Fėmijėt qė shikojnė televizor nė mėnyrė tė ekzagjeruar janė tė prirur tė zhvillojnė sjellje antisociale dhe nė disa raste edhe kriminale mė vonė gjatė jetės sė tyre, tregoi tė hėnėn njė studim shkencor.
Studiuesit nė Zelandėn e Re zbuluan gjithashtu se midis tė dėnuarve pėr krime tė ndryshme nė vend, shumica e tyre dėshmonin njė dashuri dhe marrėdhėnie intensive me televizionin, nė vitet e adoleshencės sė tyre.
Studimi u realizua nga Universiteti i Otagos, i cili u pėrqendrua tek njė grup prej njė mijė fėmijėsh, tė lindur nė vite tė ndryshme nė qytetin e Dunedinit.
Ēdo dy vjet, tė pėrzgjedhurit pėr kėtė anketim pyetishin se sa televizionin shikonin dhe tė dhėnat arritėn tė zbulojnė njė rritje tė qartė midis kriminalitetit dhe fiksimit pas ekranit.
Njė profesor pjesė e kėtij studimi deklaroi se varėsia ndaj televizionit rrit me 30% shanset qė njė fėmijė tė bėhet i dhunshėm apo qė tė ketė precedentė penalė nė tė ardhmen.
Ndėrsa studimi ynė nuk nxjerr pėrfundimin se televizioni ėshtė ai qė shkakton njė sjellje anti-sociale, zbulimet e kėtij anketimi tregojnė se reduktimi i varėsisė dhe orėve tė kaluar pėrpara njė televizori, ndihmojnė nė reduktimin e sjelljeve antisociale nė shoqėri.