Receta Gatimi

Han, zyrtarisht trajner i Shqipėrisė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Han, zyrtarisht trajner i Shqipėrisė

    Ekzekutivi i FSHF-sė i ka besuar holandezit stolin e Kombėtares pėr kėtė edicion

    Ari Han, holandezi 59-vjeēar, tashmė mund tė cilėsohet zyrtarisht si trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare. Ish-mesfushori i famshėm i Ajaksit e Holandės, tashmė do tė drejtojė nga pankina kuqezinjtė, duke u bėrė trajneri i 19-tė i Kombėtares shqiptare. Komiteti Ekzekutiv ka miratuar dje menjėherė emrin e teknikut me tė cilin ishte arritur akordi parimor qė dy ditė mė parė, pas bisedimeve qė presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, zhvilloi me tė nė Vjenė. Pėr Han ėshtė bėrė gati njė kontratė dyvjeēare, e cila fillon mė 1 janar tė vitit 2008 dhe pėrfundon mė 31 dhjetor tė vitit 2009, ndėrsa firma nė letėr do tė hidhet vetėm nė ditėt e para tė janarit, kur ai tė vizitojė Shqipėrinė si trajneri i ri i Kombėtares. Objektivi i tij kryesor do tė jetė tė sigurojė vendin e katėrt nė grupin e eliminatoreve tė Botėrorit 2010, ku pėrkrah Shqipėrisė bėjnė pjesė Portugalia, Suedia, Danimarka, Hungaria dhe Malta. Nė tė njėjtėn kohė atij i ėshtė kėrkuar qė tė vazhdojė procesin e rinovimit tė kuqezinjve, tė nisur nga paraardhėsi i tij, Oto Bariē.

    "Ari Han ėshtė njė emėr shumė i madh i futbollit holandez. Tė gjithė e njihni dhe i mbani mend golat e shėnuar nė Botėror. Ai ėshtė njė trajner i kompletuar, njė ish-futbollist mjaft i njohur dhe me mjaft arritje. Pėr tė zgjedhur trajnerin e ardhshėm tė Kombėtares, pas tė gjitha kandidaturave tė paraqitura deri mė sot, ėshtė ndjekur njė rrugė bisedimesh qė i kam zhvilluar bashkė me zv/presidentin Bujar Kasmi. Nė mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv diskutuam tė gjitha kandidaturat dhe vendosėm, duke pasur parasysh edhe buxhetin e pėrcaktuar pėr kėtė sektor. Mund tė them se zgjedhja jonė ishte pėr Ari Han, i cili do tė jetė trajneri i Kombėtares shqiptare pėr kėtė edicion", u shpreh pas mbledhjes sė djeshme tė Ekzekutivit, kreu i FSHF-sė, Armand Duka. Ai ka sqaruar edhe disa nga detajet e kontratės, ndėrsa ka shtuar se pėr siguri me tė do tė nėnshkruhet njė parakontratė, e cila do t‘i niset menjėherė me e-mail, ndėrsa firma nė kontratėn e tij do tė hidhet vetėm nė ditėt e para tė janarit. "Kemi vendosur qė pėrveē rrogės, pėr trajnerin tė pėrdoren edhe shpėrblimet, tė cilat do tė jenė nė bazė tė pikėve qė do tė fitojė ekipi. Nė tė njėjtėn mėnyrė do tė veprohet edhe pėr futbollistėt e stafin e Kombėtares. Kėto shpėrblime do tė jepen nga njė buxhet i paracaktuar nė fillimin e vitit nga Asambleja e FSHF-sė. Kėto ditė do tė bėhet edhe pėrcaktimi i objektivave tė pėrbashkėta, ndėrsa do tė diskutojmė pėr grumbullimet e Kombėtares nė muajt e parė tė vitit. Do t‘i dėrgojmė atij menjėherė nėpėrmjet e-mailit njė parakontratė qė do tė firmoset nga z. Han, ndėrsa kur tė vijė nė Shqipėri do tė hidhet firma nė kontratė. Kemi folur me trajnerin nė Vjenė dhe e kemi bėrė njė gjė tė tillė edhe pas vendimit tė Komitetit Ekzekutiv. Kemi arritur njė akord, ndaj nuk mendoj se do tė ketė ndryshime", u shpreh Duka para mediave. Sipas burimeve pranė FSHF, ėshtė mėsuar qė kontrata e Han do tė jetė 240 mijė euro pėr kėtė edicion nė drejtimin e Kombėtares shqiptare.

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Han, zyrtarisht trajner i Shqipėrisė

    Ky po! lol

    Per mendimin tim duhet te rifreskoje komplet skuadren!

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Han, zyrtarisht trajner i Shqipėrisė

    Ishalla po merr nje kthes kombetarja Shqiptare! dhe sa me pak korrupsion

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Cilet nga keta trajner te AC Milan ju ka pelqyer me shume
    Nga ReniX nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-04-2012, 08:39 PM
  2. Carvalho: Mourinho, trajner fitues
    Nga vaaldr1n nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2010, 07:41 PM
  3. Donadoni, trajner i ri i Napolit
    Nga Kliton nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2009, 10:20 AM
  4. Shkarkohet Skolari, Ēelsi kėrkon trajner
    Nga Kliton nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 05:31 PM
  5. Shkėlqim Muēa zyrtarizohet si trajner i Dinamos
    Nga Kliton nė forum Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-02-2009, 04:18 PM