Njė grua 117-vjeēare nga fshati Hudėnisht i Pogradecit, e cila prej vitit 1947 jeton midis Nju Xhersit dhe vendlindjes sė saj, Hudėnishtit, nė njė bisedė pėr "Shekulli-Kontakt", rrėfen jetėn e saj. Para 3 vjetėsh i ka dėrguar nėpėrmjet nipit tė saj, Rrapushit, ushtarak i lartė i Aviacionit Amerikan, njė letėr presidentit amerikan, Bush, ku i lutej qė Shqipėria tė ishte nė planet amerikane dhe tė ndihmohej prej shtetit amerikan.

Nėnėmadhja shqiptare, mendon se shqiptarėt janė njerėz tė mirė, punėtorė dhe tė ndershėm, dhe nuk meritojnė atė fat tė keq qė i ka ndjekur nė vite. E takuam kėtė grua me shėndet tė rrallė. Nė fshatin e saj nė Hudėnisht, ku ka ardhur pėr vizitėn e radhės... Nė 10 gusht tė vitit 2007, Demire Durollari ka shkelur nė vitin e 112 tė jetės sė saj. Ajo ėshtė nga fshati Hudėnisht i Pogradecit dhe aktualisht banuese nė Nju Xhers tė SHBA, pranė familjes sė djalit tė saj, Gurit. Fiziku i saj, ėshtė shumė larg atij pėrfytyrimi qė dikush mund ta mendojė pėr njė grua 112-vjeēare.

Ajo ka njė trup tė drejtė, dy sy tė mprehtė dhe ėshtė shumė e dashur. Sapo ka mbėrritur nga Amerika nė Hudėnisht tė Pogradecit, kur ne shkojmė ta takojmė. Merreni me mend, njė 112-vjeēare, qė ka udhėtuar rreth 12 orė me avion, mbi oqean dhe tre orė me makinė, nga Aeroporti i Rinasit, nė Pogradec. E, megjithatė, ėshtė gati pėr bisedė, sapo i prezantohemi qė vijmė nga "Shekulli, dhe duam tė shkruajmė diēka pėr tė. Ka njė freski tė admirueshme, qė do ta kishte zili njė i ri nė moshė.

Nėna e madhe, Demirja, ėshtė larguar nė viti 1947 nė SHBA. Thotė qė nuk e kishte menduar se njė ditė do tė kthehej nė vendlindje dhe do tė ēmallej me tė afėrmit dhe me Hudėnishtin e bukur, buzė liqenit. Qėndron e ulur nė njė kolltukun e dhomės, nė shtėpinė e tyre nė Hudėnisht, njėlloj si gjithė tė tjerėt, madje, kur unė do t'i bėja njė fotografi, ajo nuk pranon ta nxjerr ulur nė kolltuk, por ngrihet nė kėmbė dhe pozon sė bashku me nipin e saj, Rrapushin. Ka lindur nė fshatin e saj, Hudėnisht, nė vitin 1890, nė familjen e Xhudollarėve. Historia e dashurisė, ėshtė vėrtetė shekspiriane. Familja e saj ka qenė nė hasmėri me familjen Durollari, po nga ky fshat. Por, kjo martesė e saj me Rrapush Durollarin, i ka pajtuar mė nė fund tė dyja fiset. Asaj i ka humbur i shoqi i saj, Rrapushi, shumė dekada mė parė, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. "Ka qenė aksidentale,- tregon nėnė Demirja,- duke shkuar nė mal me kalė, ėshtė qėlluar nga lart dhe i morėn jetėn".


Nga kjo martesė ka lindur 5 fėmijė, dy djem (kanė vdekur) si dhe tre fėmijė tė tjerė: 2 vajza, Shyqyrien dhe Lirien, tė cilat ndodhen nė Amerikė, sė bashku me familjet e tyre dhe njė djalė me tė cilin jeton, Gurin, mjek stomatolog.


Vij nė Shqipėri ēdo vit, thotė ajo dhe pėrtėrihem, por problemi i tokave dhe pronave mė shqetėson. "Ende nuk po i marrim, nuk ka vajtur haka tek i zoti, tokat e njėrit i merr tjetri dhe ėshtė bėrė njė kaos, qė mos e pyet...!",- thotė nėnė Demirja.


Kjo grua me shėndet tė rrallė, pasi ėshtė larguar nga Shqipėria nė vitin 1947, sė bashku me familjen, ka qėndruar dy vjet nė Itali. Mė pas nė SHBA, nė qytetin e Nju Xhersit, ku vazhdon tė jetojė. E kujton ende largimin e atėhershėm nga Shqipėria. "Vatani tėnd duhet more djalė dhe guri i rėndė ėshtė nė vendin e tij, por kur ta bėjnė jetėn tė paduruar me diktaturė dhe me burgje, pak ndryshon, si tė jesh brenda, si tė jesh jashtė qele...!",- thotė ajo. Pak mė tej nė bisedė, duke folur pėr Shqipėrinė, e ngre tonin e zėrit lart: "Hė more djalė, a mund tė jetohet nė njė vend pa besim tek Zoti, dhe kėshtu Shqipėria ngeli si vend pa Zot!". Ėshtė grua me besim tė fortė. I gjithė fshati Hudėnisht, e njeh si grua shumė zemėrbardhė dhe tė dashur.
Si i shtyn ditėt nė fshatin e largėt shqiptar! Dėgjon me vėmendje edicionet kryesore tė lajmeve dhe kur ikėn energjia elektrike, shfryn tėrė mllef: "Edhe Rodezia e Jugut, nuk vuan pėr korrent, siē vuajnė shqiptarėt!",- na thotė. Mungesa e dritave dhe kushteve tė tjera, e mėrzit. "Sa herė qė vij, mėrzitem dhe nisem prapė pėr Amerikė. Por, sa rri dy muaj aty, pėrsėri mė hipėn malli pėr kėtej dhe vij nė Shqipėri",- na tregon.


Mė e pabesueshmja! Kjo grua nuk ka pasur kurrė nevojė pėr mjek. Me pėrjashtim tė njė rasti, nė 11 Shtator, nė sulmin terrorist ndaj Amerikės. Nipi i saj, Rrapushi (ka marrė emrin e burrit tė saj) thotė se kur ranė kullat binjake u shqetėsua shumė, sepse atje ishte nipi i saj, Astriti, djali i vajzės por, fatmirėsisht, atė ditė ai nuk kishte shkuar nė punė. "Nga tronditja e ēuam te mjeku. Kur i panė datėlindjen dhe konstruktin e trupit, ata u habitėn. I bėnė njė konsultė tė gjatė, duke e pyetur pėr gati njė orė. Mė pas i kėrkuan leje pėr t'i bėrė disa analiza pėr studime shkencore",- tregon Rrapushi. Mjekėt e kishin pyetur se ēfarė hante mė shumė. Nėnė Demirja u kishte thėnė, se mė shumė nė jetėn e vet, kishte ngrėnė peshk. "Mbretin e peshqve, koranin e rrallė, qė jeton nė Pogradec",- u kish` thėnė mjekėve. Nėnė Demirja konsumon gjithashtu shumė bulmet dhe lėngun e limonit. Nuk pi duhan, as alkool. "Gjakun,- thotė nėnė Demirja,- nuk e prish kollaj.



Rasti i parė ishte me nipin, thashė se e humba nė kullat binjake dhe u trishtova shumė, se sa ishte i fejuar nė Pogradec, me njė vajzė nga Starova". Ajo e ka njė mendim edhe pėr punėn e jetėgjatėsisė. "Stresi,- thotė ajo,- ėshtė burimi i tė gjitha sėmundjeve". Ai stres qė nėnė Demiren, me sa duket, nuk e ka vėnė kurrė pėrposhtė, megjithėse ajo jeton vetėm qė nga viti 1943, kur iu vra i shoqi. Mendon se shqiptarėt nuk e meritojnė kėtė jetė kaq tė varfėr. Nė njė moment qesh: "Sikur ta kuptonin shqiptarėt sa tė varfėr janė, do pėlcisnin nga inati",- thotė duke nėnkuptuar karakterin tonė. Pėr gjithēka fajėson politikanėt.

Mendon se janė shumė tė paaftė dhe mendojnė vetėm pėr veten. "Kur vjedh djersėn e popullit tėnd, nuk bėn prokopi, por njė ditė, tė bie mbi kokė",- thotė 112-vjeēarja dhe shton: "Kanė gjetur kėtė popull qė jeton nė baltė dhe duron, po deri kur?".


Nje leter Bushit
Para tre vjetėsh, nėnė Demires i lindi njė ide. "I them nipit tim, qė ishte oficer nė Ushtrinė Amerikane: A do ma shkruash njė letėr: unė tė them dhe ti tė shkruash, t'ia dėrgojmė presidentit Bush?- Ai qeshi.- Mirė nėnė, fol ti, ta shkruaj unė. E shkruam dhe ia dėrguam presidentit Bush: "I nderuar zoti President Bush! Zoti tė bekoftė, por do tė lutet njė grua shumė e moshuar, 109-vjeēare, shqiptare me banim nė SHBA, qė ta ndihmojė Amerika Shqipėrinė fatkeqe, qė ka mbetur vendi mė i varfėr nė Evropė".


Vetėm 10 ditė pas letrės ka mbėrritur edhe pėrgjigjja nga zyra e Bushit. E shkruar nė njė foto-kartolinė, ku presidenti Bush kishte dalė me bashkėshorten: "E dashur nėnė! Ju falėnderoj pėr letrėn dhe njėkohėsisht ju premtoj, se Shqipėria do ecė nė rrugė tė mbarė. Ju urojmė jetė tė gjatė. Me shumė dashuri, familja Bush".