Receta Gatimi

Shqiptaret shfrytezojne studenten Polake


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Shqiptaret shfrytezojne studenten Polake

    E Shtune, 29 Dhjetor 2007

    Gjykata angleze deklaron fajtore dy shqiptare, qe akuzohen per shfrytezimin e nje studenteje 24-vjecare nga Polonia ne bordellot e Britanise se Madhe dhe kercenimin e saj me jete dhe eliminimin e familjes ne emer te “mafies shqiptare”. Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar, ndersa ceshtja hetohet nga autoritetet e drejtesise ne zonen e Cravley, ku dhe jane kryer arrestimet nga divizioni i policise ne Surrey, i Stefan Berdufit, 38 vjec dhe Agim Qosjes, 20 vjec, te akuzuar per disa krime. Procesi ne ngarkim te shqiptareve per pese akuza ka nisur qe prej qershorit te vitit 2006.

    Ndersa zhvillonin nje operacion kunder trafikut te qenieve njerezore dhe emigranteve te paligjshem, efektivet e stacionit te policise ne Surrey te zones se Cravley, arriten te zbulonin edhe nje studente polake 24-vjecare qe ishte shfrytezuar per muaj te tera nen kercenimin per jete dhe me pas perdhunuar. Operacioni per ndalimin e dy shqiptareve eshte kryer javen e pare te qershorit te vitit 2006, kur Stefan Berdufi dhe Agim Qosja rane ne pranga per disa akuza. Mediat angleze publikuan lajmin dhe raportuan se shqiptaret ishin hequr si pjese e nje klani mafioz, duke mashtruar studenten, perdhunuar, e shfrytezuar si prostitute ne nje bordello lokale. Vajza kishte identifikuar dy shqiptaret si autore, nderkohe qe rrefeu se te rinjte i kishin derguar edhe nje mesazh se, nese do te largohej, atehere ajo dhe motra e saj do te zhdukeshin. Madje, kishin vizatuar ne nje gur kufomen e saj dhe te se motres, duke bere dhe improvizim te kercenimit.

    Policia angleze kapi ne dy zona shqiptaret e dyshuar, ne baze te adresave te mbledhura per vendndodhjen e Qoses dhe Berdufit. Goditjet u kryen ne Bletchingley dhe ne South Nutfield. Sipas hetimit te kryer, Qosja ishte pastrues i xhamave, ndersa akuzohet per nje rast trafikimi dhe tre raste te sulmeve seksuale. Kurse Berdufi u gjet fajtor per dy raste te trafikut dhe nje te sulmit seksual, ndersa u hetua edhe per falsifikim. Te dy te dyshuarit gjenden ne proces ne gjykaten e Redhill, e cila i ka deklaruar fajtore shqiptaret dhe pret te jape vendimin final. Gjate marrjes ne pyetje, studentja polake ka deshmuar se, pervecse e kishin perdhunuar e shfrytezuar, dy shqiptaret i kishin derguar asaj mesazhe kercenuese, ku perfshiheshin piktura me emrin e saj dhe te se motres.

    Te arrestuar

    Stefan Berdufi, 38 vjec

    Agim Qosja, 20 vjec

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Shqiptaret shfrytezojne studenten Polake

    Nuk eshte rasti i pare. Uroj te rregullohen keta njerez

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: Shqiptaret shfrytezojne studenten Polake

    shpresoj qe te japin denimin e merrituar ketyre lloj njerezve sepse e meritojne .

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e fati54
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    43
    Reputacioni
    0

    Re: Shqiptaret shfrytezojne studenten Polake

    Pyll pa derra nuk ka.[fade]

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Spammer-ėt shfrytėzojnė situatėn ekonomike
    Nga MAJDI nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 10:48 AM
  2. Prostitutat shfrytezojne pasurite e tyre :D
    Nga Marins nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-01-2010, 10:19 AM
  3. Shqiptaret.
    Nga kuklla nė forum Diaspora Shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-12-2009, 11:36 PM
  4. Hakerėt shfrytėzojnė Twitter pėr tė kontrolluar kompjuterėt
    Nga Kliton nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-08-2009, 08:51 AM
  5. Shqiptaret ne Azi
    Nga kuklla nė forum Diaspora Shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-01-2008, 12:02 PM