Receta Gatimi

[Guida] Si tė kaloni nga iPhone nė Android


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Thumbs up [Guida] Si tė kaloni nga iPhone nė Android

    Pershendetje!


    Ne kete artikull, do te ju tregojme se si te kaloni nga pajisja juaj celulare e mencur (Smartphone) me Sistemin Operativ Mobil te Google, Android, ne ate te Apple, iPhone dhe duke marre me vete kontaktet, sinkronizimet e postes elektronike (e-mail), sinkronizimin e dokumentave, i webfaqeve te vizituara etj...





    E-mail nė iCloud



    Shėrbimi iCloud i Apple ėshtė njėra nga gjėrat mė tėrheqėse tė iOS dhe OS X. Por Apple e ka zakon qė t'i inkurajojė njerėzit t'i qėndrojnė besnikė. Megjithatė, ju mund tė keni akses nė iCloud e-mail nga aplikacioni standard i Android Email. Ēelėsi ėshtė tė hyni duke pėrdorur llogarinė tuaj nė iCloud me.com, jo adresėn tuaj icloud.com. Serveri i marrjes sė e-maileve ėshtė mail.me.com dhe ai i dėrgimit ėshtė smtp.me.com. SSL duhet tė jetė e aktivizuar.



    Sinkronizimi i kontakteve dhe pėrmbajtjes sė iCloud



    Autosinkronizimi i kontakteve dhe kalendarėve tė iCloud e bėn shumė tė lehtė tė mbash tė pėrditėsuara me njėra-tjetrėn pajisjet e tua Mac, iPhone dhe iPad. Ato mund tė punojnė me Windows , por jo me Android. Por nėse ju blini dy aplikacione me vlerė 3.77 $ nga zhvilluesi Marten Gajda: Smoothsync for Cloud Calendar dhe Smoothsync for Cloud Contacts, tė dy aplikacionet mund tė blihen nė dyqanin e aplikacioneve Google Play. Futuni me kredencialet tuaj iCloud dhe smartfoni juaj Android ėshtė pjesė e familjes iCloud.



    Sinkronizimi i dokumenteve



    Veēorua e Apple e iCloud Documents nė iOS - kohėt e fundit e pėrditėsuar nė OS X, mund tė jetė shumė praktike pėr tė mbajtur dokumentet tuaja tė sinkronizuara nė tė gjitha pajisjet qė pėrdorni pėr tė punuar me to. Ėshtė njė veēori vetėm e Apple, qė nuk lejon tė futet dikush tjetėr. Nuk ka problem, pasi iCloud Documents ėshtė mjaft e kufizuar dhe kėrkon tė njėjtin aplikacion nė ēdo pajisje pėr tė lexuar njė tip skedari. Shumė aplikacione tė OS nuk janė nė OS X, si pėr shembull edituesi i tekstit OS X TextEdit, kėshtu qė iCloud Documents shpesh nuk ju bėn punė. Ju duhet tė pėrdorni Dropbox ose Box nė vend tė saj; shumė aplikacione tė iOS i pėrkrahin ato dhe punojnė me to si shumė pajisje dhe kompjuterė tė tjerė.



    Sinkronizimi i shėnjuesve dhe URL-ve tė hapura



    Safari 6 ns iOS, OS X dhe Windows ka njė veēori tė mirė, e cila quhet iCloud Tabs dhe sinkronizon tė gjitha URL-tė e hapura nė pajisjet e tjera qė janė duke pėrdorur Safari 6 dhe qė janė tė lidhura me tė njėjtėn llogari iCloud. Shėnjuesit sinkronizohen nė tė tre sistemet operative. Edhe kėtu nuk ka asnjė mėnyrė pėr tė hapur tabet e Safari iCloud dhe pėr tė sinkronizuar shėnjuesit me Android, kėshtu qė mos pėrdorni Safari. Shfletuesi Chrome i Google ka njė aftėsitė ngjashme sinkronizuese dhe ėshtė nė dispozicionin tuaj pėr Android, iOS, OS X dhe Windows. (Edhe Firefox mund tė sinkronizojė platformat, por kohėt e fundit e ka braktisur aplikacionin e vet tė sinkronizimit; nuk ėshtė opsion i vlefshėm nėse pėrdorni njė iPad ose njė tjetėr pajisje iOS.)



    Gjeni njė smartphone tė humbur ose tė vjedhur



    Njė tjetėr veēori fantastike e iCloud ėshtė Find My iPhone, qė gjurmon pajisjet tuaja me iOS dhe OS X, me qėllim qė t'i gjeni nė njė hartė, tė dėrgoni njė alarm (nė rast se smartfoni juaj ėshtė fshehur diku, pėr shembull) ose mesazh, apo ta mbyllni dhe t'i fshini pėrmbajtjen, nėse ėshtė e nevojshme. Vetėm sigurohuni qė e keni vendosur kėtė tipar nė atė mėnyrė qė hajduti tė mos ketė mundėsi ta ēaktivizojė. Edh kėtu, Android nuk futet dot. Por ekziston njė shėrbim i ngjashėm, i quajtur Lookout, i cili ju lejon ta gjeni, mbyllni ose fshini pajisjen tuaj Android nga ēdo shfletues. Versioni bazė ėshtė falas, por ta dini se ky version mund tė ēaktivizohet ose hiqet lehtėsisht nga hajduti, nėse e vėren se ėshtė instaluar.



    Sinkronizimi me iTunes



    Njėra nga teknologjitė mė tė njohura tė Apple ėshtė iTunes, e cila ėshtė edhe librari pėr argėtimin tuaj edhe dyqan nga i cili mund tė blini shumė gjėra. Aplikacioni falas i Google, Music Manager, pėr Windows dhe OS X sinkronizon wireless muzikėn tuaj tė pambrojtur nė llogarinė tuaj Google Play, por kjo kėrkon luajtjen e tyre nė pajisjen tuaj Android. Njė zgjedhje mė e mirė ėshtė aplikacioni falas DoubleTwist Player, i cili sinkronizon muzikė, video dhe foto. Ky aplikacion mund t'i transferojė kėto skedarė nga pajisja me iOS nė Android. Do t'ju duhet edhe njė klient Android edhe njė klient OS X ose Windows. Kini parasysh se DoubleTwist ėshtė plot reklama pėr pėrditėsime tė aplikacioneve tuaja, kėshtu qė do t'ju mėrzisė. Aplikacioni qė kushton 5 $, AirSync add-on, ia vlen tė blihet sepse lejon sinkronizim Wi-Fi mes kompjuterit dhe pajisjes suaj Android.



    Shikimi i videove nė AirPlay



    Apple TV ėshtė njė pajisje shumė e dobishme qė shėrben si njė urė wireless mes pajisjeve Mac dhe iOS pėr sa i takon shikimit dhe dėgjimit tė filmave, videove, muzikės, podkasteve dhe fotove. Edhe kjo ėshtė njė teknologji qė gjendet vetėm nė Apple. Por edhe AirSync add-on e DoubleTwist pėr 5 $ ju lejon tė shikoni muzikė dhe video nga njė pajisje Android nė Apple TV, si tė ishit nė njė iPhone ose iPad, edhe pse nė shumė raste nuk funksionon.



    Menaxhimi i librarisė suaj tė librave



    iTunes pėrfshin iBookstore, qė ju lejon tė blini e-libra pėr t'i lexuar nė aplikacionin iBooks tė njė iPad ose iPhone, por iBooks nuk punon me pajisje tė tjera, as Mac. Me pėrjashtim tė formatit Multi-Touch e-book pėr iPad, nuk ėshtė ndonjė librari aq e mirė pėr t'u pėrdorur. Aplikacioni Kindle i Amazon.com ėshtė njė zgjedhje mė e mirė sepse punon nė ēdo platformė kryesore mobile dhe desktop dhe ofron shumė mė tepėr zgjedhje librash sesa Apple.



    Orientimi



    Tė gjithė e dinė se Apple Maps e iOS 6 ka shumė defekte dhe se Apple ka kėrkuar edhe ndjesė pėr tė. Krahas kėsaj, ajo ofron lundrim me zė vetėm nė iPhone 4S ose iPhone 5. Aplikacioni i Android ka funksionuar gjithnjė shumė mirė nė tė gjitha pajisjet Android. Por njė opsion edhe mė i mirė ėshtė e Waze app, i cili ėshtė i disponueshėm pėr iOS dhe Android. Ky aplikacion ofron lundrim edhe me iPhone mė tė vjetėr.



    Marrja e aplikacioneve



    Ėshtė klishe, por e vėrtetė: nė iOS ka aplikacione pėr ēdo gjė. Android ka mė pak pėrzgjedhje. Por do tė shihni se edhe Android ka thuajse tė njėjtat aplikacione kryesore nėse ato janė pėr iOS (pėr shembull pėr banking, tranzit publik dhe kompani ajrore) Android megjithatė ka mė pak aplikacione "pro". Nėse ju pėlqen editimi i fotove, nuk mund tė pėrdorni Snapseed, iPhoto ose Photoshop Touch dhe nėse produktiviteti nė zyrė ėshtė ajo qė ju duhet mė shumė, mund tė pėrdorni Quickoffice Pro pėr 15 $. Por ka mundėsi qė pėr kėto detyra ju pėrdorni iPad ose PC.


    Burimi: PCWorldAlbanian

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    faleminderit Ice

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 05:42 PM
  2. Nielsen: Android dhe iPhone, barabartė tė kėrkuar
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2010, 10:58 AM
  3. iPhone dhe iPad nė Android?
    Nga vaaldr1n nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 09:47 PM
  4. Android e kalon iPhone nė nivel global
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2010, 07:31 PM
  5. Guida si te instaloni Android ne iPhone tuaj!
    Nga ReniX nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2010, 07:10 PM

Etiketat pėr kėtė Temė