E Shtune, 29 Dhjetor 2007

Nuk pranon ndarjen nga i dashuri dhe per t’u hakmarre e denoncon per shfrytezim prostitucioni. Ky denoncim i ka kushtuar marrjen nen hetim per kallezim te rreme 18- vjecares nga qyteti i Beratit, pasi agjentet e zyres antitrafik kane perfunduar hetimet per rastin. Eglantina K., tri dite me pare mesohet te kete mberritur ne organin blu te ketij qyteti dhe ka denoncuar 27-vjecarin Agim B., duke e akuzuar per shfrytezim prostitucioni dy vjet me pare ne Greqi. Policia tha se menjehere pas marrjes se denoncimit kane nisur hetimet. Por nje dite me pas, agjentet kerkuan te rimarrin ne pyetje vajzen per te mesuar me shume detaje rreth ngjarjes. Gjate seances se pyetjeve, 18-vjecarja ka nderruar deshmine ne prani te prinderve, duke pranuar se denoncimi i pare ishte i rreme ne shenje hakmarrjeje ndaj ish-te dashurit, qe e braktisi per nje vajze tjeter. Lidhja e ciftit kishte perfunduar pak muaj me pare ne vendin fqinj, ndersa dhe vete prinderit e saj pohuan se denoncimi nuk qendronte. Ne keto kushte, ekspertet e antitrafikut kane perpiluar dosjen me vepren penale te “kallezimit te rreme”.