Njė grup ushtarėsh polakė tė ISAF-it nė Afganistan janė kapur plotėsisht nė befasi, kur po ekzaminonin njė pako tė dyshimtė pėr bombė, por nė tė gjetėn njė fėmijė tė porsalindur.
Ngjarja ka ndodhur nė veri-lindje tė provincės Kunar, ku ushtarėt kujtuan se kishin gjetur njė bombė pėr ta caktivizuar, ndėrsa aty ndodhej njė foshnjė, jo mė shumė se dy ditėshe.
Kishim dhėnė alarmin pėr njė bombė artizanale tė vendosur nga talebanėt, dhe kishim marrė tė gjitha masat pėr rastin. Por ishte njė surprizė e madhe kur dėgjuam se dicka brenda pakos lėvizte, tha njė zėdhėnės nga baza ushtarake e njėsisė polake.
Sipas njė gazete lokale, ushtarėt kanė zbuluar kapakun e kartonit dhe gjetėn brenda njė tė porsalindur tė gjinisė femėrore tė mbėshtjellė me peshqir. Menjėherė foshnja ėshtė transportuar nė bazė, ku ėshtė vizituar nga mjekėt tė cilėt e kanė gjetur nė gjendje tė mirė shėndetėsore.
Situata ka qenė pak komike dhe e silkletshme pasi struktura nuk ka qenė e pėrgatitur pėr tė ndihmuar dhe ushqyer njė porsalindur. Por mė vonė njė ushtar ėshtė ngarkuar me njė mision special: Tė shkonte tek farmacia afėr qendrės sė banuar pėr tė blerė njė biberon, qumėsht dhe ushqim pėr tė porsalindurit.
Tani fėmija, sė cilės iu vu emri Pola, nė kujtim tė vendit nga vinin ushtarėt qė e shpėtuan, do ti dorėzohet autoriteteve qeverisėse afgane qė duhet ti gjejnė prindėrit, ose ta dorėzojnė nė njė qendėr pėr tė mitur.