Receta Gatimi

10 dhuratat qe te ndryshojne jeten.....te cilat mund t`ia besh vetes!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Thumbs up 10 dhuratat qe te ndryshojne jeten.....te cilat mund t`ia besh vetes!




    Nuk ka rėndėsi nėse nuk mund tė rrish orė tė tėra gjatė ditės vetėm me veten.

    1. Optimizmi

    Nuk ka rėndėsi nėse nuk mund tė rrish orė tė tėra gjatė ditės vetėm me veten. Edhe pak minuta tė kaluara nė qetėsi njėherė nė kaq kohė, japin efekt. Te njė grup adultesh qė medituan mesatarisht 6 orė e 13 minuta gjatė pese javėve, u vunė re zhvillime nė atė pjesė tė trurit e cila lidhet me tė menduarin pozitiv. Tė meditosh, tė zhvillon sensin e optimizmit.

    2. Gjakftohtėsia

    Eshtė zbuluar se probiotiket kanė njė efekt tė ndjeshėm nė frenimin e hormoneve tė stresit. Ato kanė nė organizėm thuajse tė njėjtin efekt me antidepresivet. Disa studiues irlandeze dhe kanadezė, ushqyen minjtė me kos tė pasur nė probiotike dhe pas kėsaj, vunė re se ata reagonin me qetėsi nė situata stresi. Nė organizmin e tyre u cliruan mė pak hormone stresi, ndryshe nga c`ndodhte me minjtė e ushqyer me supė.

    3. Tė menduarit kreativ

    Shkencėtarėt kanė dalė nė pėrfundimin se “perceptimi i objekteve mund tė influencojė nė mėnyrė tė pakuptueshme sjelljen tonė”. Disa vullnetare, tė cilėt punuan nė dhoma tė ndriēuara nga llampa inkandeshente nė vend tė atyre me ndricim te forte fluoreshent, i zgjidhėn me me sukses problemet qe kerkonin nje perqasje ose nje menyre te re te menduari. Shkencėtarėt thonė se simboli i llampės – jo vetėm spektri i saj i drites – ēoi ne ide te zgjuara te subjekteve.

    4. Ndjenja e pėrkatėsisė

    Nėse ne krijojmė botėn tonė, me objekte tė dashur dhe tė rėndėsishme, atėhere nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme do tė zhvillonim atė pjesė tė ndjenjave qė pėrgjigjet pėr marredheniet sociale. Pas njė studimi qė u bė me nxenės tė 9-vjecares, u vu re se ata qė e cilėsuan supėn e pulės nje ushqim praktik dhe u ushqyen me te, arriten rezultate mė tė larta nė njė test psikologjik mbi marredheniet shoqėrore, krahasuar me ata qė nuk konsumuan supė. Kur nxenesve iu dha njė copez fjale si “pėrk.” dhe iu kerkua ta vazhdonin ate, kush kishte ngrene supe e shnderroi ne nje fjale “marredhenieje”, si “pėrkushtim” ne vend te nje fjale neutrale, si “pėrkthim” etj. Kjo pasi pjata shkaktoi nje sens perkatesie, lidhjeje.

    5. Fitnes

    Dihet se ushtimet fizike kane nje ndikim shume pozitiv ne shendetin dhe humorin tone. Eshte zbuluar se te njejtin efekt ka ne organizem epikatekina. Pas nje eksperimenti me minj, studiuesit vune re se konsumimi i epikatekines (sasia e gjendur ne rreth 5 gram cokollate te zeze) nxiti ndryshime fizike tė ngjashme me ato qė shkaktohen pas ushtrimeve fizike, ndonse minjte s`ishin aktive. Muskujt e tyre i rezistonin mė mirė lodhjes; gjithashtu mund te vraponin me shpejt gjate kryerjes se puneve rutine dhe pa u trajnuar.

    6. Seks mė i mirė

    Nje vezhgim i kohėve tė fundit i “Institutit Kinsey” i 1009 ēifteve heteroseksuale, zbuloi se sa e rėndėsishme ėshtė pėr ciftet te qenit fizikisht te apasionuar pas njeri-tjetrit, veēanėrisht nė marrėdhėniet afatgjata. Studiuesit zbuluan se femrat kishin mė teper gjasa tė kėnaqeshin seksualisht, nėse pėrkedheleshin vazhdimisht nga partneret ose putheshin – pavaresisht se me pas nuk benin seks.

    7. Vitaliteti

    Ndihesh i lodhur? I topitur? Je bllokuar nė zyrė? Imagjinoje veten jashtė, nė njė qiell te harkuar, me degėt e pemėve qe te varen mbi koke. Sipas nje studimi te endėrrosh diten per natyren, eshte gjeneruese. Dhe nėse mund tė dilni perjashta, akoma mė mirė. Tė paktėn 20 minuta qėndrim nė natyrė, rrit dukshėm te njerėzit nivelin e energjinė per te perballuar diten.

    8. Jetėgjatėsia

    Pas vezhgimit te 10.000 adulteve per mese 50 vjet, shkencėtarėt zbuluan se vullnetarizmi, sidomos pėr motive altruizmi, mund tė te shpetoje jeten. Njerėzit qe ne studim kishin ofruar kohen e tyre pėr tė ndihmuar tė tjerėt, jetuan mė gjatė se ata qė nuk kishin shėrbyer asnjėherė si vullnetare apo ata qė kishin qene vullnetare per kenqesi personale.

    9. Lumturia

    Shkencetaret u kerkuan disa vullnetarėve ne studim qė tė masnin nivelin e lumturisė qe kishin perjetuar herėn e fundit kur kishin shpenzuar para pėr veten e tyre ose pėr dikė tjetėr. Ata qe kishin shpenzuar per te tjeret, jo vetėm ishin mė tė lumtur, por madje kur iu ofruan para shtesė qė mund t`i pėrdornin si tė donin, shprehen dėshirėn qė t`i shpenzonin serish pėr tė tjerėt.

    10. Njė dietė mė e shėndetshme

    “Pėr tė bėrė zgjedhje mė tė mira nė market, paguani me para nė dorė” – thotė njė studim i fundit. Duke analizuar 1 mijė familje, kėrkuesit zbuluan se blerėsit qė paguajnė me kartė krediti kanė tendencėn tė zgjedhin ėmbėlsira, patatina dhe ushqime tė tjera tė shpejta e aspak te shendetshme.

  2. #2
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    vetem 1 fjale e dikujt do ma ndryshonte komplett jeten!

    Po po, me plot kuptimin e fjales!!

    btw; Faleminderit per kto keshilla interesante labe (:

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Te besh shopping...zgjat jeten!
    Nga Ditixx nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2013, 10:10 PM
  2. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-02-2013, 07:53 PM
  3. Citime qe mund tju ndryshojne jeten!
    Nga ReniX nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-02-2013, 10:22 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2011, 11:25 PM
  5. Cilat janė ato sėmundje qė paralizojnė jetėn nė ēift
    Nga Altin111 nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2007, 09:01 AM