė Francė nė kuadėr tė festivalit tė poezisė “Voix de la Méditerranée”, nė qytetin e Lodčve.

    Ministria e jashtme e Kosovės, tha nėpėrmjet njė komunikate, se autoritetet franceze po punojnė nė zbardhjen e plotė tė rrethanave tė humbjes sė jetės sė poetit Ali Podrimja.

    Pėrfaqėsues institucionesh e partish politike po u shprehin ngushėllime familjes dhe komunitetit letrar e artistik pėr humbjen e poetit Podrimja.

    Nė njė telegram tė presidentes sė Kosovės, Atifete Jahjaga, thuhet se kjo ėshtė “njė humbje e madhe pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės, pėr kulturėn, pėr artin, pėr Kosovėn nė pėrgjithėsi. Poeti e intelektuali i madh Ali Podrimja, me fjalėt dhe veprat e tij, kaloi shumė herėt kufijtė e Kosovės dhe u bė i njohur nė rrethe shumė mė tė gjera tė artit dhe tė kulturės duke e ofruar Kosovėn me botėn. Vepra e madhe e Ali Podrimjes do tė jetojė ndėr mote, duke ruajtur kujtimin pėr tė dhe duke shėrbyer si frymėzim e motivim pėr brezat e rinj tė poetėve dhe intelektualėve tė Kosovės”.

    Humbje tė madhe e cilėsoi edhe kryeministri i Kosovės Hashim Thaci, nė telegramin e tė cilit thuhet se “Ali Podrimja, njė talent i rrallė dhe krijues i vlerave tė pėrjetshme artistike, ka lėnė gjurmė tė thella dhe tė pėrjetshme nė kulturėn tonė kombėtare. Volumi i krijimtarisė sė tij artistike ėshtė margaritar estetik, letrar dhe eseistik, qė mė shumė se gjysmė shekulli u ngrit dhe u pėrpunua vazhdimisht, duke i lėnė trashėgimi tė pasur shpirtėrore letėrsisė dhe kulturės shqiptare. Ali Podrimja ishte lirik i lindur dhe i realizuar nė veprėn e tij poetike, dhe preku majat e lirikės shqipe, duke u bėrė edhe vetė vlerė kulmore. Vdekja e tij shėnon ndėrprerjen e penės sė vargjeve lirike tė pėrkryera, por hap kapitullin e studimeve tė pareshtura pėr krijimtarinė e tij gjigante”.

    Duke shprehur trishtimin e tij me lajmin, kryetari i Parlamentit tė Kosovės JHakup Krasniqi, thotė se “Vdekja e kėtij kolosi tė poezisė shqipe, ėshtė humbje e madhe dhe e pazėvendėsueshme pėr familjen, pėr miqtė, artin dhe kulturėn shqiptare nė pėrgjithėsi”.

    Ministri i Jashtėm Enver Hoxhaj, duke ngushėlluar familjen e poetit Podrimja, komunitetin e shkrimtarėve e artistėve si dhe gjithė qytetarėt e Kosovės, thekson se “humbja e poetit me renome ndėrkombėtare Ali Podrimja, ėshtė njė humbje e madhe jo vetėm pėr familjen dhe miqtė e panumėrt tė tij, por njė humbje e jashtėzakonshme edhe pėr kulturėn dhe artin kosovar, shqiptar e mė gjerė”.

    Ndėrkaq, ministri i kulturės Memli Krasniqi e vlerėsoi vdekjen e poetit si njė humbje tė tė gjithė kombit shqiptar, e padyshim tė gjithė komunitetit letrat dhe artistik nė botė.
    Edhe partitė politike nė Kosovė, e vlerėsuan vdekjen e poetit Podrimja si njė humbje tė madhe pėr artin, kulturėn e letėrsinė shqiptare.

    Ali Podrimja - biografia

    Ali Podrimja u lind mė 28 gusht 1942 nė Gjakovė. Shkollėn fillore dhe gjimnazin i kreu nė vendlindje, ndėrsa studimet pėr Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe, nė Universitetin e Prishtinės.

    Nė vitin 1966 zė punė nė gazetėn e pėrditshme Rilindja, nė rubrikėn e kulturės. Mė 1976 kalon nė Edicionin e Botimeve “Rilindja”, ku drejton bibliotekat: Poezia shqipe, Letėrsia botėrore dhe letėrsitė e ish-bashkėsisė jugosllave.

    Anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės dhe i PEN-it shqiptar, ai nė vitin 1996 u zgjodh anėtar me korrespondencė i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, ndėrsa nė vitin 2000 zgjidhet anėtar i rregullt i saj.

    Me shkrime filloi tė merret qė nė shkollėn e mesme. Poezinė e parė e kishte botuar nė revistėn “Jeta e re” nė vitin 1957.

    Autor i shumė librave me poezi, ai ēmohej si pėrfaqėsuesi mė tipik i poezisė sė sotme shqiptare. Pėrveē poezisė, ai njihej edhe pėr shkrimin e eseve dhe tregimeve qė e kishin bėrė fitues tė shumė shpėrblimeve tė ndryshme letrare.
    burimi-voa

  2. #2
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Ali Podrimja....



    Eshte humbje e madhe per letersin shqiptare.

    U preft ne paq.

    - - - Updated - - -

    FLUTURIMI I FUNDIT

    Paqen e pėrjetshme ma fale imZot
    Kėrkoj njė vend tė vė kokėn
    Mbi bos dheu ku shirat
    nuk pushojnė

    Nė kujtesė tė mbyll fluturimin e
    fundit tė fluturės
    Para fjalės e shpirtit
    tek digjen nė flakėn e qiriut

    Faleminderės imZot qė nuk mė turpėrove
    mua rebelin e mbretėrisė sė pėrhirtė
    qe ik tek fishkėllon andej fryma

    Ali Podrimja

  3. #3
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Ngushellime familjareve

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shqiptaret ne France
    Nga kuklla nė forum Diaspora Shqiptare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 24-05-2014, 07:32 PM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 06:28 PM
  3. ALI PODRIMJA
    Nga kuklla nė forum Shkrimtarė Shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-02-2008, 10:38 AM
  4. Gjendet i vrarė 10-vjeēari i zhdukur, arrestohet autori.
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-11-2007, 06:39 PM

Etiketat pėr kėtė Temė