Receta Gatimi

Katastrofe ne Lezhe, shperthejne depot e naftes


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Katastrofe ne Lezhe, shperthejne depot e naftes

    [align=justify:24ziln21]Nė fillim u pa njė kėrpudhė e zezė tymi e flake dhe vetėm disa ēaste mė pas u dėgjua shpėrthimi i tmerrshėm. Ishte hedhur nė erė depoja e dytė nga pesė tankerat e karburantit. Shėngjini ngjau dje nė mėngjez si njė Hiroshimė e vogėl, ku e keqja nuk vinte nga qielli, por nga tankerat e karburantit qė mund tė sillnin nga momenti nė moment mund tė provokonin tragjedinė. Ngjante si njė skenė e shkėputur nga dokumentarėt qė flisnin pėr shpėrthimet bėrthamore. Njė pamje e parė vetėm nė ekrane kur ilustroheshin shpėrthime atomike.
    Kishtė gjashtė orė qė zjarrfikėsit e Lezhės tė ndihmuar edhe nga ata tė Shkodrės, Laēit, Krujės, Tiranės dhe Fierit, mundoheshin tė mbanin nė kontroll zjarrin qė kishte pėrshkruar qėndrėn e depozitave tė firmės “Taci Oil”, nė hyrje tė Shėngjinit, por siē duket tė pafuqishėm pėr tė evituar pėrhapjen e flakėve. Depozitat ndiznin njėra-tjetrėn dhe deri nė atė kohė situata paraqitej krejtėsisht jashtė kontrollit pėr zjarrfikėsit. Gjashtė prej tyre asfiksohen nė momentin e shpėrthimit, ndėrsa njėri nga ata nė gjėndje shumė tė rėndė. Vetėm fati, por ndoshta dhe parandjenja qė i bėri zjarrfikėsit tė largohen me vrap nga qendra e shpėrthimit, i shpėtoi ata nga njė vdekje e sigurtė.[/align:24ziln21]

    (c) Gazeta Shqiptare 2006

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Katastrofe ne Lezhe, shperthejne depot e naftes

    Operacioni
    Ishin 17 automjete zjarrfikėse dhe mbi 100 forca mėsohet se janė angazhuar pėr shuarjen e zjarrit. Nė ndihmė tė zjrrfikėsve shqiptarė ėshtė nisur edhe njė ekip zjarrfikėsish grek me kėrkesė tė Ministrisė sė Brendshme por qė deri nė orėt e vona tė mbrėmjes nuk kishte mbėrritur ende.
    Por nė vendngjarje mungonte ajo qė ishte mė e domosdoshme pėr rastet e zjarreve nė karburante. Shkuma e posaēme qė nevojitet nė kėto raste. Njė sasi minimale qė ishte nė gjendje, u konsumua qė nė momentet e para tė luftės me flakėt dhe mbaroi menjėherė, sasia tjetėr qė pritej tė vinte nga Rinasi nuk mundi tė vinte edhe mbas orėsh tė tėra pritjeje, ēka e ndėrlikonte situatėn minutė mbas minute.
    Prej orės 14.00, autobote tė karburantit kryenin shkarkimin e dy depozitave tė mbetura me 1200 ton dhe 2 mijė ton karburant me shpresė pėr tė shpėtuar ēfarė mund tė shpėtohej dhe pėr tė penguar rritjen e pėrmasės sė tragjedisė. “Nuk dua tė mendoj se ēfarė do tė ndodhte nėse tė pesė tankerat do tė shpėrthejnė nė tė njėjtėn kohė. Kjo zonė do tė ndotet dhe do tė bėhet zi si pėr njerėzit, si pėr natyrėn”, thotė gjithė pishman njė nga zjarrfikėsit qė psherėtin kur sheh se puna e tij dhe e shokėve tė tij nuk ka duk. “Po gabojmė, nuk fiket ky lloj zjarri nė kėtė mėnyrė e me kėto mjete. Vetėm njė mrekulli do tė na shpėtojė”, thotė ai.

    (c) Gazeta Shqiptare 2006

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Katastrofe ne Lezhe, shperthejne depot e naftes

    Ngjarja
    Ora shėnonte 4.45 nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme, kur zjarri pėrfshiu depozitėn e parė nga krahu i detit, me 900 ton naftė dhe rrezikonte katėr tė tjerat pranė saj. “Nė fillim dėgjuam njė shpėrthim dhe pastaj kur dola jashtė ndjeva erėn e tymit dhe pashė zjarrin qė kishte marrė pėrpjetė tek cisternat e naftės”, tregon njė banor qė ka shtėpinė fare pranė tyre. Rojat e depove tė karburantit nuk kanė mundur tė bėjnė tjetėr, veēse tė kėrkonin ndihmėn e policisė dhe zjarrfiksėve. Por kjo ishte vetėm shenja e parė e katastrofės ekologjike qė pritej tė pasonte. Ende pa gdhirė nė vendngjarje ka mbėrritur zjarrfikėsja e parė. Pastaj, repartet zjarrfikse, tė pėrforcuara dhe me mjete nga rrethet e tjera, kanė nisur tė lėshojnė ujė nė drejtim tė depozitave qė digjeshin, si dhe nė depozitat e tjera pėr t’I ftohur dhe parandaluar pėrhapjen e flakėve. Ndėrsa zjarri kishte nisur tė pėrfshinte edhe depozitėn e dytė nė krah, e cila kishte 300 ton gazoil. Dhe pikėrisht kur zjarrfikėsit mendonin se e kishin vėnė zjarrin nė kontroll, djegia e guarnicioneve tė urave lidhėse mes kėtyre dy depozitave ka hapur shtegun fatal, mes tė cilit ka depėrtuar flaka. I kishte ardhur rradha depozitės sė dytė me benzinė.
    Shpėrthimi
    Ora shėnonte 10.50, kur njė shpėrthim I fuqishėm ka ndodhur nė depozitėn e benzinės. Ajo ėshtė pasuar me njė re flakėsh qė arritėn nė lartėsinė mbi 50 metra. Njė re gjigande zjarri nė formėn e kėrpudhės qė tė jepte pėrshtypjen e njė shpėrthimi bėrthamor. Zjarrfikėsit janė larguar pėr njė moment, ndėrsa zjarri kishte pushtuar plotėsisht tre depozitat e para tė karburantit. Mungesa e maskave kundėr tymit ka bėrė qė dėmtoheshin nga asfiksia Gramoz Muēollari, punonjės I policisė sė Tiranės, Sami Bajraktari, punonjės I policisė sė ndėrhyrjes sė shepejtė, Eduart Cufi, zjarrfikės nė Krujė, Memė Biba dhe Il Vlashi zjarrfikės tė Lezhės dhe Agron Shima, zjarrfikės I Tiranės. Tė plagosurit janė dėrguar pėr ndihmėn e parė nė spitalin e Lezhės. Ndėrsa pesė tė parėt e kanė marrė veten pas ndihmės sė dhėnė, gjėndja paraqitej e rėndė pėr Agron Shimėn, I cili ėshtė dėrguar me urgjencė pėr ndihmė tė specializuar mjekėsore nė spitalin Ushtarak. Tė plagosurit janė vizituar edhe nga Ministri I Shėndetėsisė Maksim Cikuli, ai I Brėndshėm, Sokol Olldashi, dy zėvendėsministrat e Brendshėm Ferdinant Pone e Gjergji Lezhja, si dhe zyrtarė tė tjerė tė lartė.

    (c)Gazeta Shqiptare 2006

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Katastrofe ne Lezhe, shperthejne depot e naftes

    Mjetet
    Mungesa e solucionit pėrzjerės tė ujit mėsohet se ka ndikuar nė pėrhapjen e flakėve dhe pamundėsinė pėr shuarjen e saj. Ajo ėshtė kėrkuar nga Rinasi me urgjencė, nė momentin kur zjarrfikėsve u kishte dalė situata. Sipas burimeve, shkuma nė dispozion tė zjarrfikėsėve qė shkuan nė vendngjarje ka pėrfunduar shumė shpejt dhe pėr disa orė me radhė ata kanė pėrdorur vetėm ujin. Tė njėjtat burime janė shprehur se edhe skuadra e shpėtimit e minierave ėshtė njoftuar me vonesė duke ndikuar nė veprimet pėr shuarjen e zjarrit. Deri nė orėt e mbrėmjes pritej mbėrritja e njė ekipi tė specializuar zjarrfikėsish grek nė Shėngjin. Nė deklaratėn e tij pėr mendiat dhėnė nė drejtorinė e portit tė Shėngjinit, nė orėn 14.00, ministri I Brendshėm Sokol Olldashi, konfirmoi se zjarrfikėsit grekė kishin kaluar kufirin me Shqipėrinė dhe ishin drejtuar pėr nė Shėngjin.
    Katastrofa ekologjike
    Ajo qė tė gjithė I druheshin ka ndodhur rreth orės 16.44. Depozitat qė digjeshin janė ēarė si pasojė e nxehtėsisė dhe naftė nė flakė ėshtė derdhur nė drejtim tė lagunės sė detit. Nafta ka pėrparuar pėr rreth 200 metra nė brendėsi tė lagunės duke u djegur. Njė lajm I mirė ky pėr zjarrfikėsit, por njė lajm i tmerrshėm pėr gjithė ekosistemin e zonės, aq i rrallė nė tė gjithė Shqipėrinė. Era frynte nė drejtim tė detit duke ulur rrezikun pėr djegien e dy depozitave tė papėrfshira ende nga zjarri. Por nafta e derdhur nė lagunė rrezikon tė shkatėrrojė krejtėsisht faunėn e lagunės. Njė katastrofė, pėrmasat e tė cilės mbetet vetėm tė verifikohen, mbasi ėshtė verifikuar plotėsisht mungesa e eficencės sė strukturave pėrgjegjėse pėr tė pėrballuar situata tė tilla me zjarr nė karburant.

    “Nė ora 04.40 dėgjuam njė shpėrthim para nisjes sė zjarrit”

    Ora duhet tė kėtė qėnė 4.40 e mėngjesit kur dėgjova njė shpėrthim tė fuqishėm qė mė bėri tė zgjohem. Pashė nga dritarja depozitat dhe aty nisi tė ngrihej zjarri dhe tymi”. Kėshtu e nis rrėfimin e tij njė nga banorėt e shtėpive pranė depozitave tė karburantit “Taēi Oil”. Nuk dėshiron qė tė tregojė emrin e tij, por e ka ende tė freskėt zhurmėn qė i ngjante sė tepėrmi asaj tė njė shpėrthimi tritoli. Kėto dėshmi tė banorėve, ka bėrė qė tė ngrihen dyshime, qė shpėrthimi i zjarrit nė depozitat e karburantit tė ketė qenė e qėllimshme. Fakti qė po hetohet kjo pistė pohohet edhe nga grupi i hetimit i ngritur posaēėrisht pėr kėtė ngjarje. Lėnda eksplozive e dyshuar mendohet tė ketė qenė njė sasi dinamiti, shpėrthimi i sė cilės mund tė ketė provokuar edhe zjarrin qė pėrfshiu mė pas depozitat gjigande tė karburantit. Por pavarėsisht kėtij dyshimi, burime pranė grupit tė hetimit janė shprehur se deri nė dhėnien e njė raporti tė detajuar nga ekspertėt pėrkatės mbi vatrėn e zjarrit, tė gjitha pistat e mundshme tė kėsaj ngjarje, mbesin dyshime. Ndėrkohė mėsohet se nė vendngjarje kanė shkuar menjėherė edhe ekspertė nga Ministria e Brendshme, tė cilėt po verifikojnė pistėn e njė zjarrvėnie tė qėllimshme pėr ndonjė konflikt biznesi.

    Firma
    Tankerat e karburanteve tė pėrfshirė nga flakėt i pėrkasin firmės “Taēi Oil”, njėrės prej importueseve mė tė mėdhaja nga Italia tė karburantit me pronar Rezart Taēin. Kohėt e fundit firma nė fjalė kishte filluar hapjen e pikave tė karburantit nė qytete tė ndryshme tė vendit dhe kjo mendohet tė jetė njė nga pistat e hetimit pėr shkak tė konkurrencės. Ndėrkohė i kontaktuar nga Gazeta, pronari i firmės “Taēi Oil” ėshtė shprehur se nuk donte tė fajėsonte askėnd pėr kėtė ngjarje, duke ia lėnė nė dorė zbardhjen e sė vėrtetės autoriteteve pėrkatėse. Taēi ka falenderuar repartet e zjarrfikėsve si dhe qeverinė pėr masat e marra pėr tė lokalizuar vatrėn e zjarrit. Sipas tij nė depozitat e pėrfshira nga flakėt gjendeshin 7.5 milionė litra karburant (benzinė dhe naftė) dhe dėmi i shkaktuar mendohet tė jetė deri nė 2 milionė euro. Taēi ėshtė shprehur gjithashtu se kompania e tij ėshtė e siguruar, sipas tė gjitha rregullave.

    Rreziku
    Pėrveē tre tankerave tė pėrfshira nga flakėt me njė sasi totale prej 1,7 milionė litrash karburant, rrezikohen seriozisht edhe dy depozita tė tjera, tė cilat kanė pėrkatėisht nga 2 mijė dhe 1,2 mijė ton karburant secila dhe po bėhen pėrpjekje pėr zbrazjen e tyre

    (c) Gazeta Shqiptare 2006

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ruses i shperthejne gjokset e silikones gjatė uljes se aeroplanit!
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-03-2010, 04:42 PM
  2. Vihen nė kontroll zjarret nė Lezhė
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 02:32 PM
  3. Aksident i rende ne Lezhe, 4 te vdekur
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-09-2009, 06:17 PM
  4. Vazhdon rėnia e ēmimit tė naftės
    Nga Coca-Cola nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-07-2008, 02:22 PM
  5. Kine - Katastrofe mbi 8000 te vdekur
    Nga ReniX nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-05-2008, 04:16 PM