Nė vjeshtė tė vitit 2013 njė kometė shumė e lashtė do t’i qaset fare afėr Tokės. Shkencėtarėt presin qė me shkėlqimin e saj ajo tė errėsojė madje Hėnėn dhe tė jetė e dukshme me sy tė lirė edhe gjatė orėve tė ditės. Trup qiellor nė fjalė u zbulua nga astronomėt rusė. Ata gjetėn se kometa lėviz nėpėr njė trajektore krejtėsisht tė veēantė: pas rrotullimit tė vetėm rreth Diellit ajo do tė largohet pėrgjithmonė nė hapėsirėn ndėryjore nė “Renė e Oortės”. Kėshtu quhet sfera gjigante e pėrbėrė nga triliona blloqe akulli, e cila rrethon Sistemin diellor.
Kur astronomėt rusė Vitali Nevskij dhe Artiom Noviēonok panė nė monitor (ekran) njė njollė tė ndritshme, ata nuk e dinin akoma se ajo ishte njė kometė. Shkencėtarėt shkarkuan nė kompjuter fotot e hapėsirės qiellore tė bėra nė orėt e natės me ndihmėn e teleskopit 40 cm nė qytetin Kisllovodsk tė Rusisė jugore. Teleskopė tė tillė pėrdoren zakonisht pėr zbulimin e asteroideve, sqaron astronomi rus Dimitri Vibe:- Asteroidėt, kometat dhe trupa tė tjerė qiellorė tė Sistemit diellor lėvizin shumė ngadalė nėpėr sfondin e pėrgjithshėm tė hapėsirės yjore. Prandaj kėrkimi i objekteve tė tilla ėshtė me i pėrshtatshėm tė kryhet me ndihmėn e njė programi kompjuterik qė krahason fotot e qiellit yjor, tė bėra me njėfarė intervali kohor, duke filluar qė nga disa minuta. Kur programi pikas se ndonjė objekt nė imazhin e pėrftuar ndriēon, atėhere ai njofton se ėshtė zbuluar njė asteroid potencialisht interesant, ose, si nė rastin konkret, njė kometė.

Ndėrkohė kometa ndodhet pėrtej orbitės sė Jupiterit. Ajo do t’i afrohet Diellit vetėm njė herė. Astronomėt e pagėzuan atė me emrin ISON (International Scientific Optical Network). ISON, sipas llogaritjeve paraprake, ka pėrjetuar shumė epoka nė evolucionin e Sistemit diellor. Kur jeta nė Tokė ishte nė lindje e sipėr, ISON sapo fillonte lėvizjen e saj nga e ashtuquajtura Reja Oort. Meqenėse ISON nuk ka qenė kurrė nė zonat e brendshme tė Sistemit diellor, nė tė ėshtė ruajtur gjurma karakteristike e mjedisit ndėryjor. Studimi i sipėrfaqes sė kometave tė tilla mund tė japė njė informacion tė paēmuar nė lidhje me evolucionin e Gjithėsisė (Universit).



Tani ISON mund tė shihet vetėm nėpėrmjet teleskopėve shumė tė fuqishėm. Por aty nga fundi i verės kushdo qė dėshiron me dylbi tė zakonshėm mund tė ndjekė udhėn e endacakes kozmike. Kurse nė nėntor, kur kometa tė kalojė orbitėn e Tokės, mbėshtjellja e errėt e saj do tė shkrijė duke ekspozuar thelbin e akull. Kometės do t’i shfaqet “bishti”, atėhere ajo do tė bėhet shumė mė e ndritshme dhe do tė jetė e dukshme edhe nė mes tė ditės. Sa sa kohė do tė zgjasė kjo pamje jashtėzakonisht e bukur – tani pėr tani nuk mund tė thuhet saktėsisht: mė 28 nėntor kometa do t’i qaset shumė afėr Diellit dhe nėn ndikimin e temperaturave tė larta mund tė shpėrbėhet nė copa. Nė qoftė se nuk do tė ndodhė njė gjė e tillė, atėhere ajo do tė jetė e dukshme me sy tė lirė pothuajse deri nė fund tė dhjetorit. Ndėrsa mė 14-15 janar Toka do tė kalojė nėpėrmjet mbetjeve tė “bishtit” tė kometės dhe banorėt e planetit do tė shohin shiun meteor.