Ndarja e vitit nė 12 muaj i ka rrėnjėt nė Periudhėn e Hershme Gjeometrike (shek 9-tė Para Krishtit). Ka pasur dhe njė kalendar romak, tė ndarė nė 10 muaj. Emrat e muajve ndryshonin nga rajoni nė rajon dhe lidheshin, zakonisht, me disa festivale fetare tė rėndėsishme lokale. Herodi (rreth viteve 750-700 Para Krishtit) ishte i pari qė iu referua nė poemėn e tij "Punėt dhe Ditėt" aktiviteteve njerėzore tė shoqėruara nga ēdo muaj dhe i lidhi ato gjithashtu me fenomenet astrologjike, qė u korrespondonin atyre. Ilustrimi i muajve me shenjėn e Zodiakut u bė i zakonshėm mė parė, nė periudhėn Helenistike (shek. 4-2 Para Krishtit).
Janari, muaji i parė i kalendarit civil, e mori emrin e vet nga perėndia romake dyfytyrėshe, Janus. Shenja e Zodiakut: Ujori.
Shkurti, emri i tij rrjedh nga fjala latine "februare", qė nėnkupton "tė lash mėkatet". Shenja e Zodiakut: Peshqit.
Marsi, mori emrin pėr nder tė Marsit, Perėndia e Luftės dhe Krijimit stėrgjyshor tė romakėve. Shenja e Zodiakut: Dashi.
Prilli, e ka origjinėn e emrit tė tij nga folja latine "aprire", qė do tė thotė "me hapur", meqė ky ėshtė muaji i lulėzimit dhe ēeljes sė luleve. Shenja e Zodiakut: Demi.
Maji, e ka marrė emrin nga njė perėndi e vjetėr romake e quajtur Maia, qė simbolizon pjellorinė e tokės. Shenja e Zodiakut: Binjakėt.
Qershori, ia detyron emrin perėndeshės Juno (Hera), mbrojtėse e familjarėve dhe e martesės. Shenja e Zodiakut: Gaforrja.
Korriku, iu dha emri nė vitin 44 Para Krishtit nga Mark Antoni, pėr nder tė Jul Ēezarit, i cili pėrgjigjej pėr reformat e kalendarit. Shenja e Zodiakut: Luani.
Gushti, iu dha emri pėr nder tė perandorit romak Augustus. Shenja e Zodiakut: Virgjėresha.
Shtatori, rrjedh nga fjala latine "septem", qė nėnkupton numrin shtatė. Pėrpara se tė shtoheshin muajt Janar e Shkurt, Shtatori ishte muaji i shtatė nė kalendarin dhjetėmujor romak. Shenja e Zodiakut: Peshorja.
Tetori, e merr emrin nga fjala latine "octo", qė ėshtė kuptimi i numrit tetė dhe qė i pėrkiste muajit tė tetė nė kalendarin e vjetėr dhjetėmujor romak. Shenja e Zodiakut: Akrepi.
Nėntori, e merr emrin nga fjala "novem", qė e ka kuptimin e numrit nėntė, presupozonte vendin e nėntė nė kalendarin e vjetėr dhjetėmujor romak. Shenja e Zodiakut: Shigjetari.
Dhjetori, e merr emrin nga fjala "decem", qė nėnkupton numrin dhjetė, zinte vendin e dhjetė nė kalendarin e vjetėr romak. Shenja e Zodiakut: Bricjapi.