Disa kremra kanė njė shtresė tė hollė tė plastikės nėn kapak. A duhet ta mbajmė apo ta heqim atė shtresė?
Mbani atė shtresė, shkruajnė e ekspertėt. Ekspozimi nė dritė dhe ne ajėr bėn qė struktura e substancave aktive tė ndryshohet, duke pėrfshirė Vitaminėn C dhe retinolin. Poashtu, mbani kėto produkte nė vende tė freskėta dhe tė errėta pėr ta mbajtur efektin e tyre.

I shtoj ujė shamponit tim pėr ta pėrdorur mė gjatė. A do tė mė pastroj njėjtė?
Nė qoftė se ėshtė njė shampon me koncentrim tė lartė (qė merr shumė ujė pėr t’u hequr), nuk bėni dėm nėse i shtoni ujė. Mirėpo, pėr shumicėn e shamponėve shtimi i ujit ulė efikasitetin dhe bėn produktin shumė tė lėngėt qė e pamundėson largimin e papastėrtive.

Sa shpesh duhet t’i pastrojmė brushat e grimit (make-up)?
Shumė ekspertė pajtohen qė pastrimi njėherė nė muaj ėshtė i mjaftueshėm. Futeni brushėn nė ujė mesatarisht tė nxehtė nė shkumė tė sapunit. Shpėrlajeni, fshini brushėn me njė peshqir tė pastėr dhe pastaj pėrdorni njė tharėse tė flokėve pėr ta tharė.

Mbaj sfungjerin pėr pastrim nė dush. A paraqet ndonjė problem nėse nuk thahet tėrėsisht gjatė pėrdorimeve?
Po. Lagėshtia qė qėndron nė sfungjerin pėr pastrim ėshtė njė medium ideal pėr shumimin e baktereve. Pra, pas larjes, thajeni tėrėsisht duke e varur diku jashtė banjės.

A mund tė pėrdori sfungjerin pėr pastrim nė akne?
Duket i logjikshėm pėrdorimi i sfungjerit pėr largimin e akneve. Mirėpo, fėrkimi mund ta pėrkeqėsoj gjendjen e akneve.

A duhet ta hedh buzėkuqin pasi kam qenė e ftohur (me grip)?
Jo. Mund ta pėrdorni sepse virusi zhduket shpejt. Pėrveē kėsaj, nuk mund t’iu infektoj pėrsėri. Trupi juaj ka prodhuar antitrupa kundėr kėtij virusi. Por, njė fyt i infektuar mund tė bartė baktere pėr njė kohė mė tė gjatė. Pra hidheni buzėkuqin nėse keni pasur njė infektim bakterial.

A ėshtė e shėndetshme t’i ngjyrosim pjesėn e brendshme tė syve?
Dy gjėra duhet pasur parasysh: njė dorė stabile ėshtė e domosdoshme qė lapsi mos tė futet nė sy; dhe mund ta kontaminoni lapsin nėse keni infeksion tė syrit e qė nuk jeni nė dijeni (nė momentin qė e mbyllni lapsin, bakteret mund tė shumohen). Por kjo nuk do tė thotė qė ju nuk mund ta pėrdorni lapsin. Vetėm mprihni lapsin gjithmonė kur tė keni mbaruar punė. Nė kėtė mėnyrė e mbyllni lapsin nė gjendje tė pacenuar. Nėse keni infeksion tė syrit, hidheni lapsin pėr t’iu shmangur infektimit.


A ėshtė rrezik ta pėrdorimin pincėn e njėjtė pėr largimin e qimeve ne fytyrė dhe pėr nevoja tė ndihmės sė parė?
Jo nuk ėshtė nėse i merrni masat e duhura. Kur hiqni diēka me pincetė, ju mund tė bartni baktere apo kėrpudha diku tjetėr. Pra, pastroni pincetėn pas pėrdorimit pėr ndihmėn e parė duke e vluar pėr disa minuta. Gjatė pėrdorimeve fshini me alkool.

A ėshtė nė rregull ta mbajmė kremin kundėr diellit dhe disa produkte tjera kozmetike nė sirtarin e veturės?
Jo, veēanėrisht nė verė. Nė momentin qė vetura nxehet nė diell, temperaturat e lartė bėjnė qė substancat aktive nė kremin kundėr diellit tė degradohen nė atė nxehtėsi. Ndėrsa produktet tjera shkrihen. Kur aplikoni njė krem tė diellit tė degraduar nė lėkurė, nuk pėrfitoni nga SPF (faktori mbrojtės) qė shkruan aty. Nė fakt ju nuk aplikoni asgjė mė tepėr se njė krem hidratues.

A duhet tė lihet hidratuesi-zbutėsi i trupit nė dush?
Derisa e mbani kapakun e mbyllur mirė dhe e pėrdorni produktin prej 6 deri nė 8 javė, atėherė lirisht mund tė lihet. Mbani perden e dushit dhe derėn e banjės hapur qė tė ventilohet mirė hapėsira. Pėrndryshe, lagėshtia mund tė nxis rritjen e baktereve dhe kėrpudhave nė krem, veēanėrisht nėse produkti ėshtė organik.

A mund t’i pėrziej produktet pa e dėmtuar efektin e tyre?
Ėshtė jashtė rrezikut pėrzierja e kremrave retinoik dhe hidratuesve nė dorėn e juaj dhe pastaj aplikimi i tyre, por mos e pėrzieni kremin kundėr diellit me produkte tė tjera, sepse e hollojnė faktorin mbrojtės. Mė mirė ėshtė qė t’i shtresoni, pra t’i pėrdorni njė nga njė. Po ashtu, kurrė mos e pėrzini njė produkt me acid salicilik, acid glikolik, ose ndonjė acid hidroksil me retinol apo vitaminė C. Acidet do ta shkatėrrojnė efektin e tyre. Dhe disa kombinime tė tjera mund t’iu shkaktojnė irritime nė fytyrė.

Pėrdorimi i grimit (make-up) nė veturė dhe nė autobus gjatė shkuarjes nė punė. A mund tė kontaminohet grimi?
Jo, vetėm nė rast se i pėrdorni gishtat pas prekjes sė sipėrfaqeve tė cilat mė herėt shumė njerėz i kanė prekur. Nėse pėrdorni njė brushė tė pastėr apo ndonjė sfungjer, grimi juaj nuk do tė kontaminohet. Risku mė i madh vjen nga futja e lapsit nė sy. Nėse duhet t’i grimoni pjesėt delikate atėherė pritni deri nė semafor.

/Telegrafi/