Receta Gatimi

Viktima e pėrdhunimit, pėrse preferon heshtjen


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Viktima e pėrdhunimit, pėrse preferon heshtjen

    “Edhe pse jam ekspozuar ndaj pėrdhunimit qė kur kam qenė 11 vjeēe, e kam mbajtur tė fshehtė njė ngjarje tė tillė, duke mos u treguar atyre qė mė rrethonin. Kisha shumė frikė se familja nuk do tė mė kuptonte. Njė herė, para pak kohėsh, u orvata ta hap si bisedė me mamin, se ēfarė duhet tė bėjė njė vajzė e cila pėrdhunohet, por reagimi i saj mė erdhi si rrufe nė qiell tė hapur.”

    “Shkurtimisht, jam pėrdhunuar nga mėsuesi i fizkulturės, gjė e cila ėshtė pėrsėritur disa herė. E kisha tė pamundur ta hap kėtė bisedė me ndonjė person, pasi e dija se do tė shihem si fajtore.”

    “Jam pėrdhunuar qė kur kam qenė e vogėl dhe e kisha tė pamundur tė vetėmbrohesha. Edhe kur u rrita dhe u bėra mė e ndėrgjegjshme, nuk mundesha ti rrėfehem askujt pėr atė qė po mė ndodhte, pasi i frikėsohesha pasojave. Mund tė humbisja njerėzit mė tė afėrt.”

    Kėto janė disa nga rrėfimet e vajzave qė kanė pėrjetuar traumėn e pėrdhunimit nė jetėn e tyre. Ato e kanė pasur tė pamundur tu tregojnė se ēfarė po heqin, as familjarėve dhe as dikujt tjetėr nė shoqėri. Por pyetja qė shtrohet ėshtė: Pėrse?

    Psikologėt kanė mendime tė ndryshme lidhur me heshtjen e viktimave. Ashtu siē u drejtohen vetė viktimave, ata u drejtohen edhe familjarėve dhe shoqėrisė.

    Nėse vajza e kapėrcen frikėn dhe i tregon se ēfarė po heq njė personi tė menēur, do tė mund tė ngrihej padi ndaj pėrdhunuesit. Sa mė shumė kkohė tė kalojė, aq mė e pavlerė shihet hapja e njė plage tė tillė.

    Imagjinoni nėse nėna ka qenė shoqe e ngushtė e vajzės qė nga vegjėlia, vajza nuk do ia mbante dot tė fshehtė pėrdhunimin. Ajo – nėna – do ta kishte kthyer pėrmbys gjithė botėn derisa tė arrinte tek autori i krimit dhe tė merrte hakun. Por nė shoqėritė tona, tė drejtat shkelen me kėmbė dhe ėshtė viktima ai qė akuzohet.

    Nė raste tė tilla, autori i krimit ėshtė nė pozita tepėr tė dobėta, por ai merr forcė nga pafuqia, pozitat e dobėta dhe paniku qė pikas tek viktima. Ai ushqehet me heshtjen e saj, edhe pse thjesht njė kėrcėnim se do tė tregojė dhe do e marrė vesh bota skandalin, ėshtė i mjaftueshėm pėr ti dhėnė fund krimit.

    Deri kur do vazhdojmė ta nxisim njėri-tjetrin drejt heshtjes? Viktima nuk flet dhe heshtjen e paguan shtrenjtė. Ajo qė bėn ajo, ėshtė se lutet qė ti vijė vdekja sa mė shpejt dhe ta largojė nga ai tmerr.

    Ne si shoqėri vazhdojmė ti zhysim kokat tona nė rėrė, mjafton tė mos pėrballemi me problemin dhe mekanizmat qė e luftojnė atė.

    Zakonisht, mbi viktimėn mblidhen disa faktorė tė cilėt e bėjnė tė zgjedhė heshtjen si alternativė, duke duruar vuajtjet. Kėshtu, ajo i frikėsohet emrit tė saj nga ēfarė ka ngjarė, i druhet tė ardhmes dhe jetės bashkėshortore, duke i injoruar pasojat e kėsaj heshtjeje dhe metodat qė duhet tė pėrdorė pėr ti dhėnė fund kėsaj tragjedie.

    Tek ne ėshtė e pėrhapur kultura e mohimit, e cila fshihet pas sloganeve tė bukura si: Jo skandalit, emri i familjes dhe fisit, heshtja etj... tė gjitha nė kurriz tė botės shpirtėrore tė njeriut tė pėrdhunuar.

    Pėrveē heshtjes dhe pjesėmarrjes nė krim, neve na mungojnė dhe ligje qė dėnojnė dhe penalizojnė aktin e ngacmimit seksual, pėr tė mos folur pėr mungesėn e institucioneve sociale dhe ndėrgjegjėsimit mediatik.

    Nė tė gjithė kėtė kontekst, viktima zgjedh heshtjen, pasi bindet se ajo ėshtė me mė pak pasoja. Kėshtu, ajo ėshtė dy herė viktimė, njė herė kur humbet nderin dhe abuzohet me tė, herėn tjetėr kur zgjedh heshtjen pėr tu pėrballur me problemin dhe shoqėrinė. Ajo i frikėsohet gishtave tė akuzės tė cilėt do i drejtohen nga njerėzit mė tė afėrm tė saj.

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Por nė shoqėritė tona, tė drejtat shkelen me kėmbė dhe ėshtė viktima ai qė akuzohet.

    Tek ne ėshtė e pėrhapur kultura e mohimit, e cila fshihet pas sloganeve tė bukura si: Jo skandalit, emri i familjes dhe fisit, heshtja etj... tė gjitha nė kurriz tė botės shpirtėrore tė njeriut tė pėrdhunuar.
    Shume e vertet.
    Sa keq me vjen per kto viktima....nuk besoj se ka gje me te tmerrshme...me traumatike se sa nje perdhunim. Shkaterrim fizik , shpirteror e psikologjik . (sidomos ky i fundit )
    Dhe me e keqja.....sic permendet dhe me siper...pamundesia per tu shprehur/hapur me dike. . . frika e paragjykimit...e mosperkrahjes......e rendon dhe me shum gjendjen e tyre....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Tėrmet nė Itali, 4 viktima
    Nga Erinaa nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-05-2012, 10:56 PM
  2. Microsoft preferon Mac OSX te Apple ne zyrat e tij!
    Nga ReniX nė forum Sisteme Operative
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-02-2011, 10:45 AM
  3. Nje gomar bie viktime e perdhunimit nga 4 njerez
    Nga 3r1k0 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-01-2011, 11:00 AM
  4. Ingrid Gjoni preferon Labin e “Rtv21”
    Nga Erinaa nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2010, 08:52 PM
  5. Shqipėri: Aksidentet, 315 viktima ne vit
    Nga Kliton nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 09:50 AM