Receta Gatimi

Aurela Gaēe … dhe zhgenjimet nuk kane te sosur


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Aurela Gaēe … dhe zhgenjimet nuk kane te sosur



    [align=justify:1aj0c7uk]Linjat elegante, kėrcitja me delikatesė e takave mbi pllakat e Rognerit, veshja klasike, modeli i flokėve po aq klasik nuk tė lėnė shumė shanse pėr tė besuar se pas syzeve tė zeza e tė mėdha fshihet Aurela Gaēe.
    Pesė vjet pas nga koha kur do tė merrte avionin pėr tė ikur drejt Amerikės, Aurela ka mbėrritur nė Tiranė kryekėput e tjetėrsuar. Tė paktėn kėtė pėrshtypje tė jep nga larg.
    E ndėrsa tė ulet nė tryezė e porosit kafen e parė tė atij mėngjesi, bindesh se ndryshimet kanė ndodhur jo vetėm nė look. Amerika e ka bėrė tjetėr njeri. Ndoshta sepse atje gjėrat funksionojnė krejt ndryshe.
    Ndėrsa kėtu nė Tiranė, Aurelės nuk do t’i duhej mė shumė se 24 orė kohė pėr tė kuptuar se i duhej tė kthehej sėrish nė identitet, se kėtu metamorfoza qė i ka diktuar toka e largėt nuk i vlen aspak. Vetėm njė ditė do t’i mjaftonte pėr tė ndjerė sėrish atė shpirtin rebel t’i gėlonte brenda saj. Ndėrsa historitė e zhgėnjimet do tė nisin sėrish, pikėrisht aty ku ajo ua kishte shkėputur fillin kėtu e pesė vjet mė parė.
    Kishte menduar e besuar se pėrkimi i ardhjes sė saj me ditėt e pėrgatitjes pėr edicionin e 45-tė tė kėtij festivali do tė ishte i mbarė. Por nuk i doli aspak kėshtu.

    ***
    Sinjalin e parė se gjėrat nuk do tė ishin ashtu siē i kishte menduar, Aurela do ta merrte qė nė kontaktet e para qė do tė bėnte me organizatorėt e festivalit. Premtime e mė pas deklarata tė tjera qė hidhnin poshtė tė parat, e qė ia mohonin tė drejtėn pėr t’u shfaqur si e ftuar nė natėn e fundit tė festivalit.
    Njė sinjal mė shumė e mori nė mbrėmjen gala, organizuar enkas pėr tė risjellė edhe njėherė historinė e kėtij festivali dhe nderuar gjithė protagonistėt e tij. Ku protagonistja Gaēe nuk do tė kujtohej me asnjė prej ēmimeve tė saj tė parė, por me njė prej atyre prezantimeve qė pėr karrierėn e saj nuk do tė thonė asgjė. Ky sinjal i dytė e bėri kėngėtaren tė reflektojė e tė kuptojė mė qartė se i duhet tė nxjerrė sėrish thonjtė pėr tė marrė atė qė i takon. Ashtu siē ka bėrė kėtu e pesė vjet mė parė. E ka tė vėshtirė ta kuptojė pse duhet t’i ndodhė sėrish kėshtu, e pse u dashka qė tė pėrballet sėrish me tė tilla situata tė pakuptimta, vetėm pse dėshiron tė ketė njė minutazh tė caktuar pėr t’u rikthyer nė skenėn e njė festivali. I vjen keq tė dalė nė konkluzionin se festivalet i sjellin mė shumė zhgėnjime sesa kėnaqėsi, se ndoshta do tė kishte qenė mė mirė qė ta kishte shtyrė ardhjen e saj nė Shqipėri. Kėshtu do t’ia kishte kursyer vetes njė zhgėnjim mė shumė, i cili po i risjell sėrish nė kujtesė atė trishtimin qė ndjeu nė fundin e 2001-shit, kur pasi fitoi ēmimin e parė me kėngėn “Jetoj” nė festival, i thanė se nuk ishte e vėrtetė se fituesi do tė shkonte nė Festivalin Evropian.
    Por ja qė nė kėta pesė vjet e kishte harruar se nė Shqipėri gjėrat bėhen gjithmonė pėr sė mbrapshti. Dhe ja ku ėshtė, sėrish nė njė vorbull qė si dihet se ku do ta ēojė. Problemet sapo kanė nisur tė nxjerrin krye. Kushedi dhe sa tė tjera do tė shtohen deri nė ditėn qė ajo do tė marrė sėrish avionin, pėr t’u kthyer andej nga ka ardhur. Sepse Gaēe e ka vendosur: nuk do tė kthehet mė pėr tė jetuar nė Tiranė. Tani qė ka zbuluar Amerikėn, ėshtė e bindur se kėtu do tė jetė e pranishme vetėm me kėngėt dhe albumet e saj tė reja. Jeta e saj do tė vijojė andej.
    ***
    Kur iku, nuk mendonte aspak kėshtu. Madje nuk e dinte se do tė rrinte kaq gjatė pa ardhur nė Tiranė. Sepse nuk e dinte se ēfarė ishte Amerika dhe sa kohė duhet tė presėsh pėr tė siguruar letrat qė duhen pėr njė lėvizje tė lirė. “Kėto letra munda t’i siguroj vetėm tre muaj mė parė”, - pohon vetė ajo, duke shtuar se udhėtimin e rezervoi nė kėtė kohė kur ishte disi mė e lirė e kur mund tė rrinte pak mė gjatė. Por nuk do tė mund tė rrijė mė shumė se dhjetė ditė, gjithsesi. Pėr vitin e ri duhet tė jetė sėrish atje, sepse tashmė ka nėnshkruar njė kontratė pune pėr tre netėt e festės sė madhe. Tashmė jeta e saj ėshtė e lidhur ngushtė me NeW Yorkun. “Atėherė kur ika, nuk mendoja se do tė ndodhte kėshtu. Arsyeja kryesore qė ika ishte ime motėr qė kishte nisur studimet atje. Mendoja se pasi tė sistemoja atė, do tė kthehesha. Por ndėrsa prisja tė mė dilnin letrat, kuptova se ishte mė mirė tė qėndroja pėrfundimisht atje”. Nuk do t’i duhej shumė kohė pėr ta kuptuar kėtė gjė, ndoshta sepse qė nė fillim Amerika i priu pėr mbarė. “Unė shkova me njė vizė pune. Kisha firmosur njė kontratė qė veē rrogės mė siguronte dhe apartamentin ku do tė jetoja. Ēka do tė thoshte se kisha njė bazė tė sigurt pėr t’ia nisur mbarė jetės sė re”. Por a mjaftonte kaq pėr t’u ndjerė mirė? “Sigurisht qė jo. Paratė qė unė fitoja nga puna mė duhej t’i shpenzoja pėr dokumentet dhe avokatėt, pėr motrėn qė vazhdonte studimet. E tė gjitha kėto kushtonin jo pak. E nė fillim nuk ishte e lehtė tė siguroje aq sa tė duheshin, pėr tė pėrballuar tė tilla shpenzime, sepse unė gjendesha nė njė vend ku mė njihnin fare pak, pėr tė mos thėnė aspak”. Aurela tregon se nėse nuk do tė kishte pasur ndihmėn e Eli Farės dhe tė Valbona Ēobės, zor se do tė shpėtonte prej atij hutimit qė e kishte mbėrthyer nė ato ditėt e para tė jetės amerikane. “Ishte njė tjetėr botė qė nuk e njihja aspak. Mė duhej tė nisja njė jetė krejt tė re, ndėrsa isha 27 vjeē dhe ndjeja se nė Tiranė kisha krijuar njė karakter qė nuk i shkonte shumė pėrshtat Amerikės”. Por do ta mblidhte mendjen shumė shpejt, pėr tė besuar se do t’ia dilte mbanė edhe kėtė herė. Aurela e kishte provuar ca vite mė parė se ē’do tė thoshte tė nisje njė jetė tė re. Kur do tė vendoste tė shkėputej nga fshati Llakatund, ku kishte lindur e ishte rritur, pėr tė jetuar e pėr t’u bėrė e famshme nė Tiranė, nuk ishte mė shumė se 19 vjeē. Nuk kishte pse tė mos ia dilte mbanė tani qė ishte 27 vjeē. “Kėtė herė sigurisht qė ishte edhe mė e vėshtirė. Mes fshatit tim dhe Tiranės atėherė nuk kishte kaq shumė ndryshime saē pashė mes Shqipėrisė dhe Amerikės. Atėherė kur zbrita nga fshati nė kryeqytet isha mė moskokėēarėse dhe gjithsesi e dija se nė ē’dyer duhej tė trokisja pėr tė provuar shansin ndėrsa atje nuk dija nga tė hidhja kėmbėt”. Gjithsesi edhe atje nuk do t’i duhej mė shumė se njė vit pėr t’u integruar ashtu si duhej nė jetėn Amerikane. “Kuptova se duhej tė hyja brenda komunitetit tė shqiptarėve qė nuk mė njihnin fare. Arrita qė pas fare pak kohėsh ata tė mos thoshin mė ka ardhur njė gocė nga Tirana tė kėndojė, por tė mė thėrrisnin nė emėr. E kjo do tė thoshte punė mė shumė e para mė shumė”. Nė Amerikė, me kaq duhej tė kėnaqej. Ajo e dinte qė nė fillim se ku po shkonte, e dinte se atje nuk mund tė bėhej fjalė pėr festivale e pėr koncerte tė mėdha.[/align:1aj0c7uk]

    (c) Gazeta Shqiptare 2006

  2. #2
    i/e rregjistruar Maska e kimbely
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Postime
    1
    Reputacioni
    0

    Re: Aurela Gaēe … dhe zhgenjimet nuk kane te sosur

    e dashur aurela ti mendoje e gjerat do te ndryshonin ne shqiperi kur e dime shume mire qe ne shqiperi behet nje hap para dhe 10 mbrapa fatkeqesisht per ne dhe kete popull nk mendoj se do te ndryshoje ndonje here korrupsioni dhe vjedhja ne nje shtet si toni dhe me drejtues si toner prandaj o popull mblidheni mendjen nje here e pergjithmone qe tek ne nk ka zhvillim as sot as kurr se ka vetem hajdut .nga kimberly

  3. #3
    i/e rregjistruar Maska e Skubo
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Postime
    3
    Reputacioni
    0

    Re: Aurela Gaēe … dhe zhgenjimet nuk kane te sosur

    aurela eshte kengetare e bukur dhe e mir
    qe me pelqen shummm

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Aurela Gace - Jepi Volum, Boom Boom Boom
    Nga ReniX nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-07-2012, 02:52 PM
  2. Aurela Gaēe, e para nė Ballkan me Tranzit - Shkarko MP3
    Nga olsii nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-05-2012, 12:12 PM
  3. Foto tė Aurrela Gaēe
    Nga Lirenti nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-03-2012, 09:28 AM
  4. Kėnga Ime shkon nė Eurovizion me Aurela Gaēen
    Nga ReniX nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2011, 03:36 PM
  5. Aurela Gaēe pėr pushime nė Budvė
    Nga Coca-Cola nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-08-2008, 10:04 PM