Para pak ditesh, Adobe shtoi perkrahjen per Retina Display ne aplikacionet e Photoshop Illustrator CS6, por kjo nuk ishte e gjitha. Kesaj radhe eshte fjala per software-in e gjigantit te kreativitetit, Lightroom 4.3 i cili ka dale nga faza e testimit (beta) dhe tani eshte i disponueshem ne versionin e plote per shkarkim, duke sjellur mundesine e ekranit me rezolucion te larte, mbeshtetje te imazheve RAW per rreth 20 kamera te reja dhe nje numer permiresimesh te tjera. Versionin e ri mund ta shkarkoni nga faqja zyrtare e Adobe ose te shikoni per azhornime nga aplikacioni juaj ne kompjuter.