Receta Gatimi

Identikiti i rimelit...rendesia....aplikimi...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Ide Identikiti i rimelit...rendesia....aplikimi...





    Per ti dhene drite, thellesi dhe mister shikimit eshte e mjaftueshme te beni disa levizje rimeli. Nje kozmetik, qe fal perberesve te tij inovativ, arrin gjithmone rezultate te mira. Voluminoz, zgjates, me efekt natyrale, me ngjyra, keto jane te gjitha zgjedhje sipas deshires dhe nevojes.

    Por si ta njohim efektivitetin e nje rimeli? Cfare duhet te lexojme mbi etikete dhe cfare duhet te dime?

    - Uji, elementi kryesor

    I pashmangshem si gjithmone, uji eshte nje perberes i rendesishem edhe tek rimeli. Perqindja e tij, ne fakt modifikon konsistencen e produktit. Nje perqindje me e larte e ujit transformon performancen e rimelit ne menyre me fluide dhe te lehte duke prodhuar nje zgjatim te shikimit. Ne te kundert nje perqindje e vogel e ujit ne perberjen e tij jep densitet dhe efekt voluminoz.

    - Pigmentet

    Origjina e tyre eshte e ndryshme sipas ngjyres se zgjedhur. Per shembull, pigmenti klasik i rimelit te zi ka nje origjine minerale, shume te ngjashem me ate qe perdoren per te ngjyrosur copat. Ndersa ngjyra te tjera, si bluja derivojne nga llak sintetik te perpunuar ne menyre te vecante.

    - Dylli

    Ky element ofrojne consistence dhe elasticitet rimelit, duke arritur te mbrojne qerpiket nga agresione te jashtme. Origjina mund te jete natyrale, si ajo e bleteve, e rafinuar ne menyre specifike. Efekti zgjatues eshte i krijuar nga dyll mineral ose sintetik, te cilet jane me pak te rreshqitshem.

    - Vajra dhe filmogjene

    Ne listen e gjate te perbersve nuk mund te mungojne edhe prezenca e vajit. Keto mund te jene vegjetal ashtu dhe sintetik dhe objektivi i tyre eshte te bejne produktin me te shkelqyeshem. Pikerisht fal tyre qe produkti behet me i lehte per tu hapur ne qerpike dhe bejne qerpiket te shkelqyeshem dhe me te shpeshta.

    - Polimere dhe emulsione

    Ja dy emra qe me siguri nuk i keni shume te njohur. Polimeret jane molekula te medha (makromolekula) filmogjene me natyre te ndryshme, jane te nevojshme per te luciduar, kthyer dhe te japin volum apo te zgjasin qerpiket. Disa prej tyre, thahen shume shpejt, duke percaktuar nje kthim te qerpikeve.

    Emulsionet jane, se bashku me ujin dhe me vajin, perberesi i trete i rendesishem ne formacionin e rimelit, duke lejuar rimelin te behet kremoz dhe likuid. Keto te fundit nuk bejne pjese ne formulen e rimeleve Waterproof, qe do te thote rezistent ndaj ujit.

    >>>>>




    Rimeli eshte nje aleate shume i mire i bukurise, i domosdoshem nje cdo lloj make-up-i, ne gjendje te dhuroje intensitet dhe terheqje shikimit femeror. Nje kozmetik i cili mund te adaptohet edhe nje fytyre uje e sapun, por ne kete rast duhet te aplikohet me shume precizion, ne menyre qe rezultati te jete shume natyral.

    Mund te heqim dora nga buzekuqi, mund te synojme per nje shkelqyes pa ngjyre, mund te mos aplikojme fardin, nese nuk jemi te sigurta ta aplikojme ne menyre perfekte ne molleza, mund te mbajme thonjte tone te pa lyer, ose vetem me perforcues, por nuk mund te trukohemi kurre dhe te leme me nje ane rimelin.

    Gjithsesi, edhe ky produkt ka menyrat e tij, edhe pse mund tju duket i thjeshte per tu perdorur duhet te ndiqni disa regulla. Duke nisur qe nga zgjedhja e tij.
    Rimelin, si ta zgjedhim
    Si te zgjedhim rimelin e duhur? Qerpiket e gjate, te zeza, voluminoz, te kthyera lart jane absolutisht nje pike kryesore ne fytyre, dhe jane ne gjendje te japin personalitet edhe syrit me te thjeshte, per kete arsye duhet te trukoheni me zotesi. Duke kerkuar ne dyqane, ndodh qe mund te humbisni mes shume rimelesh te tille qe duken te gjithe njesoj, pervec faktit qe disa kushtojne me shume. Pothuaj te gjithe produktet jane te pasura me formula eskluzive me baze ricine dhe silikoni qe mbeshtjellin dhe zgjasin qerpiket, shume te tjere permbajne edhe substanca ushqyese. Ne vija te pergjithshme, te gjithe jane te mire por nese keni qerpike shume te shkurter preferoni ato me baze silikoni, nese i keni qerpiket te dobet atehere synoni te merrni nje rimel me baze ushqyese.
    Persa i perket ngjyres, e zeza nuk mund te mungoje ne sirtarin tuaj te bukurise, ndersa nuancat e tjera jane te pershtatshme per raste apo make-up te vecante.

    Rimelin si ta aplikojme
    Gjeja me e rendesishme per te pasur nje make-up per syte perfekt dhe sensuale, eshte te beheni te zonja ne aplikimin e rimelit, duke e manovruar me shkathtesi. Para se aplikoni ne qerpiket e poshtem, prisni te thahen qerpiket lart. Nese keni bere nje pune te mire syte tuaj do te jene te pa rrezistueshem.

    <<<<<<<<




    Ēdo rimel ka karakteristikat e veta i pėrcaktuar nga forma e furēės dhe nga pigmentet e formulės. Tė gjitha kėto elementė kontribuojnė pėr tė krijuar efekte tė ndryshme, dendėsinė, gjatėsinė, kur duam tė kemi qerpikė tė lakuar dhe voluminozė.


    Ēdo rimel ka njė metodė aplikimi, rimeli me furēėn e lakuar pėrdoret me njė lėvizje zig zag, rimeli me krehėr ka njė metodė aplikimi rrotullues, nga rrėnjėt deri tek majat e qerpikėve. Estetėt kėshillojnė se duhet tė pėrdorim kėto metoda pėr tė pasur njė shikim marramendės.

    Gjithashtu ata kėshillojnė nėse keni pak rrathė tė zinj rreth syve, tė shmangni lyerjen me rimel pėr qerpikėt e poshtėm, sepse rimeli krijon hije dhe nxjerr nė pah defektet poshtė syve. Tek qerpikėt e sipėrm duhet ta kalojmė atė dy herė qė tė duken mė tė dendur.

    Rimeli praktik
    Pėr tė aplikuar sa mė mirė rimelin ėshtė e rėndėsishme tė mos e lėkundni dorėn dhe aplikimi do tė jetė mė i lehtė edhe pėr duart jo shumė eksperte.

    Rimeli i pėrkulur
    Shumė make up artistė kėshillojnė qė para se tė aplikoni rimelin, pėrdorni kthyesen e qerpikėve. Sepse nėse qerpikėt janė tė kthyer nga sipėr duken sikur janė tė lyera me rimel.

    Rimeli voluminoz
    Rimeli, pasi thahet, shpesh herė duket i zymtė. Pėrdorni rimel qė ruan dritėn dhe qė u jep syve njė efekt tė dukshėm dhe brilant.

    Rimeli i pėrshtatshėm
    Nėse qerpikėt janė tė krehura mirė dhe tė ndara nga njėri tjetri, rimeli pėrshtatet shumė lehtė nė ēdo qerpik. Duhet tė aplikoni rimel qė ka njė furēė tė dendur qė zgjat dhe ndan qerpikėt tuaj.

    Rimeli shumė voluminoz
    Qerpikėt e hollė dhe jo shumė tė dendur kanė nevojė pėr njė produkt mė specifik. Specialistėt kėshillojnė se nė tė tilla raste aplikoni rimel voluminoz qė kanė dy baza ngjyrash, njė e bardhė, qė iu jep qerpikėve njė efekt voluminoz dhe tė padukshėm dhe nga ana tjetėr baza e zezė qė i zgjat.

    Rimeli mė nė modė
    Tendencat e fundit nė botėn e makiazhit kėshillojnė qė t’iu japim qerpikėve ngjyra, mbi tė gjitha tek majat. Ngjyrat qė rekomandohen janė lejlaja pėr sytė me ngjyra tė errėta dhe jeshile pėr sytė me ngjyra mė tropikale.

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Rimeli shume i domosdoshem mendoj....me pelqen shume....te vetmin produkt kozmetik qe perdor me shume...

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema love
    Anėtarėsimi
    Jun 2013
    Postime
    410
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    une perdor nje te max factor shume i mire dhe voluminoz

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ēfare Diete duhet te mbaj nje Grua Shtatzan dhe Rendesia e Kalciumit
    Nga PinkPrincess nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2012, 05:43 PM
  2. Rėndėsia e vitaminės D nė pleqėri
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2009, 05:43 PM
  3. Aplikimi pėr nė BE, brenda Qershorit
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-03-2009, 09:20 AM
  4. Aplikimi i Shqipėrisė, BE: Nuk ju mirėpresim tani
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-02-2009, 02:14 PM