Receta Gatimi

Skandalet e vitit 2012


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Komente Skandalet e vitit 2012


    Tė jesh fytyrė publike, kėrkon mjaft punė, kohė dhe mund. Si kėngėtar, gjithmonė do tė jesh nė qendėr tė vėmendjes kudo qė shkon, ēfarėdo qė bėn. Jeta personale nuk ėshtė mė pjesė vetme e jotja, ajo bėhet jeta e ēdo fansi.

    Sė bashku me muzikėn qė ata krijojnė, vijnė edhe pjesėt e pakėnaqshme tė cilat shpeshherė ndodhin me qėllim, por ka edhe raste tė paqėllimshme. Edhe viti qė lamė pas nuk shkoi pa skandale nga ana e yjeve tona. Kishte shumė ndarje, rrahje, skandale, kėngė tė vjedhura e shumė tjera.

    Kėngėtarja Argjentina Ramosaj, e cila u paraqit nė skenė me njė prezencė tė butė, nuk i shkuan punėt edhe aq mirė nga ana personale. Ajo pas disa viteve qė kaloi si e fejuar, i dha fund fejesės. Muaj mė vonė, u spekulua se ajo gjeti lumturinė nė krahėt e stilistit Armend Gashi, por as kjo lidhje nuk funksionoi. Siē duket kėngėtares mė shumė po i shkon statusi ‘single’.



    As Dafina Zeqiri nuk pėrjetoi mė tė mirėn nga jeta romantike. Nė fillim tė vitit 2012, ajo publikoi ndarjen e saj nga Krenari, me tė cilin ishte nė lidhje disavjeēare. Por menjėherė, ajo publikoi njė lajm tjetėr. Lidhja e saj me reperin Ledri Vula u bė tema kryesore nė mediumet tona. Mirėpo, as kjo nuk zgjati shumė. Njė skandal qė ndodhi nga ish- i dashuri i Dafinės, bėri qė edhe kjo lidhje e saj tė pėrfundojė keq. Pas paraqitjes sė Dafinės dhe Ledrit nė “Video Festin Muzikor” me kėngėn “Pom pėlqen”, nė fund tė performancės Ledri i dhuron njė puthje Dafinės, gjė qė nuk rezultoi tė ishte lėvizja adekuate, sepse pak ditė mė vonė, Ledri rrihet mjaft keq nga ish- i dashuri i kėngėtares dhe pas kėtij skandali pasoi lajmi pėr shkėputjen e Ledrit nga muzika dhe ndarja me kėngėtaren.

    Ndarjen e pėrjetuan edhe ēifti Rozana Radi dhe Mc Kresha. Kur publikuan lajmin se ata janė bashkė, u pėlqyen mjaft nga publiku qė pėrkrahu shumė lidhjen e tyre. Megjithatė, lidhja e tyre nuk zgjat shumė dhe pėrfundoi pa ndonjė shpjegim tė bėrė publik nė media.

    E ngjarjet me Ledrin, nuk kishin tė pėrfunduar pėr njė periudhė tė gjatė. Gjatė njė vizite nė Zvicėr, labeli Babastars, patėn njė pėrleshje tė pahijshme me labelin tjetėr OTR. Kėto dy grupe, u bėnė pjesė e njė rrahje nė aeroportin e Zvicrės, duke pėrfunduar nė njė stacion policor. Jo shumė kohė mė vonė, Babastars bėnė njė postim nė rrjetet sociale, duke shkruar “A osht bajram sot a?! Se i kena pre dy kurbana...”. Menjėherė pas kėsaj, vjen njė video e Noizyt ku ai mohon faktin qė gjendja e tij shėndetėsore ėshtė e keqe, dhe gjuan fjalė drejt tyre.



    As Mc Kresha nuk i pati punėt mirė me kolegėt e tij. Acarime tė mėdha u shkaktuan nė rrjetin social Twitter, ku njė postim i Bleros e acaroi Kreshėn, por edhe fansat e tij. Klipi mė i fundit i Kreshės “Ēok Guzel”, i cili u sponsorua nga aktori Blerim Destani, u kritikua nga kėngėtari Blero, duke ia adresuar Blerimit njė postim nė Twitter me fjalė thumbuese ndaj reperit. E reagimi i Kreshės, ishte i menjėhershėm kundrejt Bleros, duke ia kthyer nė tė njėjtėn mėnyrė.

    Edhe vera e vitit 2012, nuk kaloi pa skandale nga kėngėtaret tona. Nora Istrefi u bė pjesė e saj, me njė foto tė publikuar nė rrjetet sociale, ku ajo shihet e zhveshur nė pjesėn e sipėrme. Kėngėtarja ka qenė nė Ulqin dhe ka shkuar ta vizitojė njė plazh pėr femra. Edhe pse nė atė vend nuk janė lejuar kamerat apo aparatet, dikush ka bėrė njė foto tė saj skandaloze, ku ajo shihet duke bėrė dush e zhveshur. Reagimi i Norės ka qenė i menjėhershėm duke treguar pakėnaqėsinė e saj. Pa dashje kėngėtarja u bė pjesė e skandaleve, edhe pse gjithmonė mundohet tė jetė larg tyre.

    Njė ndryshim drastik pas pėrfundimit tė verės, e pamė edhe te Genta Ismaili. Pėrveē qė u shndėrrua nė bionde, ajo ndryshoi edhe pamjen e saj nė fytyrė. Edhe pse nuk e pohoi asnjėherė, disa burime vėrtetojnė se kėngėtarja ka pėrdorur ‘Botox’ nė fytyrėn e saj. E gjithė kjo siē duket ka qenė sakrificė pėr klipin e saj mė tė ri, i cili ende nuk ėshtė publikuar.

    Ndėrsa klipi mė i pėrfolur pėr kėtė vit, me sekuenca ‘tė nxehta’, ishte “I asaj” nga Tuna. Videoja e saj zyrtare nė YouTube ėshtė shikuar mė shumė se 6.5 milionė herė klikime, ndėrkaq u pėrfol pa masė gjesti i saj skandaloz nė klip. Prekja nė vendet intime, ėshtė njė gjest tabu nė vendin tonė, por Tuna po mundohet ta thyejė kėtė gjė.



    Pas videoklipit nė internet u hodh njė xhirim qė shfaqte kėngėtaren nga Maqedonia duke “e prekur” edhe nė njė koncert, derisa njė fans nuk i ka rezistuar dhe e ka hedhur dorėn e tij nė trupin e kėngėtares

    Sė fundi nė spektaklin mė tė madh tė muzikės nė botė “X Factor” ajo bėri njė gjest tė pahijshėm nė transmetim live. Fjalėt e pakontrolluara tė saj, morėn njė kah tjetėr, duke vėrshuar njė hije tė keqe pėr tė. “Ju lutem mos mė thirrni nė telefon, sepse e kam me vibrim, dhe e kam tė vendosur nė vend tė keq”, ishin fjalėt qė ajo i tha nė spektakėl.

    Videoja e fundit qė u lansua nga kėngėtarja Fjolla Morina, mori shumė kritika, pozitive e negative. Me skena paksa ‘erotike’ dhe me tekstin qė u pėrfol shumė, kėnga “FB” u keqkuptua nga dashamirėt e muzikės sonė.

    “Klipi nuk ka tė bėjė me asgjė tjetėr, ėshtė njė garė e fuqishme pėr vallėzim dhe janė dy grupe tė cilat garojnė mes vete pėr tė kėrcyer sa mė mirė. Klipi ka dalė shumė i mirė dhe mjaft i paparė nė vendin tonė”.



    “2012 ishte njė vit i mbarė pėr mua. Nė kėtė vit realizova projektet e mia, jam e kėnaqur dhe besoj qė edhe publiku tė jetė i kėnaqur. Sa i pėrket projektit tė fundit, kėngės dhe klipit unė jam shumė e kėnaqur dhe besoj qė do tė ketė sukses nė kėtė fund vit. Ju uroj gjithė publikut dhe fansave tė mi 2013 tė jemi shėndosh e mirė dhe shumė punė dhe suksese dhe sa mė shumė dashuri me njėri tjetrin, gėzuar”, ka thėnė Fjolla Morina pėr Telegrafi.


    Burimi: Telegrafi

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    po skandalet e bleona qeretit ku i lat

    shum nga kto te ashequajtura skandale i bejn thj per te qen pak ne qender te medias roz dhe publikuttt......

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    po de po... Jemi bere edhe ne tani "VIP"...

    Kenga e ksaj te fundit, fjolla, me ka pelqyer si kenge edhe si spot por do thoja +18 me mire (:

    Tuna dhe zogu i saj gjithmone ne fluturim lol

  4. #4
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Opo te bejn skandal po nuk ben kto kush do bej

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Propozoni Anetarin e Vitit 2012
    Nga Administratori nė forum Informacione dhe Komunikime
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 27-01-2013, 11:57 PM
  2. Top 10 trendet e vitit 2012 nė Facebook
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 05:43 PM
  3. Makina me te pasterta te vitit 2012 (foto)
    Nga vaaldr1n nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2012, 12:16 AM
  4. Windows 8 nė fillim tė vitit 2012?
    Nga gjendar nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-02-2011, 10:07 PM

Etiketat pėr kėtė Temė