Hoteli 105-katėsh qė mbizotėron pamjen e kryeqytetit tė Koresė sė Veriut, Penianit, mund tė hapet vitin e ardhshėm, 26 vjet pasi nisėn punimet nė tė.
Me 150 dhoma dhe katet e poshtme tė konceptuar si restorante dhe dyqane luksoze, hoteli Ryugyong nisi tė ndėrtohej nė vitin 1987 dhe ėshtė shndėrruar qė prej atėherė nė njė simbol tė problemeve tė mėdha ekonomike qė ka pasur vendi komunist mė i izoluar nė botė.
Me 330 metra lartėsi, hoteli i pagėzuar nga mediat ndėrkombėtare si Hoteli Fantazmė futet midis 50 ndėrtesave mė tė larta tė botės dhe e pesta nė total pėr numėr katesh.
Nė fakt, hoteli duhet tė kishte pėrfunduar punimet qė nė vitin 1989, por kriza e thellė ekonomike qė pėrfshiu vendin pas shpėrbėrjes sė bllokut komunist, bėri qė fondet tė shteronin dhe nė vitin 1992, ndėrtimi u ndėrpre.
Sipas analistėve ndėrkombėtarė, pamja e hotelit tė papėrfunduar nė zemėr tė kryeqytetit ėshtė shndėrruar nė njė siklet ndėrkombėtar pėr lidershipin e Koresė sė Veriut.
E votuar nga njė revistė amerikane si ndėrtesa mė e keqe nė historinė e njerizimit, Hoteli Ryogyong i ka kushtuar njė prej shteteve mė tė varfėra nė botė rreth 300 milionė euro vetėm pėr fasadėn e tij.
Burimi: Top-Channel