Pėrgjumja, mungesa e vullnetit dhe lodhja janė simptoma, tė cilat rreth njė e treta e njerėzve i ndien nė shkurt, ndėrsa shkuarja e mėhershme nė shtrat nuk do ti parandalojė, ka treguar studimi i Qendrės Britanike pėr gjumė, Sleepio, nė 21.000 njerėz.
Muaji i dytė i vitit ėshtė zyrtarisht muaji mė i keq pėr gjumė dhe na nevojiten tetė minuta mė shumė pėr tė fjetur dhe gjithsej dhjetė minuta jemi mė gjatė tė zgjuar gjatė ditės se sa gjatė muajve tjerė nė vit, shkruan Daily Mail. Pėr kėtė arsye 68 pėr qind e njerėzve nė muajin shkurt ka mė pak energji dhe 28 pėr qind janė depresiv, ndėrsa femrat janė nė veēanti tė prekura nga mungesa e gjumit.
Shkencėtarėt pohojnė se si pėr kualitetin e keq tė gjumit fajtor ėshtė kombinimi i faktorėve, mė sė pari i ditėve tė gjata, tė errėta dhe tė ftohta, mungesa e ajrit tė freskėt nė shtėpitė e ngrohura dhe mungesa e lėvizjes.
"Kėto rezultate tregojnė qė shumica e njerėzve ka mė shumė probleme me gjumė nė dimėr se sa nė muajt pranverorė dhe verorė, ndėrsa lodhja dhe pėrgjumja janė dukuri normale", ka thėnė udhėheqėsi i studimit, profesor Colin Espie.
Ai shton se si gjendja do tė pėrmirėsohet me shpejt dhe me zgjatjen e ditės qysh prej marsit shumica e njerėzve do tė flenė mė mirė.
Burimi: Koha.net