Islami i ka dhėnė shumė rėndėsi pastėrtisė, pėr shkak tė nevojės sė madhe tė njeriut pėr tė nė jetė (fe, ēėshtjet e dunjasė, etj.):


1.Pastėrtia ėshtė ēelėsi i namazit: “O ju qė besuat! Kur doni tė ngriteni pėr tė falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri nė bėrryla; fėrkoni kokat tuaja, e kėmbėt lani deri nė dy zogjt. Nėse jeni xhunubė, atėherė pastrohuni (lahuni)” [Maide, 6].
I Dėrguari alejhi selam thotė: “Ēelėsi i namazit ėshtė pastrimi, fillimi i tij ėshtė tekbiri e pėrfundimi i tij ėshtė selami” [Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu]. Pastrimi ėshtė ēelės i namazit, sepse njeriu pa tė sikur e ka njė dry qė e ndalon nga namazi, por me pastėrti e eviton dryrin dhe ėshtė i gatshėm pėr falje.

2.Pastėrtia ėshtė gjysma e imanit, Pejgamberi alejhi selam thotė: “Pastrimi ėshtė gjysma e imanit dhe fjala el-hamdulil-lah e plotėson peshoren” [Transmeton Muslimi]. Qėllimi me pastrimin ėshtė pastrimi trupor dhe moral, e me kėtė pėrfshin njė pjesė tė madhe tė besimit tė plotė, i cili pėrbėhet nga besimi, deklarimi dhe puna. Disa thonė se abdesi ėshtė gjysma e namazit, ngase me fjalėn iman nganjėherė synohet namazi: “Allahu nuk ėshtė qė t’ua humb besimin tuaj” [Bekare, 143] pra, namazin tuaj nė Bejtul Makdis.

3.Pastėrtia ėshtė simbol i natyrės sė shėndoshė njerėzore dhe qė tregon kulturėn e njeriut, Pejgamberi alejhi selam thotė: “Dhjetė gjėra janė nga natyrshmėria: shkurtimi i mustaqeve, lėshimi i mjekrrės, misvaku, pastrimi i hundės me ujė, prerja e thonjve, pastrimi i nyjeve tė gishtėrinjve, heqja e qimeve tė sqetullave, pastrimi i vendeve tė turpshme dhe pastrimi me ujė pas kryerjes sė nevojės sė madhe.” Mus’ab bin Shejbe (njėri prej transmetuesve tė hadithit) thotė: E kam harruar tė dhjetėn, por mė duket se ėshtė: pastrimi i gojės me ujė. [Transmeton Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe]

4.Pastėrtia ėshtė shkak pėr fitimin e dashurisė dhe kėnaqėsisė sė Allahut, nė Kur’an thotė: “Allahu i do ata qė pendohen dhe ata qė pastrohen e ruhen prej punėve tė ndyta e tė neveritshme.” [Bekare, 222], dhe thotė: “Ti mos u fal aty kurrė! Njė xhami e cila qė prej ditės sė parė ėshtė themeluar nė respekt ndaj Allahut (pa hile), ėshtė mė e drejtė tė falesh nė tė, aty ka burra qė dėshirojnė tė pastrohen mirė, e Allahu i do tė pastrit.” [Tevbe, 108]

5.Pastėrtia ėshtė prej gjėrave, tė cilat nėse njeriu i lė e meriton ndėshkimin nė varr pasi qė tė pyetet pėr besimin e tij. Ibn Abasi thotė: Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kaloi pranė dy varreve dhe tha: “Kėta dy janė duke u dėnuar, nuk dėnohen pėr njė gjė tė madhe. Njėri prej tyre nuk ėshtė kujdesur gjatė urinimit, ndėrsa tjetri ka bartur fjalė (shpifur).” [Transmeton Buhariu]

6.Pastėrtia ėshtė shkak i ndriēimit tė fytyrave nė Ditėn e Gjykimit, Pejgamberi alejhi selam thotė: “Ummeti im do tė thirret nė Ditėn e Gjykimit me fytyra dhe gjymtyrė tė ndriēuara nga gjurmėt e abdesit, kush mund ta zgjerojė kėtė ndriēim le ta bėjė atė.” [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]



7.S’ka dyshim se pastėrtia ėshtė prej faktorėve kryesorė tė mbrojtjes nga sėmundjet dhe pengimin e pėrhapjes sė tyre nė shoqėri. Andaj Islami kujdeset shumė pėr pastėrtinė e trupit dhe rrobave si edhe pėr ruajtjen dhe pastėrtinė e ambientit, Pejgamberi alejhi selam thotė: “Ruanu prej dy mallkimeve! Thanė: Cilat janė ato dy mallkime? Tha: Mallkimi mbi atė qė kryen nevojėn nė rrugėn e njerėzve apo nė vendulėset e tyre nė hije.” [Transmeton Muslimi] Poashtu kujdeset edhe pėr pastėrtinė e vendbanimeve, rrugėve dhe oborreve, Pejgamberi alejhi selam thotė: “Allahu ėshtė i mirė dhe e do tė mirėn, ėshtė i pastėr dhe e do pastėrtinė, ėshtė fisnik dhe e do fisnikėrinė, ėshtė bujar dhe e do bujarinė, pastroni oborret tuaja dhe mos i pėrngjani ēifutėve.” [Transmeton Tirmidhiu]