Receta Gatimi

Si te kujdesem per duart?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Ide Si te kujdesem per duart?

    Duart tona jane gjithmone ne levizje te vazhdueshme dhe pikerisht per kete motiv duhet nje kujdes i vecante.E ne fakt,punet qe behen me dore,kontakti me ujin,reaksioni qe u ben i ftohti dhe ndotja perbejne rreziqe per lekuren e tyre dhe per bukurine e duarve.
    Keshtu qe le te japim disa keshilla per mirmbajtjen e duarve



    Kur i lajme.

    Mbi te gjitha nese lajme duart me shume se disa here ne dite eshte e rendesishme qe detergjentet,sapuni te jene te pershtatshem e delikat dhe me PH.
    Pasi lajme duart,eshte e rendesishme ti thajme me kujdes,uji qe mbetet ne lekure mund ta beje ate te ashper.
    Masazhojini duart me nje krem hidratant per duart,sa here qe i lan.


    Ne vere.

    Per te evituar qe dielli i veres te shkaktoje rrudha,mbroje lekuren e duarve me nje krem protektiv.


    Ne dimer.

    Klima e ftohte i ben duart tona te thata sepse alteron qarkullimin e gjakut,dhe lekura nuk merr ne menyre te duhur substancat ushqyese.Ashpersia duhet luftuar me kremra ushqyese ose edhe me trajtime antiage dhe antinjolla.
    Ne kete periudhe eshte mire ti mbrojme duart me dorashka.
    Kunder fryrjeve nga te ftohtit nje menyre e mire eshte te aktivizosh qarkullimin duke altrenuar ujin e ftohte dhe te nxehte e te fusni duart.


    Keshilla te dobishme
    Vaji i ullirit eshte shume efikas per ti bere lekuren duarve te buta e te lemuara.Prandaj para se te flini,mund te jete shume mire,ti masazhoni duart me vaj ulliri sikur te ishte nje krem.
    Kontakti me detergjent lares mund ti demtoje duart;e keshtu pra,perdorni gjithmone dorashka gome per ti mbrojtur.


    Tė gjithė pajtohen se duart dhe thonjtė flasin shumė pėr njė person dhe, meqė me shtrėngimin e duarve realizojmė kontaktin e parė dhe lėmė pėrshtypjen e parė, ėshtė me rėndėsi qė tė mundohemi qė gjithmonė tė kemi duar tė lėmuara dhe tė buta.

    Duart me lėkurė tė thatė dhe tė plasur nuk janė fare tė hijshme dhe atraktive. Gjatė dimrit, pėr shkak tė ndikimit tė ftohtėsisė dhe erės, por edhe pėr shkak tė ngrohjes artificiale, lėkura e duarve thahet.
    Pėr kėtė shkak, ėshtė me rėndėsi qė, gjatė kėsaj stine, tė pėrdorim mė shumė kremra tė yndyrshėm pėr duar. Mbrojtja mė e thjeshtė dhe mė e rėndėsishme e duarve gjatė dimrit, ėshtė bartja e dorėzave.

    Kur i lani enėt, gjithmonė duhet tė vini dorėza tė gomės, meqė gjatė kėsaj pune, duart ekspozohen ndaj substancave tė shumta kimike qė e largojnė yndyrėn, jo vetėm tė enėve, por edhe tė duarve. Pėr kėtė shkak, duhet ta evitoni larjen e shpeshtė tė duarve gjatė ditės.

    Disa herė nė javė duhet t’i lyeni duart me krem natyror pėr duar, apo edhe mė mirė, me vaj kokoje. Kremin ushqyes pėr duar mund ta pėrgatitni edhe ju nė shtėpi: Pėrziejeni gjalpin pa kripė me pak mjaltė dhe me bimė si hithi,
    P.sh. Disa pika limon nė duar pas larjes sė tyre, ndihmojnė nė kthimin e lagėshtisė dhe stabilizimin e pH-sė dhe e furnizojnė lėkurėn me vitamina tė nevojshme.

    Ėshtė mendim i gabuar se vetėm thonjtė e lyer me llak sigurojnė duar tė bukura. Edhe thonjtė e rregulluar mė sė miri nuk vijnė nė shprehje, nėse keni lėkurė tė lėnė pas dore, tė ashpėr dhe pėrplot lėndime tė vogla. Pėr kėtė shkak, sa herė qė tė shihni se keni lėkurė tė thatė, apo tė tendosur, mos hezitoni qė tė pėrdorni krem. Ėshtė mirė qė, para se tė bini nė gjumė, t’i bėni lėkurės masazh me krem, meqė masazhi e pėrshpejton qarkullimin e gjakut.

    Njė herė nė javė, apo tė paktėn njė herė nė muaj, duhet ta bėni pilingun e duarve, i cili i largon qelizat e vdekura nga sipėrfaqja e duarve. Pas bėrjes sė pilingut, duart e thithin mė mirė kremin dhe preparatet tjera. Pilingun e duarve mund ta bėni edhe ju nė shtėpi: pėrzieni gjysmė luge kripė dhe dy lugė vaj ulliri.

    Lyeni duart me kėtė masė dhe, pasi qė e keni lėnė tė rrinė disa minuta, shpėlani mirė duart dhe veni krem hidratues pėr duar, apo vaj, sidomos rreth thonjve.

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Une perdor krem per duart...sepse ndonjehere i kam shume te ndjeshme ndaj te ftohtit...me Aloe Vera!...por nuk ka me mire se vaji i ullirit...eshte mbi c'do gje ne bote...per kujdesin e gjithe trupit....

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Auroraa Lexo postimin
    Une perdor krem per duart...sepse ndonjehere i kam shume te ndjeshme ndaj te ftohtit...me Aloe Vera!...por nuk ka me mire se vaji i ullirit...eshte mbi c'do gje ne bote...per kujdesin e gjithe trupit....
    nuk i lyej dhe aq shpesh me krem (nivea me vaj ulliri ) ....por kam fiksimmm larjen duarve.....

    por nuk ka me mire se vaji i ullirit...per kujdesin e gjithe trupit
    por me mas ne fytyr,,,se esht shum zbutes

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Manikyri, ngjyrat dhe pėrshtatja me duart
    Nga ardona nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2013, 07:11 PM
  2. Si i lajnė duart astronautėt nė hapėsirė?
    Nga Erdi nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-02-2013, 08:58 PM
  3. Pse rrudhen duart kur futen nė ujė
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2013, 01:21 PM
  4. Pse na rrijnė duart e ftohta?
    Nga olsii nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-02-2012, 02:50 PM
  5. Tyson dhe Holyfield shtrėngojnė duart
    Nga aurel nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-10-2009, 06:26 PM