Nuk kam pasur kurrė asnjė dyshim tek drejtėsia dhe tek pafajėsia e zotit Haradinaj tha Kryeministri Berisha.
Tirana zyrtare dhe politike mirėpriti sot shpalljen tė pafajshėm dhe lirimin nga Gjykata e Hagės tė kryetarit Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj. Presidenti i Republikės, Bujar Nishani deklaroi se vendimi i Gjykatės sė Hagės pėr tė ēliruar nga tė gjitha akuzat Ramush Haradinajn, Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn ėshtė njė fitore e rėndėsishme e drejtėsisė dhe shprehje e shkėlqyer e paanėsisė sė kėsaj Gjykate.
"Ky vendim ka njė dimension human pėr familjarėt dhe tė afėrmit, ėshtė i njė dimensioni kombėtar pėr shqiptarėt qė mbėshtetėn me pėrpjekje tė pandėrprera ēlirimin e Kosovės, pėr tė rėnėt qė bėnė sakrificėn sublime, pėr luftėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pėr rolin dhe imazhin e saj nė betejat pėr tė mbrojtur qenien shqiptare nga njė makineri shfarosėse dhe pėr tė fituar lirinė" - thuhet nė deklaratėn e presidentit, tė shpėrndarė enkas pėr kėtė ngjarje. Presidenti Nishani thekson se popujt e rajonit duhet tė shikojnė nga e ardhmja e pėrbashkėt duke lėnė pas tė shkuarėn, por pa e harruar atė.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se ky ishte lajmi mė i gėzueshėm qė mė erdhi mua e tė gjithė shqiptarėve. Zoti Berisha tha se pafajėsia e Ramush Haradinajt ėshtė triumf i drejtėsisė ndėrkombėtare e i ligjit ndėrkombėtar, dhe se pėrpjekjet pėr tė simetrizuar gjėrat josimetrike kanė marrė pėrgjigjen e merituar nga Gjykata Ndėrkombėtare.
Nuk kam pasur kurrė asnjė dyshim tek drejtėsia dhe tek pafajėsia e zotit Haradinaj - tha zoti Berisha, duke vlerėsuar zotin Haradinaj si ish kryeministėr i Kosovės e komandant legjendar i njėsive tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė mbrojtėn me qindra e qindra civilė nga barbaritė. Kryeministri Berisha e ftoi zotin Haradinaj nė Shqipėri, tė festojnė sė bashku kėtė ditė tė madhe dhe 100 vjetorin e pavarėsisė, duke theksuar se njė ditė mė parė uroi gjeneralit Gotovina, hero kombėtar i popullit mik kroat, pėr pafajėsinė qė mori nga Gjykata Ndėrkombėtare.
Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, deklaroi se Ramush Haradinaj ėshtė heroi i gjallė i UĒK-sė. Ai ka fituar pėr herė tė dytė pafajėsinė dhe lirimi i tij nga Tribunali i Hagės i ka dhėnė edhe njė herė tė gjithė legjitimitetin dhe krenarinė kėsaj lufte tė drejtė qė bėri populli shqiptar nė Kosovė - tha zoti Meta.
Burimi: voa