Super e shpejtė, super e fuqishme. Ky ėshtė Ferrari i ri i pagėzuar thjesht LaFerrari, qė u ekspozua nė sallonin e makinave nė Gjenevė tė Zvicrės.
Bėhet fjalė pėr makinėn e parė hibride tė kompanisė italiane prodhuese tė makinave super tė shpejta. Njė monstėr e vėrtetė ku ėshė ndėrthurur mė sė miri teknologjia dhe stili.
Ka njė motor V12 prej 6.262 cc me ftohje me 963 kuaj fuqi dhe qė bėn 9250 xhiro nė minutė, njė shifėr rekord kjo pėr motorėt e kėsaj kategorie cilindrike. Vec kėsaj, LaFerrari ėshtė e pajisur me dy motorė elektrikė qė shtojnė fuqinė dhe shpejtėsinė nė dy drejtime tė ndryshme; njėri drejt rrotave ndėrsa tjetri rrit fuqinė e sistemit nė tėrėsi.
Bateritė peshojnė vetėm 60 kilogram dhe rikarikohen gjatė frenimit si dhe nė rastin kur motori prodhon mė shumė energji nga cnevojitet, si pėr shembull nė rastet e njė rruge me kthesa.
Tjetėr risi ėshtė pėrdorimi i sistemi Hy-Kers, frymėzuar nga i njėjti sistem qė pėrdoret nga makinat qė garojnė nė Formual 1.
E kur thuhet Ferrari normalisht gjithkush kalon nėpėrmendje shpejtėsinė, adrenalinėn. LaFerrari ėshtė nė gjendje tė kapė 100 kilometra nė orė pėr mė pak se 3 sekonda dhe 200 kilometra nė orė brenda 7 sekondave. Gjatė testeve tė kompanisė, rezultoi 5 sekonda mė e shpejtė se Enzo, modeli pararendės i saj i hedhur nė treg pėr herė tė parė nė vitin 2002 nga kompania torineze.
Pjesa e brendshme. Pamja brenda pėrcaktohet nga vetė klientėt, pėrvec sistemit tė drejtimit qė ėshtė standard pėr tė gjithė; timon dhe sistem frenimi mė praktik.
Nga selia e Kokėkuqes thonė se qė tani kanė marrė rreth 700 porosi. Nė fazėn e parė do tu realizohet dėshira vetėm 499 klientėve, ndėrsa mė vonė do tė prodhohen edhe tė tjera, sipas kėrkesave. Ēmimi; 1.2 milion euro!
Burimi: Top-Channel