Receta Gatimi

Sar'a - SĖmundja E Shkaktuar Nga Ndikimi I Xhinit-shejtan


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e tetari
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    49
    Reputacioni
    0

    Sar'a - SĖmundja E Shkaktuar Nga Ndikimi I Xhinit-shejtan

    Shėrimi i SAR'AS[/B]
    Sar'a ėshtė sėmundje shpirtėrore e cila rrjedh (buron) nga ndikimi (prekja) i xhinit-shejtan (tė marrit ograk) ku i sėmuri ēdoherė nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr fjalėt e tij qė i flet, psikikisht ėshtė i desekuilibruar, nuk mund tė mbajė mend, fizikisht nuk ėshtė stabil dhe nuk mund tė kontrollohet nė lėvizjet dhe veprimet. Kjo ėshtė njė lloj ēmendurie, epilepsie apo njė lloj tjetėr ērregullimi psikofizik. Mttnd tė shkaktohet nga ndikimi (veprimi) i xhinėve tė kėqinj nga shkaqe tė ndryshme.
    Ibn Kajim el-Xhevziu thotė:
    "Janė dy lloj tė sar'as:
    a) sar'a e shkaktuar prej shpirtėrave te kėqinj dhe fėlliqur tokėsor (El-ervah el-habithe esh-sherire el-erdije),
    b) ērregullimi medicinal.
    Lloji i parė shėrohet me ndihmėn e investimit tė dy lloj pėrpjekjeve:
    1. nga ana e tė sėmurit, dhe
    2. nga ana e mjekut (shėruesit).
    I sėmuri duhet tė investojė fuqinė e tij personale dhe pėrpjekjen e tij nė kthimin e sinqertė kah Krijuesi dhe Zoti i kėtyre shpirtrave dhe strehim tė drejtė (et-tea'uvuz) ku do tė bashkohet dhe shkrihet komponenta e zemrės dhe gjuhės, sepse kjo ėshtė njė lloj lufte. Fitorja kundėr armikut nuk vjen vetėm me ndihmėn e armėve, pos nėse ajo ėshtė me kualitet nga vetvetiu, dhe nėse ndihmesi ėshtė i fuqishėm dhe i fortė. Nė rast se ndonjėra prej komponenteve tė cekura mungon, atėherė fitorja vjen nė pyetje, e posaēėrisht nėse mungojnė tė dyjat; nėse zemra ėshte e zbrazėt, pa iman (besim), pa frikėrespekt dhe mbėshtetje nė Allahun, dhe nėse nuk ka armė.


    Kėto dy komponentea duhet t'i posedojė edhe mjeku. Nuk mjafton vetėm tė thotė: "Dil!", ose "Bismilah", ose "La havle ve la kuvvete ila bilah". Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] thonte: "Dil, o armik i Allahut, unė jam Pejgamber i Allahut!"
    Kam parė shejhun tonė (Ibn Tejmijen) si ia dėrgonte njeriut tė sėmurė personin i cili to tė fliste me xhinin qė ka hyrė nė te dhe do t'ia percillte porosinė: "Shejhu tė porositė: 'Dil, se kjo nuk tė ėshtė e lejuar!' I sėmuri pas kėsaj do tė zgjohej nga transi. Ndonjėherė shejhu personalisht korrespondonte me te e ndonjėherė ndodhte qė xhini i keq nuk donte tė del, ndėrsa ky e detyronte (tė dilte) me goditje (mshuarje). I sėmuri do tė zgjohej duke mos ndjer dhimbje. Kėtė shumė herė e kemi parė.
    Veēanėrisht gjatė kohė nė veshin e tė sėmurit kėndohej ajeti:
    "A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?" (Mu'minun: 115)
    Mė ka treguar shejhu se njėherė njė tė sėmuri i kishte kėnduar rukje nė vesh e ishte lajmėruar xhini duke thėnė: "Po!", me zė tė rėndė. "Prandaj", tregon shejhu, "mora shkopin dhe fillova ta godas nėpėr damarėt e qafės deri sa nuk u lodha. Tė pranishmit menduan se personi vdiq nga goditjet. Papritmas u lajmėrua njė xhin grua (femėr) duke thėnė:
    "Unė e dua!"
    "Ai ty nuk tė don!" - i ishte pėrgjigjur shejhu.
    "Dua tė bėj Haxhxhin me te!" - kishte thėnė xhini femėr.
    "Ai nuk don tė shkon nė Haxhxh me ty!" - i ishte pėrgjigjur.
    "Atėherė do tė dal nga ai pėr shkak tė kerameteve tua." – kishte thėnė xhini.
    "Jo, por dil duke iu nėnshtruar Allahut dhe Pejgamberit tė Tij." ia kishte kthyer shejhu.
    "Mirė, do tė dalė".
    I sėmuri pasi erdhi nė vete shkonte djathtas-majtas duke thėnė:
    "Ē'kėrkoj unė te shejhu?"
    E pyetėn: "E tė gjitha ato goditje qė i more nga ai?!"
    "Pse do tė mė godiste shejhu kur unė nuk kam bėrė asgjė tė keqe?".
    Aspak nuk i kujtohej se e kishte rrahur (goditur) shejhu.
    Shejhu i shėronte duke kėnduar Ajetul-Kursinė dhe duke i urdhėruar qė mjeku dhe i sėmuri gjatė kohės t'i kėndojnė duke i pėrsėritur; e po ashtu edhe suret "Mua'vidhetejn".
    Thėnė shkurt, ky ėshtė njė lloj sar'i (kur xhini hyn nė trupin e njeriut) shėrimin e tė cilit nuk e mohojnė pos njė grup i vogėl tė injorantėve tė cilėt nuk kanė dituri dhe mend.

    Xhinėt e kėqinj mė sė shumti ndikojnė tek ata tė cilėt kanė besim tė dobėt, zemrat e tė cilėve janė tė zbrazura nga imani, gjuhėt e tė cilėve nuk janė tė lagura me dhikėr dhe strehim te Allahu, dhe ata tė cilėt nuk mbrohen me mburoja tė imanit dhe Sunetit, e kur i takojnė xhinėt e kėqinj, tė paarmatosur dhe tė zhveshur, u bėjnė cytje dhe ndikojnė nė ta.

    Argumentet tradicionale pėr ekzistimin dhe shėrimin e kėsaj sėmundjeje

    Ekzistojnė shumė argumente nga Sherijati tradicional qė vėrtetojnė ndikimin e xhinėve-shejtanė nė formė tė sar'as. Nė Kur'an thuhet:
    "Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngrehen ndryshe pos siē ngrehet i ēmenduri nga tė prekurit e djallit." (Bekare: 275)
    Nė komentin mė tė njohur klasik tė Kur'anit nga Imam Taberiu thuhet se "ngacmimi i shejtanit ėshtė njė formė e sar'as ose ēmendurisė.
    Nė tefsirin e Kurtubiut nė sqarimin e kėtij ajeti thuhet:
    "Nė kėtė ajet kemi argument kundėr atyre qė thonė se sar'a nuk ndodh nga ana e xhinit, dhe kundėr atyre qė thonė se kėto janė dukuri natyrore, e shejtani nuk mund tė lėvizė nėpėr trupin e njeriut dhe tė shkakton tė ashtuquajturin mess, apo njė lloj ēmendurie."
    Nė hadithin tė cilin e transmeton Taberiu, pėrmendet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka shėruar njė djalosh tė cilin e kishin sjellur tė lidhur, sepse ishte nė gjendje tė ēmendurisė. Pejgamberi [sal-allahu alejhi ve selem] e godiste nė shpinė duke thėnė: "Dil, o armik i Allahut! Dil!", derisa shikimi i tij i ēmendurisė nuk u kthjellua plotėsisht.
    Mandej bėri lutje dhe e fėrkoi me duar nėpėr fytyrė. Pas kėsaj u shėrua dhe ishte nė gjendje tė tillė shėndetėsore saqė askush nga shoqėria e tij nuk ishte mė i menēur dhe mė normal se ai. Nga kjo ndodhi mund tė konkludojmė se:
    1. Shejtani, armiku i Allahut, mund tė ndikon nė njeriun nė forme tė sėmundjes sė sar'as (kur xhini hyn nė trupin e njeriut).
    2. Ky lloj i sėmundjes mund tė shėrohet ashtu siē ka vepruar Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem].
    3. Shejtani mund tė bashkohet me njeriun, tė hyn nė trupin e tij dhe tė ndikon nė te. Kjo kuptohet nga pjesa e transmetimit ku Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] kėrkon daljen e shejtanit nga trupi i personit tė sėmurė. Logjikisht ėshtė qė daljes t'i paraprijė hyrja.
    E ngjashme ėshtė edhe ndodhia qė transmetohet nga El-Hejthemi ku pėrmendet se Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] i erdhi njė grua e cila kėrkonte qė ta lutė Allahun [subhanehu ve teala] pėr shėrimin e djalit tė saj i cili ishte i ēmendur. Ai kėrkoi t'i sjellin ujė. I sollėn njė enė tė vogėl nga guri me ujė ku pėshtyri, ia lau fytyrėn, i bėri lutje dhe urdhėroi: "Laje me ketė dhe lute Allahun qė ta shėrojė." Transmetuesi pastaj thotė: "Kėrkova nga ai qė tė mė ipet nga ai ujė pėr pėr djalin tim. Mora pak me gishta dhe e fėrkova. Pas kėsaj djali im ishte njeriu mė i shėndoshė, e pyeta edhe atė grua pėr djalin e saj, e mė tha se ėshtė shėruar plotėsisht.
    Ebu Davudi transmeton ndodhinė tė cilėn En-Neveviu nė "Edh-kar"-in e tij thotė se ėshtė autentik, nė tė cilėn Harixhetu ibn es-Salt transmeton hadithin nga xhaxhai i tij, i cili kishte pranuar Islamin para Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem], dhe duke u kthyer prej tij i takoi disa njerėz qė mbanin njė njeri tė pranguar. I thanė se si mes veti kishin biseduar: "Me siguri, kolegu i tij (Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem]) ėshtė dėrguar me ndonjė tė mirė dhe tė dobishme pėr njerėzit." Mandej e pyetėn pėr atė se a ka ndonjė send me tė cilėn (muslimanėt) shėrohen? (Ai mė pastaj rrėfen):
    "I kėndova rukje (disa pjesė nga Kur'ani) nė formė tė Fatihas derisa nuk u shėrua. Ai mė dhuroi njėqind dhenė. Shkova te Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] dhe e lajmėrova pėr kėtė. Mė pyeti: A lexo ve diē tjetėr pos kėsaj?" I thashė: "Jo!" Ai mė tha: "Merre atė dhuratė. Mjerr pėr ate qė ushqet prej rukjes jo tė drejtė! Ti je ushqyer prej rukjes sė drejtė".
    Kjo ndodhi transmetohet edhe nė kėtė version:
    "I ka lexuar rukje tri ditė, nė mėngjes dhe mbrėmje, nė formė tė pėrsėritjes sė Fatihas. Pasi ia lexonte suren, e mblidhte pėshtymėn dhe e pėshtynte. "
    Ibn Tejmije konsideron se xhinė hynė nė trupin e njeriut, e ky ėshtė edhe mendim i ehlis-sunneti i cili pajtohet me konsensus pėr kėtė ēėshtje. Nė njeriun shkaktojnė sar’ėn dhe flasin nė te me gjunė tė cilėn ai nuk mund ta kontrollojė. Transmetohet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thėnė nė transmetimin e Buhariut dhe Muslimit: "Shejtani qarkullon nė trupin e njeriut nėpėr enėt e gjakut."
    Transmetohet se Ahmed in Hambeli, themelues i medhhebit hambelit, shėronte sar’an. Atij i ėshtė ankuar hafifja El-Mutevekili nė rastin e vajzės-robėreshės sė shokut tė tij e cila kishte sėmundjen e sar’as. Imam Ahmedi i nxori nallet prej druri me rypa nga fletat e pallmės me tė cilat merrte abdest dhe ia dha shokut tė tij duke i thėnė:
    “Shkonė rezidencėn e hafifes, ulu para kokės sė robėreshė dhe i thuaj (xhinit qė kishte hyrė nė trupin e tė sėmures): ‘Tė ka dėrguar Ahmedi kėtė mesazh: A dėshiron tė dalėsh me dėshirė apo dėshiron tė fitosh shtatėdhjetė goditje me kėto nalle.”
    Xhini i keq u lajmėrua nė gjuhėn e tė sėmures:
    “Dėgjuam dhe u nėnshtruam. Sikur tė na urdhėronte Ahmedi tė shpėrngulemi prej Irakut do tė shpėrnguleshim. Ahmedi (me tė vėrtetė) i nėnshtrohej Allahut, e kush i nėnshtrohet Allahut meriton qė ēdokush t’i nėnshtrohet atij.”
    Xhini doli nga ajo vajzė dhe ajo u bė plotėsisht normale, lindi fėmijė dhe ēdo gjė ishte nė rregull derisa ishte Ahmed in Hambeli gjallė. Kur vdiq, xhini prap u kthye nė trupin e asaj gruaje. Halifja iu drejtua Ebu Bekr el-Merveziut, i cili e trashėgoi Ahmed in Hambelin si dijetari mė i njohur i asaj kohe. Ai, duke ditur pėr rastin e Ahmedit, mori nallen dhe u drejtua tek e sėmura. Por, xhini u lajmėrua duke refuzuar t’i nėnshtrohet duke thėnė se Ahmed in Hambeli i ishte plotėsisht i nėnshtruar Allahut [subhanehu ve teala] prandaj xhinėve iu ishte urdhėruar se duhet patjetėr t’i nėnshtrohen, gjė qė nuk ishte rasti me El-Merveziun.
    Ngjashėm transmetohet edhe pėr Ibn Tejmijen, siē cekėm mė parė.
    Nxėnėsi i tij Ibn Kajimi tregon se ndodhte qė shehu vetėm dėrgonte ndokend me porosi qė xhini tė del nga trupi i tė sėmurit e kjo mjaftonte pėr shėrim. Nė raste tjera kėtė e bėnte ai vetė. Ndonjėherė kishte raste tė ndonjė xhini tė keq i cili nuk i nėnshtrohej, ku e pėrdorte metodėn e goditjeve tė forta me shkop e qė tė pranishmit mendonin se i sėmuri nuk mund tė pranon gjithė kėto goditje dhe rrahje e tė mbetet gjallė. Por, i sėmuri zgjohej prej transit dhe gjendjes sė ēmendurisė plotėsisht nė gjendje normale, i habitur duke pyetur se ē’kėrkon shejhu te ai, duke mos iu kujtuar kurrfarė rrahje dhe goditjeje.

    Situatat nė tė cilat sulmojnė xhinėt

    Ngacmimet e xhinėve (messi) mund tė ndodhin nė rast kur:
    <LI>njeriu iriton xhinin me ndonjė veprim tė pakujdesshėm i cili e godet, ngase xhini ėshtė i padukshėm (e lagė me ujė tė nxehtė gjatė derdhjes sė ujit, rrėzohet mbi te etj.) <LI>xhini mashkull apo femėr dashurohet nė ndonjė krijesė njerėzore, <LI>xhini i keq pa kurrfarė arsye bėn zullum, e kjo ndodh nė katėr raste tek njerėzit:
    <LI>kur njeriu ėshtė shumė i hidhėruar, <LI>kur frikėsohet shumė,
    kur ėshtė shumė i gėzuar, dhe
    kur ėshtė nė depresion tė madh."
    Hyrja dhe bashkimi me njeriun mund tė ndodhė nga natyra dhe karakteri i xhinit tė cilėt janė jomaterial, respektivisht janė krijuar nga "flaka e zjarrit"

    Simptomet e ndikimit tė xhinėve

    Simptomet e personit tė sėmurė mund tė ndahen nė ata qė manifestohen publikisht dhe nė ėndėrr. Simptomet nė ėndėrr janė:
    1. pagjumėsia, zgjimi i shpeshtė, ngrihet dhe ecėn nėpėr gjumė, ėndrrat e kėqija,
    2. ndjekja nė ėndėrr nga e cila nuk mund tė iket,
    3. ėndėrrimi i kafshėve: gjarpėrinj, maca, qenė, luanė, minj etj.
    4. shtrėngimi i dhėmbėve,
    5. tė qeshurit e pakontrolluar, qarje, piskėllimė dhe vajtim,
    6. ėndėrrimi i vetvetes nė varr apo nė ndonjė vend tė shkretė,
    7. ėndėrrimi i njerėzve me dimensione tė panatyrshme: tė zgjatur, tė shkurtuar, tė zinj,
    8. tė ėndėrruarit e tmerrit dhe fantazmave. Simptomat qė mund tė ndjehen publikisht janė:
    1. Nxitje e brendshme e averzionit dhe largimit nga ēdo lloj adhurimi sidomos nga namazi dhe dhikri,
    2. kokėdhimbja konstante e cila nuk ka shkaqe medicinale,
    3. mosprezenca e shpirtit (gjallėrisė),
    4. plogėshtia dhe pėrtacia fizike e cila tė pėrkujton lėvizjet e pakontrolluara tė robotit,
    5. tė shtangurit dhe krizat nervore,
    6. dhimbjet nė disa pjesė tė trupit tė cilat ėshtė e pamundur te shėrohen me anė tė mjekėsisė.

    Cilėsitė tė cilat duhet t'i posedojė ai qė bėn rukje

    Ata tė cilėt nė mėnyrė praktike mirren me shėrimin e sėmundjeve tė pėrmendura duhet t'i posedojnė kėto cilėsi:
    1. duhet tė posedojnė akide (besim) tė pastėr tė cilėn e pason praktikimi nė fjalė dhe vepėr,
    2. tė kenė bindje tė plotė nė vėrtetėsinė e Kur'anit si Fjalė e Allahut dhe nė ndikimin e tij nė xhinėt dhe shejtanėt tė cilėt janė tė obliguar me Shpallje,
    3. tė njohin doktrinėn islame tė lidhur me botėn e fshehtė tė xhinėve dhe shejtanėve, sepse gjatė shėrimit dhe kontaktit me xhinėt duhet tė sjellin vendime gjatė sė cilės mund tė bėhen gabime katastrofale,
    4. tė njohin drejtėsinė islame, doktrinėn e saj dhe tė mund tė zbulojnė dredhirat dhe mashtrimet e shejtanit, siē pėrcjellet prej Ibn Tejmisė tė cilit nė njė rast xhini i ka ofruar se do tė del prej personit duke thėnė: "Po dal nga respekti qė kam ndaj ty." Por, shejhu ia kishte kthyer: "Jo! Duhet tė dalėsh duke iu nėnshtruar Allahut dhe Pejgamberit tė Tij",
    5. do tė ishte mirė qė personi qė merret me shėrim tė jetė i martuar qė tė mos bie nė sprova me gratė e sėmura tė cilat gjatė shėrimit nė raste tė shumta, bien nė trans dhe varėsi tė plotė, duke mos u kujtuar aspak, se ē'ka ndodhur me te. Prandaj gjatė tretmanit dhe shėrimit me pacientet e gjinisė femėrore patjetėr duhet tė jetė prezent mahremi i saj qė tė iket nga mundėsia e gabimit, mėkatit,
    6. tė ruhen nga mėkatet, sepse mėkatet i ndihmojnė shejtanit dhe i ipet e drejtė qė tė mos jetė i dėgjueshėm, mos tė nėnshtrohet dhe tė mbetet nė personin e sėmurė,
    7. t'i kryejnė ibadetet dhe obligimet fetare nga tė cilat dobėsohet ndikimi i shejtanit,
    8. tė pėrmendin dhe madhėrojnė Allahun [subhanehu ve teala] nė formėn e pėrshkruar nė Sunet nė situata dhe raste tė ndryshme,
    9. tė kenė nijet tė pastėrt dhe tė drejtė gjatė shėrimit,
    10. tė imunizohen dhe mbrohen me dhikre tė posaēme nga Suneti i Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem]. Nėse ndokush i afrohet mė shumė Allahut [subhanehu ve teala] me ibadete, dhikre, nėnshtrueshmėri etj., aq mė tepėr largohet prej shejtanit dhe mundėsisė qė ata tė ndikojnė nė te.
    Rukja
    Nė Sherijat kėto sėmundje shėrohen me anė tė rukjes, d.m.th., me leximin e disa ajeteve tė caktuara nga Kur'ani. Kur'ani ėshtė shėrim siē edhe Vetė Allahu thotė:
    "Ne tė shpallim Kur'anin qė ėshtė shėrim dhe mėshirė pėr besimtarėt, kurse jobesimtarėve nuk u shton tjetėr pėrpos dėshpėrim." (Isra: 82)
    Nė transmetimet qė i kanė regjistruar shumė pėrmbledhės tė haditheve siē janė Ibn-Suni, Hakimi, Bejhakiu dhe Abdullah ibn Hambeli jepen zgjidhjet e ajeteve tė cilat lexohen pėr shėrim nga sar'i, gjė qė ėshtė bazė e rukjes qė lexohet gjatė shėrimit tė sar'as.
    Ubej ibn Ka'bi transmeton: "Isha te i Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] kur erdhi njė beduin dhe tha:
    'O Pejgamber i Allahut, kam njė vėlla tė sėmurė?'.
    'Prej ēka vuan ai?' - pyeti Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem].
    'Prej ēmendurisė' - tha fshatari.
    'Ma sjell!' - tha Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem].
    E vendosi para tij e mandej i kėndoi kėto ajete:
    1. Fatihanė:
    2. ajetet prej sures Bekare: 1-4, 163-164, 255, 284-286:
    3. ajetin prej sures Ali Imran: 18,
    4. ajetin prej sures El-A'raf: 54,
    5. ajetin prej sures El-Mu'minun: 116,
    6. ajetin prej sures El-Xhin: 3,
    7. ajetet prej sures Es-Safat: 1-10,
    8. ajetet prej sures El-Hashėr: 21-24,
    9. suren Ihlas dhe Mu'avidhetejn.

    Ajetet e rukjes

    Pra, ajetet e rukjes nė bazė tė kėtij transmetimi janė Fatiha:
    1.Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit
    2. Falėnderimi i takon Allahut, Zotit te botėrave
    3. Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit
    4. Sunduesit tė Ditės sė Gjykimit
    5. Ty tė adhurojmė dhe prej Teje ndihmė kėrkojmė
    6. Udhėzona nė rrugėn e drejtė,
    7. nė rrugėn e atyre ndaj tė cilėve ke bekimin, e jo nė tė atyre qė je i hidhėruar, dhe qė kanė humbur!"
    Bekare:

    Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
    1. Elif, Lam, Mim.
    2. Ky ėshtė libri qė nuk ka dyshim nė te (sepse ėshtė prej All-llahut) ėshtė udhėzues pėr ata qė janė tė devotshėm.
    3. Tė cilėt e besojnė tė fshehtėn, e kryejnė faljen (namazin) dhe prej asaj qė Ne u kemi dhėnė, ata japin (zeqatė, sadaka etj.).
    4. Dhe ata, tė cilėt besojnė nė atė qė t'u shpall ty, dhe nė atė qė ėshtė shpallur para teje, dhe qė janė tė bindur plotėsisht pėr (jetėn e ardhshme nė) botėn tjetėr (ahiretin).
    5. Tė tillėt janė tė udhėzuar nga Zoti i tyre dhe vetėm ata janė tė shpėtuarit.

    102. (e hodhėn librin e Zotit) E ndoqėn atė qė thonin djajt nė kohėn e sundimit tė Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin tė pafé, sepse u mėsonin njerėzve magjinė. (Ndoqėn) Edhe ēka u zbriti nė Babil dy engjėjve, Harutit dhe Marutit. E ata tė dy nuk i mėsonin askujt (magjinė) para se t'i thonin: "Ne jemi vetėm sprovė, pra mos u bėn i pa fé!" E, mėsonin (njerėzit) prej atyre dyve atė (magji) me ēka ndanin burrin prej gruas sė vet, por pa lejėn e All-llahut me atė askujt nuk mund t'i bėnin dėm dhe ashtu mėsonin ēka u sillte dėm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditė) e kanė ditur se ai qė (hodhi librin) e zgjodhi atė (magjinė), ai nė botėn tjetėr nuk ka ndonjė tė drejtė (nė mėshirėn e Zotit). Po ta dinin, ata se pėr ē'ka e shitėn vetveten, ajo ėshtė shumė e keqe.

    163. Zoti juaj (qė meriton adhurim) ėshtė njė, All-llahu, nuk ka zot pos Atij qė ėshtė mėshrėplotė, gjithnjė mėshiron.
    164. Ėshtė fakt se nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė ditės, tė anijes qė lundron nė det qė u sjell dobi njerėzve, nė atė shi qė e lėshon All-llahu prej sė larti e me tė ngjall tokėn pas vdekjes sė saj dhe pėrhapė nė te nga ēdo lloj gjallese, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit e tokės, (nė tė gjitha kėto), pėr njė popull qė ka mend ka argumente.

    255. All-llahu - s'ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze tė koturit, e as gjumi. E Tija ėshtė ē'ka nė qiej dhe ē'ka nė tokė. Kush mund tė ndėrmjetėsojė te Ai, pos me lejėn e Tij? Ai e di se ē'po u ndodhė dhe ē'do t'u ndodhė. Dhe asgjė nga dija e Tij nuk mund tė pėrvetėsojnė, pos sa tė dojė Ai. Ndėrsa pushteti i Tij pėrfshin qiejt dhe tokėn. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirėmbajtur), ngase Ai ėshtė i Larti, Madhėshtori. (Ky ajet quhet edhe "Ajetul-Kursij")
    256. Nė fe nuk ka dhunė. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota. E kush nuk i beson tė pavėrtetat, e i beson All-llahut, ai ėshtė kapur pėr lidhjen mė tė fortė, e cila nuk ka kėputje. All-llahu ėshtė dėgjues i dijshėm.
    257. All-llahu ėshtė mbikėqyrės i atyre qė besuan, i nxjerr ata prej errėsirave nė dritė. E kujdestarė tė atyre qė nuk besuan janė djajtė qė i nxjerrin ata prej drite e i hudhin nė errėsira. Ata janė banues tė zjarrit, ku do tė qėndrojnė pėrgjithmonė.

    284. Tė All-llahut janė ē'ka nė qiell dhe ē'ka nė tokė, e pėr atė qė e keni nė shpirtin tuaj, e shfaqėt haptazi ose e mbajtėt fshehtė, All-llahu do t'ju marrė nė pėrgjegjėsi, e Ai ia fal atij qė do dhe dėnon atė qė do. All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send.
    285. I dėrguari i besoi asaj qė iu shpall prej Zotit tė Tij, si dhe besimtarėt. Secili i besoi All-llahut, engjėjve tė Tij, shpalljeve tė Tij, tė dėrguarve tė Tij. Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin nga tė dėrguarit e Tij, dhe thanė: "Dėgjuam dhe respektuam. Kėrkojmė faljen tėnde o Zoti ynė! Vetėm te Ti ėshtė ardhmėria jonė."
    286. All-llahu nuk ngarkon askė pėrtej mundėsive tė veta, atij (njeriut) i takon ajo qė e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) qė e meritoi. "Zoti ynė, mos na dėno nėse harrojmė ose gabojmė! Zoti ynė, mos na ngarko neve barrė tė rėndė siē i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynė, mos na ngarko me atė pėr tė cilėn nuk kemi fuqi! Na i shlyej mėkatet, na i mbulo tė kėqiat, na mėshiro. Ti je Mbrojtėsi ynė, na ndihmo kundėr popullit pabesimtar!

    Ali Imran:

    18. All-llahu vėrtetoi se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, edhe engjėjt e dijetarėt, dhe se Ai ėshtė Zbatues i drejtėsisė. Nuk ka zot pėrveē Tij, Fuqiplotit, e tė Urtit.
    19. Feja e pranueshme tek All-llahu ėshtė islami, e atyre qė ėshtė dhėnė libri, pasi mėsuam pėr tė vėrtetėn, vetėm nga zilia mes vete kundėrshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijė se All-llahu shpejt do t'I jape llogarinė.

    A'raf:

    54. Vėrtetė, Zoti juaj, All-llahu ėshtė Ai qė krijoi qiejt dhe tokėn brenda gjashtė ditėsh, pastaj qėndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditėn me natėn, qė me tė shpejtė e kėrkon atė (mbulimin e dritės sė ditės), edhe dielli, edhe hėna e edhe yjet i janė nėnshtruar sundimit tė Tij. Ja, vetėm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhėruar ėshtė All-llahu, Zoti i botėve.
    55. Lutnie Zotin tuaj tė pėrulur e nė heshtje, pse Ai nuk i do ata qė e teprojnė.
    56. Mos bėni ērregullime nė tokė pas rregullimit tė saj (me tė ardhur tė pejgamberėve) dhe lutnie Atė duke pasur frikė (dėnimin) dhe duke shpresuar (mėshirėn). S'ka dyshim se mėshira e All-llahut ėshtė pranė atyre tė mirėve.

    117. E Ne e frymėzuam Musain (duke i thėnė): "Hidhe shkopin tėnd!" Kur qe, ai gėlltiste atė qė kishin magjepsuar.
    118. Atėherė u dėshmua e vėrteta dhe u zhduk ajo qė kishin pėrgatitur.
    119. Aty u mundėn ata (magjistarėt dhe faraoni) dhe u kthyen tė poshtėruar.
    120. E magjistarėt u hodhėn (u pėrulėn) nė sexhde.
    121. Dhe thanė: "Ne i besuam Zotit tė gjithėsisė,
    122. Zotit tė Musait dhe tė Harunit!"

    Junus:

    81. E kur i hodhėn ata, Musai u tha: "Kjo qė e sollėt ju tash, vėrtet ėshtė magji!" Po All-llahu do ta asgjėsojė kėtė, sepse All-llahu nuk e pėrkrahė veprėn e tė prishurve.
    82. Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon tė vėrtetėn, ndonėse e urrejnė tė pabesėt.

    Ta-Ha:

    69. Tani hidhe atė qė e ke nė dorėn tėndetė djathtė (shkopin), qė t'i gėlltisė ato qė i bėnė ata, sepse ajo qė bėnė ata nuk ėshtė asgjė tjetėr pos mashtrim magjistari, e magistari nuk do tė ketė sukses kudo qoftė.

    El-Mu'minun:

    115. A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?
    116. I lartė ėshtė All-llahu, Sunduesi i vėrtet, nuk ka zot tjetėr pos Tij, Zot i Arshit bujar.
    117. E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjė zot tjetėr, pėr tė cilin nuk ka kurrfarė fakti, pėrgjegjėsia e tij ėshtė para Zotit tė vet, e mohuesit nuk do tė shptojnė.
    118. E ti thuaj: "O Zoti im, mė fal e mė mėshiro, se Ti je me Mėshiruesi i mėshiruesve!"

    Safat:

    1. Pasha tė rradhiturit (melaiket), qė nė rreshta (safa) qėndrojnė.
    2. Dhe nxituesit, qė me nxitim shtyjnė.
    3. Dhe pasha lexuesit, qė lexojnė pėrkujtimin.
    4. Ėshtė e vėrtetė se Zoti juaj ėshtė vetėm Njė.
    5. Zot i qiejve dhe i tokės e ēka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (tė yjeve).
    6. Vėrtetė, Ne kemi stolisur qiellin mė tė afėrt (tė dynjasė) me bukurinė e yjeve.
    7. Dhe me mbrojtje prej ēdo djalli tė prishur.
    8. Ashtu qė nuk mund tė pėrgjojnė parinė mė tė lartė (engjėjt mė tė zgjedhur), pse gjuhen me shkėndija nga tė gjitha anėt.
    9. Ata janė tė pėrzėnė dhe do tė kenė njė dėnim tė pėrhershėm.
    10. Pėrveē atij qė rrėmben vrullshėm, po atė e ndjek ylli qė e djeg.

    Ahkaf:

    29. (Pėrkujto) Kur disa prej exhinėve i drejtuam te ti qė tė dėgjojnė Kur'anin dhe kur u afruan dhe e dėgjuan atė, thanė: "Heshtni!" dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e kėshilluan.
    30. Thanė: "O populli ynė, nė dėgjuam njė libėr tė shpallur pas Musait, qė vėrteton atė para tij, qė udhėzon nė tė vėrtetėn dhe nė rrugėn drejtė!"
    31. O populli ynė, pėrjigjuni thirrėsit tė All-llahut dhe besoni atij! Ai ju falė mėkatet tuaja dhe ju shpėton prej njė dėnimi plot vuajtje.
    32. E kush nuk i pėrgjigjet atij qė thėrret nė rrugėn e All-llahut, ai nuk ėshtė i pamposhtur nė tokė dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtės, tė tillėt janė nė njė humbje tė hapėt!"

    Rrahman:
    33. O turmė e xhinėve dhe e njerėzve, nėse keni mundėsi tė dilni pėrtej kufijve tė qiejve e tė tokės, depėrtoni pra, po nuk mundeni vetėm me ndonjė fuqi tė fortė (por ju nuk e keni atė).
    34. E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?
    35. Juve dy grumbujve u derdhet pėrmbi flakė zjarri dhe do t'u derdhen rem i shkrirė e nuk do tė keni mundėsi tė mbroheni.
    36. E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?

    Hashėr:

    21. Sikur Ne ta zbritnim kėtė Kur'an mbi ndonjė kodėr, do ta shihje atė tė strukur e tė ēarė prej frikės nga All-llahu. Kėta janė shembuj qė ua shkoqisim njerėzve, qė ata tė mendojnė.
    22. Ai ėshtė All-llahu qė nuk ka zot tjetėr; vetėm Ai, qė e di tė fshehtėn dhe tė dukshmen, Ai ėshtė Mėshiruesi, Mėshirėbėrėsi!
    23. Ai ėshtė All-llahu qė nuk ka zot tjetėr pėrveē tij, sundues i pėrgjithshėm, i pastėr (prej tė metave qė i mvishen), shpėtimtar (qė i shpėton njerėzit prej ndėshkimit tė padrejtė), sigurues (qė siguroi njerėzit me premtimin e vet dhe pejgamberėt me mrekulli) mbikėqyrės (qė mbikėqyr dhe pėrcjell ēdo send), i plotfuqishėm, mbizotėrues, i madhėrishėm. I lartėsuar ėshtė All-llahu nga ēka i shoqėrojnė!
    24. Ai ėshtė All-llahu, Krijuesi, Shpikėsi, Formėsuesi. Tė tij janė emrat mė tė bukur. Atė (All-llahun) e madhėron ēka ka nė qiej e nė tokė dhe Ai ėshtė ngadhėnjyesi, i urti!

    Xhin:

    1.Thuaj: "Mua mė shpalllet se njė grup i vogėl nga xhinėt i vuri veshin dhe dėgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te tė vetėt) thanė: "Ne kemi dėgjuar njė Kur'an qė mahnit,
    2. qė udhėzon nė tė vėrtetėn, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonė, kurrsesi nuk do t'ia shoqėrojmė mė askė"
    3. Dhe se lartėsia e madhėruar e Zotit tonė, nuk ėshtė qė ka as grua, as fėmijė.
    4. S'ka dyshim se ai mendjelehti jonė fliste tė pavėrteta ndaj All-llahut.
    5. Ndėrsa, ne kemi pas menduar se as njerėzit, as xhinėt nuk flasin gėnjeshtra pėrkitazi me All-llahu,
    6. Dhe se ka pasur burra prej njerėzve, qė kėrkonin ndihmė prej disa xhinėve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe mė shumė arrogancėn.
    7. Dhe se ata (njerėzit) kanė menduar, siē keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka pėr tė ringjallur askė.
    8. Dhe vėrtet, ne kemi hulumtuar ta arrijnė qiellin, po atė e gjetėm pėrplot roje tė forta dhe me shkėndija (zjarri qė djeg),
    9. Dhe ne mė parė hulumtonim nė vendėvėshtrim pėr tė dėgjuar, e kush pėrpiqet tė dėgjojė tash, ai has nė pusinė e shkėndijės sė zjarrtė.

    Ihlas:

    1. Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė!
    2. All-llahu ėshtė Ai qė ēdo krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė.
    3. As s'ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.
    4. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė.

    Felek:

    1. Thuaj: I mbėshtetem Zotit tė agimit,
    2. Prej dėmit tė ēdo krijese, qė Ai e krijoi.
    3. Dhe prej errėsirės sė natės kur ngryset plotėsisht.
    4. Dhe prej dėmit tė atyre qė lidhin dhe fryejnė nyja.
    5. Edhe prej dėmit tė smirėkeqit kur sipas smirės vepron.

    Nas:
    1. Thuaj: "Mbėshtetem (mbrohem) me Zotin e njerėzve!
    2. Sunduesin e njerėzve,
    3. Tė adhuruarin e njerėzve,
    4. Prej tė keqes sė cytėsit qė fshihet.
    5. I cili bėn cytje nė zemrat e njerėzve,
    6. Qoftė ai (cytėsi) nga xhinėt ose nga njerėzit".

    Fazat e shėrimit

    Vetė shėrimi pėrbėhet prej tri fazave:
    1. pėrgatitja pėr shėrim,
    2. procesi i shėrimit me kėndimin e rukjes,
    3. periudha e postshėrimit (pas shėrimit).

    Fillimi i shėrimit
    Kjo faze pėrbėhet nga pėrgatitjet qė i dedikohen tė sėmurit, atij i cili e bėn rukjen dhe kushtet pėr shėrim tė suksesshėm. Sa i pėrket atij qė shėron dhe tė sėmurit, duhet tė mbrohen dhe imunizohen me mburoja nga Kur'ani dhe Suneti para se tė fillojė shėrimi, thėnien e isti'adhes (formula e mbrojtjes dhe kėrkimit strehim tek Allahu), leximin e Ajetul-Kursisė (Bekare: 255), lutjeve dhe dhikreve.
    Procesi i shėrimit: leximi i rukjes
    Nė kėtė fazė lexuesi i rukjes personit tė sėmurė ia vėndon dorėn e tij tė djathtė nė kokė dhe i lexon rukje, d.m.th., pėrmbledhjen e ajeteve dhe sureve tė cilat lexohen me kiraet tė qartė nė veshin e djathtė tė sėmurit. Nė transmetimin e Ubej ibn Ka'bit pėrmendėm vetėm ajetet qė i ka lexuar Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] njė personi tė sėmurė. Rukja e drejtė ėshtė e lejuar me konsenzus, nėse janė tė plotėsuara kushtet e saja.
    Argumentet e lejimit tė rukjes
    Hadithet e lejimit tė rukjes janė tė shutnta:
    1. Transmetohet nėpėr hadithet autentike se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] i ka bėrė vetes rukje. Buhariu transmeton nga Aishja [radiallahu anha] se ai, kur shkonte tė flejt" fryente nė duar duke lexuar "Kul huvallahu ehad" dhe "El-Muavidhetejn" (Felek dhe Nas), mandej fėrkonte fytyrėn dhe gjithė trupin aq sa mund tė arrinte (prekte).
    2. Po ashtu transmetohet se ka urdhėruar leximin (bėrjen rukje tė therėve). Buhariu ka regjistruar nga Umu Seleme se Pejgamberi [sala-llahu alejhi ve selem] ka parė nė shtėpine e tij njė robėreshė nė fytyrėn e sė cilės mund tė vėreheshin simptomet e cytjes sė xhinit prandaj ka urdhėruar: "Bėni (lexoni) rukje sepse shifet se i ėshtė bėrė cytje."
    3. Transmetohet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] u ka bėrė rukje tė tjerėve. Buhariu pėrcjell nga Aishja [radiallahu anha] se ai i ka imunizuar dhe mbrojtur disa tė sėmurė duke i fėrkuar me dorė tė djathtė dhe bėrė lutje: "Largoje sėmundjen, o Zot i njerėzve, shėroje sepse Ti je Ai i cili jep shėndet Nuk ka shėrim pos shėrimit Tėnd, shėrim i cili nuk tėrhiqet para sėmundjes."
    4. Transmetohet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka lejuar dhe ratifikuar rastet e bėrjes rukje nga tė tjerėt.
    Buhariu transmeton nga Se'idi ku tregohet se njė grup sahabėsh duke udhėtuar u gjet nė territorin e njė fisi arab. U lajmėruan (paraqitėn) si musafirė, mirėpo u refuzuan dhe nuk u gostitėn. Ndėrkohė ndodhi qė kryeplakun e fisit ta kafshojė njė gjarpėr helmues. U munduan ta shėrojnė duke pėrdorur tė gjitha mėnyrat e njohura tė shėrimit, por nuk mundėn ta shėrojnė. Dikujt nė atė fatkeqėsi iu kujtuan musafirėt ndaj tė cilėve u sjellėn keq prandaj u drejtuan me lutje qė t'u ndihmojnė nė shėrimin e kryeplakut, nėse ndokush prej tyre e njef kėtė shkathtėsi.
    Njėri prej sahabeve u lajmėrua tė bėjė rukje. Mirėpo, i pėrkujtoi pėr sjelljen e tyre ndaj sahabėve si musafirė prandaj refuzoi tė bėn rukje, pos nėse u japin kundėrvlere. U arrit marrėveshja qė pėr shėrimin e tij t'u japin nje tufė dhenėsh. As'habi filloi me pėshtyrje dhe bėrjen e rukjes nė formė tė leximit dhe pėrsėritjes "El-Hamdu lilahi rabil-a'lemin" derisa i helmuari nuk kėrceu sikur tė jetė liruar nga prangat dhe filloi tė ecė. U dhanė tufėn e premtuar. Disa prej sahabėve deshėn qė ta ndajnė mes tyre. Por, lexuesi i rukjes dha propozimin qė kėtė ta bėjnė pasi qė ta lajmėrojnė Pejgamberin [salallahu alejhi ve selem] pėr atė se ēfarė kishin vepruar. Kur arritėn dhe i treguan pėr rastin, ai e lejoi veprėn e tyre duke thėnė: "Prej nga e ke ditur se (Fati-ha) ėshtė rukje? E keni qėlluar! Ndajeni fitimin dhe mua mė inkuadroni nė ndarje."
    Ky transmetim autentik dhe shumė tė tjera janė bazė e konsenzusit pėr lejimin e rukjes e cila mund tė ndahet ne dy lloje:
    a) rukja e cila bėhet pėr shėrim, pasi qė ndonjė person tė sėmuret, dhe
    b) rukja e cila bėhet si preventivė, pėr mbrojtje, imunizim dhe pengim tė sėmundjes.
    Argumentet pėr pėrdorimin e rukjes gjatė shėrimit tė tė sėmurit
    Rukja e cila bėhet pėr shėrim ka bazė nė shumė transmetime:
    1. Aishja, gruaja e Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] tregon se kur Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] sėmurej, meleku Xhibril [alejhi selam] i bėnte rukje: "Nė emėr tė Allahut tė mbrojmė nga e keqja e ēdo magjie, nga ēdo sėmundje tė shėroj." Po ashtu transmetohet verzioni nė tė cilin Xhibrili [alejhi selam] i bėnte rukje: "Nė emėr tė Allahut tė fryejmė (rukje) nga ēdo gjė qė tė mundon."
    2. Aishja transmeton se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] "kur sėmurej dikush nga familja e tij, fryente nė te duke kėnduar 'El-Muavidhetejn'. Kur edhe ai ra nė shtratin e vdekjes fryeja nė te dhe e fėrkoja me dorėn e tij qė ishte mė me begati se e imja."
    Argumentet e rukjes preventive
    Po ashtu edhe rukja preventive qė bėhet, pėr pengimin e ndikimit dhe sėmudjes ka argumente nė hadithe, siē janė transmetimet:
    1. Buhariu nga Ibn Abasi transmeton se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] nipave tė tij, Hasanit dhe Husejnit, u ka bėrė rukje pėr mbrojtje, duke thėnė se stėrgjyshi i tyre (Ibrahimi [alejhi selam]) u ka bėrė Isma'ilit dhe Is'hakut: "Kėrkoj strehim te Allahu me fjalėt e Tij tė plota nga ēdo shejtan dhe brengė, dhe nga ēdo sy qė merr mėsyshė."
    2. Muslimi transmeton se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thėnė: "Kur ndokush nga ju hyn nė shtėpi le tė thotė: 'Kėrkoj strehim te Allahu me fjalėt e Tij tė plota nga e keqja qė ėshtė krijuar', nuk do ta dėmton asgjė derisa nuk e lėshon (braktisė) atė vend."
    3. Ahmedi nė "Musned"-in e tij transmeton hadithin autentik nė tė cilėn Othman ibn Ebil-'Asi i ėshtė ankuar Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] me fjalėt:
    "O Pejgamber i Allahut, shejtani mė pengon qė tė falem dhe lexoj."
    Ai iu pėrgjigj: "Ai ėshtė shejtani i cili e ka emrin Hinzeb. Kur ta ndjeshė, thuaje "Istiadhen" dhe pėshtyj tri herė nė anėn e majtė."
    Othmani thotė: "Bėra kėshtu, e Allahu [subhanehu ve teala] e largoi (shejtanin) nga unė."
    Rukja e drejtė
    Rukjet tė cilat janė transmetuar nga Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] duhet bėrė nė mėnyrė tė drejtė pa shtuar dhe pakėsuar diēka, ngase janė nga natyra doktrinare. Nėse ėshtė transmetuar se rukja e caktuar ėshtė lexuar nė mbrėmje, atėherė nuk lejohet qė ajo tė bėhet pas dreke dhe ngjajshėm.
    Mirėpo, nėse nga pėrvoja argumentohet dobia e ndonjė rukjeje qė nuk ėshtė doktrinarisht e caktuar, e as qė i prishė kushtet e rukjes sė drejtė, do tė ishte e lejuar tė bėhet, ngase kjo nėnkuptohet nga Suneti.
    Buhariu transmeton nga Ebti Se'idi ku thuhet se njė njeri i erdhi Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] duke iu anktiar se vėllai i tij ka dhimbje nė bark. Ai e urdhėroi:
    "Jepi mjaltė!"
    Pastaj i erdhi edhe herėn e dytė, e ai (Pejgamberi) prap i tha:
    "Jepi mjaltė!"
    Prap erdhi duke vėrtetuar se kėtė herė ai atė e kishte bėrė. Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] tha:
    "Tė vėrtetėn e ka thėnė Allahu [subhanehu ve teala], ndėrsa barku i vėllait tėnd gėnjen. Jepi mjaltė!"
    I dha mjaltė, ndėrsa ai mė pas u shėrua.
    Nga ky transmetim kuptohet se e preferuara doktrinare ėshtė mbi pėrvojėn, d.m.th., ajo qė ka ardhur nga Pejgamberi [salallahxi alejhi ve selem] preferohet para asaj qė ėshtė e zakonshme dhe qė ėshtė nga pėrvoja.
    Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka lejuar rukjen me prejardhje jodoktrinare tė cilėn sahabėt e kanė mėsuar nga tė tjerėt, nėse nuk ka pasur pengesa nė Sherijat. Muslimi transmeton nga Ebu Zubejri se njė njeri akrepi e kishte kafshuar dhe helmuar derisa ishin ulur me tė Dėrguarin e Allahut [salallahu alejhi ve selem] e dikush kishte thėnė: "O i Dėrguar i Allahut, t'i kėndoj rukje?"
    Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] tha: "Kush mund t'i ndihmon vėllait tė vet le ta bėjė atė (punė, veprim)."
    Muslimi transmeton nga A'vf ibn Malik el-Eshxheiu i cili thotė:
    "Kemi praktikuar rukjen edhe nė kohėn para Islamit. Thamė: "O i Dėrguar i Allahut, ē'thua ti pėr kėtė? Ai tha: "M'i tregoni ato rukje t'i shoh! Rukja ku nuk ka shirk ėshtė e lejuar."
    Nga ky transmetim mėsojmė se ėshtė e lejuar ēdo rukje qė nė vete nuk pėrmban shirk, qė e shkatėrron monoteizmin islam, pėrndryshe Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] nuk do kishte kėrkuar t'i tregojnė pėr rukjet e tyre para Islamit, por a priori do t'i refuzonte dhe do tė kėrkonte tė bėhen vetėm rukjet nga Kur'ani dhe Suneti.
    Nga transmetimi qė flet pėr rukjen kuptojmė veprimin (praktikimin) e saj tė pėrgjithshem pėr shėrimin e sėmundjeve dhe nuk ėshtė specifike vetėm pėr disa sėmundje tė caktuara.
    Kushtet e rukjes sė drejtė
    Duke u mbėshtetur nė tekstet e mėparshme tradicionale, mund tė nxjerrim apo definojmė kushtet e rukjes sė drejtė:
    1. Rukja duhet tė ketė pėrmbajtje monoteiste dhe definitivisht duhet tė jetė pa kurrfarė shtesa tė shirkut. Nuk duhet tė pėrmbajė kurrfarė betimi nė krijesat e Allahut siē janė Dielli, Hėna, yjet, xhinėt, melekėt etj. Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thėnė: "Kush betohet nė dikė tjetėr pos Allahut, vetėm se ka bėrė shirk."
    Po ashtu, nuk guxon tė pėrmbajė lutje ose kėrkesė pėr ndihmė nga krijesat e Allahut nė gjėrat qė nuk mund tė ndihmojė askush pos Allahut [subhanehu ve teala] dhe janė vetėm nė kompetencat e Tij.
    Nė Kur'an thuhet:
    "E ata qė i lutni nė vend tė Tij nuk posedojnė as sa njė cipė (e hurmave, fije). Nėse ata i thėrritni, ata nuk dėgjojnė thirrjen tuaj, po tė zėmė se dėgjojnė nuk mund t'ju pėrgjigjen juve nė Ditėn e Kijametit, ata do tė mohojnė adhurimin tuaj ndaj tyre." (Fatir: 13,14)
    2. Rukja nuk guxon tė pėrmbajė sihr dhe magji. Sihri ėshtė haram (i ndaluar) dhe konsiderohet lloj shirku.
    3. Rukja nuk guxon tė bėhet edhe nga ai qė bėn fall dhe tregon (parashikon), ose flet pėr gajbin; po edhe nėse nuk ėshtė sihirbas. Ahmedi dhe Hakimi transmetojnė hadithin ku thuhet: "Kush shkon te fallxhori (shortari) apo te fallxhiu dhe i beson atij ka mohuar ate qė iu ėshtė zbritur Muhamedit [salallahu alejhi ve selem]."
    4. Rukja duhet tė jetė e kuptueshme, sepse ajo qė nuk mund tė kuptohet mund tė ketė mbeturina tė shirkut, e ajo patjetėr duhet tė mėnjanohet. Ibn Haxheri ka regjistruar se dijetarėt pajtohen pėr lejimin e rukjes sė drejtė:
    a) Tė jetė fjalė e Allahut apo tė pėrmendurit dhe dhikri i emrave tė Tij tė mirė, si dhe atributeve tė Tij,
    b) Tė jetė nė gjuhėn arabe ose pėrkthimi i kuptimeve tė lejuara me Sherijat,
    c) Tė jetė i bindur se rukja nga vetvetiu dhe ai qė e lexon nuk janė vendimtare nė shėrim, por ėshtė Allahu [subhanehu ve teala],
    5. Rukja duhet tė jetė nė mėnyrėn e pėrcjellur nga Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] dhe gjeneratės sė sahabėve, e nuk duhet tė jetė nė formėn e ndaluar, sikur qėllimisht tė lexojė xhunub (personi nė gjendje tė papastėr), nė varreza, hamam (banjo), te shkruhen nė diē shkronja dhe shenja tė rukjes duke shikuar yjet dhe ngjajshėm; apo tė shkruhen nė vende tė papastėrta etj.
    6. Nuk duhet tė shahet apo mallkohet
    7. Lexuesi i rukjes dhe i sėmuri nuk duhet tė kenė bindje se rukja nga vetvetiu shėron apo shpėton nga fatkeqėsitė. Lutjet dhe mbrojtjet e ndryshme qė lexohen, janė njė lloj arme apo mjeti qė nuk ndikon vetėm me mprehtėsinė e tij, por me fuqinė dhe shkathtesinė e atij qė e bėn, d.m.th. edhe lexuesi duhet t'i posedojė disa veti tė caktuara dhe plotėsojė disa kushte pėr rukje. Rukja duhet tė jetė e lejuar (xhaiz) ose bile e pėlqyer (mendub).
    Lexuesi duhet tė jetė nė shkallėn e pėrgjegjshmėrisė me nijet tė pastėr dhe t'i ketė plotėsuar kushtet pėr lutje tė pranuar, qė Allahu [subhanehu ve teala] tė dėshirojė shėrimin dhe paradestinimin e tij.
    Pas bėrjes sė rukjes, xhini i cili ėshtė shkaktar i sėmundjes tė detyrohet tė largohet nga trupi i tė sėmurit. Nėse xhini vetėm me lexim detyrohet tė del, kjo ėshtė mėnyra mė e mirė. Mirėpo, nėse kjo nuk arrihet, atėherė duhet detyruar qė te flasė dhe bisedojė, godasė, duhet pėrdorur metoda tė ndryshme, qė me ndihmėn e Allahut tė detyrohet tė del.
    Faza e tretė e shėrimit
    Kjo ėshtė periudhė e pas leximit tė rukjes dhe perbėhet prej detyrave tė rėnda pėr tė sėmurin qė tė mbrohet dhe imunizohet, qė xhini mos tė kthehet prap nė trupin e tij. Mbrojtja arrihet vetėm me besim, praktikėn fetare dhe ibadete (adhurime) nga i sėmuri. Tė sėmurit patjetėr i duhet ndihma e antarėve tė shtėpisė dhe shoqerisė tė cilėt mund t'i ndihmojnė duke bėrė ēmos qė tė mos bėhen mėkate nė shoqėri tė sėmurit, pėr t'i mos ndihmuar shejtanit tė mbetet, apo tė kthehet pasi qė ėshtė larguar me rukje.
    Posaēėrisht, tė sėmurit qė janė shėruar nga kėto sėmundje duhet tė kenė kujdes qė:
    1. sipas mundėsisė ēdoherė tė jenė me abdest dhe rregullisht t'i falin namazet me xhemat (kjo vlen pėr burrat),
    2. tė dėgjojnė ose lexojnė Kur'an,
    3. mos tė dėgjojnė muzikė, kėngė dhe tė mos shikojnė programe tė ndaluara nė TV-tė,
    4. tė marrin abdest para se tė flejnė, tė lexojnė Ajetul-Kursinė dhe ajetet e fundit te sures Bekare,
    5. nė ēdo tre ditė tė lexojnė nė shtėpi suren Bekare,
    6. para se tė flejnė tė lexojnė suren Mulk, kurse pas sabahut suren Ja Sin,
    7. tė jenė nė shoqėri tė njerėzve tė mirė, e tė largohen nga shoqėritė ku bėhen mekate,
    8. gruaja duhet tė mbulohet sipas rregullave tė Sherijatit,
    9. ēdo ditė duhet tė lexojė ose dėgjojė njė xhuz nga Kur'ani,
    10. nė mėngjes njėqind herė tė pėrsėrisisė kėtė dhikėr (La ilahe ila-llahu vahdehu la sherike leh. Lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve 'ala kuli shej'in kadir)
    "S'ka tė adhuruar pėrveē Allahut, Njė dhe i Pashoq, Atij i takon sxindimi dhe lavdėrimi. Ai ėshtė i Plotfuqishėm mbi ēdo send."
    11. para ēdo pune dhe aktiviteti tė thotė Bismilah,
    12. mos tė flejė vetė,
    13. sipas nevojės, pėr ēdo ditė tė lexojė dhikre dhe lutje tė posaēme qė janė pėrmendur si mburojė.
    Kėshilla praktike
    Ndodhė qė gjatė pėrpjekjes sė shėrimit tė personit tė sėmurė me rukje, thjesht mos tė ketė sukses. Shkaqet mund tė jenė, shpesh, te lexuesi i rukjes ose te i sėmuri.
    Nė tė vėrtetė tentimet e shėrimit dhe kėndimit nga disa persona jokompetentė dhe qė nuk i plotėsojnė kushtet, qė nuk janė aq tė bindur nė ndikimin e Kur'anit, nė vend se ta iritojnė xhinin mund ta bindin nė mundėsinė e mbetjes te personi i sėmurė. Prandaj tentimet e para tė shėrimit janė shumė te rėndėsishme si dhe ajo qė tė bėhen nga persona me vetitė e pėrmendura dhe mėnyrėn e lejuar.
    Nga ana tjetėr, i sėmuri me bėrjen e mėkateve dhe sjelljen jokorrekte ndaj fesė, mospėrmbajtjes sė tretmanit per shėrim, i jep legjitimitet dhe tė drejtė xhinit tė mbetet nė te. Bėrja e mėkateve nga ana e tė sėmurit ngjallė ndjenjė te xhini se ėshtė nė ambient tė tij, sikur nė shtėpinė e tij, nga e cila askush nuk e rrėmbenė. Prandaj ndodhe qė i sėmuri, derisa i kėndohet rukje pandėrprerė gogėson nga mėrzia sikur dėshiron tė thotė: "Pse po mė shqetėson nė shtėpinė time?!"
    Ndonjėherė gjatė bėrjes sė rukjes, i sėmuri ndjen trallisje (i mirren mendtė), shtrėngesė dhe dridhje, por xhini nuk lajmėrohet. Nė kėtė rast rukja lexohet tri herė, e nėse edhe nė kėtė rast nuk ka ndryshime, tė sėmurit i preferohet tretman i posaēėm tė cilit do t'i pėrmbahet njė muaj. Pas kėsaj prap i bėhet rukje e cila duhet tė jetė efikase dhe do ta detyrojė xhinin qė ta lė dhe, me ndihmėn e Allahut, tė largohet nga trupi i tė sėmurit, nėse i sėmuri nė mėnyrė precize i ėshtė pėrmbajtur tretmanit dhe udhėzimeve qė e iritojnė xhinin.
    Nė tė njėjtėn mėnyrė veprohet edhe kur xhini lajmėrohet, por refuzon tė del.
    Nė rast se i sėmuri fillon tė qajė gjate leximit, duke mos mundur tė pėrmbahet, kjo ėshtė shenjė se ka tė bėje me sihėr dhe duhet t'i lexohen ajete tė sihrit.
    Ndonjėherė xhini lajmėrohet duke piskėlluar, kanosur dhe bėrė zhurmė. Nuk duhet pasur frikė prej tij. Nė kėtė rast ėshtė mirė t' i lexohen ajetet qė flasin pėr dobėsinė e kurtheve tė shejtanit: "...s'ka dyshim se intriga e djallit ėshtė e dobėt..."
    nė disa raste xhini shahet dhe i kanoset atij qė bėn rukje. Hidhėrimi nuk ndihmon dhe nuk zgjedh asgjė, kėshtu qė lexuesi i rukjes duhet tė jetė i qetė dhe tė bėjė durim.
    Ndonjėherė xhini pėrdorė dinakėri dhe mashtrime e miklohet me fjalėt: "Ti je i mirė dhe njeri i devotshėm. Do tė dal pėr shkak teje, etj." Duhet pėrgjigjur: "Unė jam njeri i thjeshtė, e ti dil duke iu nėnshtruar Allahut tė Lartėsuar."
    Nėse xhini ėshtė i padėgjueshėm, atėherė lexohet Kur'an mbi ujė tė cilin i sėmuri duhet ta pijė. Xhini do tė ndjejė dhimbje nga kjo dhe do tė dalė, nėse don Allahu.
    Nė rast se xhini lajmėrohet e pastaj ikė nėpėr trupin e tė sėmurit gjatė marrjes sė a'hdit pėr dalje, atėherė detyrohet qe tė kthehet duke lexuar katėr ajetet e sures Er-Rrahman:
    "O turmė e xhinėve dhe e njerėzve, nėse keni mundėsi tė dilni pėrtej kufijve tė qiejve e tė tokės, depėrtoni pra, po nuk mundeni vetėnt me ndonjė fuqi tė fortė (por ju nuk e keni atė)."
    e vazhdon mėtej.
    - Ndonjėherė xhini dėshiron tė lė pėrshtypje se ka dalė nga trupi e nė fakt ai nuk ka dalė. Kjo mund tė vėrtetohet duke vėnė dorėn nė kokėn e tė sėmurit e cila nė mėnyrė jo tė natyrshme dridhet nėse ai ende ėshtė prezent.
    Xhini i shtėrnguar me rukje, ndonjėherė, daljen e tij e kushtėzon. Nėse kushtet nuk janė nė kundėrshtim me Sherijatin e Allahut, mund tė mirren parasysh, por vetėm si nėnshtrueshmėri ndaj Allahut, e jo xhinit. Nėse kushtet janė nė kundėrshtim me ligjin e Allahut, nuk duhet tė mirren parasysh, e as qė duhet pėrfillur.
    Nė rast tė dėbimit tė xhinit, lexuesi i rukjes, i sėmuri dhe tė gjithė pjesmarrėsit e shėrimit duhet falėnderuar Allahun [subhanehu ve teala] duke i bėrė sexhde.
    Nė rast tė shėrimit lexuesi nuk duhet tė thotė: "Unė e kam larguar" ose "Unė e kam shėruar", por "Ėshtė shėruar me dėshirėn e Allahut". Kryelartėsia hap dyert e veprimit dhe mashtrimit tė shejtanit.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    ehu shkruj shkruj ti po se ka lexu kush

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Sėmundja e shekullit do tė jetė… tuberkulozi
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-08-2013, 11:52 PM
  2. Semundja e thonjve ose myku
    Nga ardona nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 12:52 AM
  3. Hudhra mbron nga sėmundja Alzheimer
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-09-2009, 08:37 PM
  4. Mbipesha dhe sėmundja Alzheimer
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-08-2009, 11:46 AM
  5. Semundja paludisme
    Nga Dugiii nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-02-2009, 10:16 AM