Disa kėrcime me litar janė nė gjendje qė tė eliminojnė urinė pėr disa orė nė vazhdim, zbuloi njė studim i realizuar nga ekspertė japonezė.
Sipas tyre, kėrcimet nė tė njėjtin vend, realizuar pėr disa minuta, pėrbėjnė gjithashtu mėnyrėn mė tė mirė pėr tė reduktuar marrjen e kalorive dhe realizuar njė dietė tė suksesshme.
Studiuesit e Universitetit tė Uasedės nė Japoni i kėrkuan njė grupi vullnetarėsh qė me barkun bosh, pas zgjimit nga mėngjesi, tė pedalonin pėr disa minuta nė njė palestėr.
Atyre u kėrkohej qė pas kėtij ushtrimi tė realizonin kėrcime me litar pėr disa minuta me radhė dhe tė regjistronin se kur do tė ndienin uri pas kėsaj.
Tek pothuajse tė gjithė vullnetarėt vihej re njė ndėrprerje e oreksit, ndėrsa ndienja e urisė shfaqej tek ata me disa orė vonesė, ndonėse nuk kishin konsmuar mėngjes dhe kishin realizuar njė aktivitet tė rėndėsishėm fizik.
Ndonėse nuk ka ende njė shpjegim dhe tė qartė shkencor, ekspertėt besojnė se lėvizja ulje-ngritje e trupit ėshtė nė gjendje qė nė njė farė mėnyrė, ti dėrgojė trupit sinjale qė bllokojnė enzimat tretėse dhe hormonin, i cili krijon ndienjėn e urisė.
Burimi: Top-Channel