Receta Gatimi

Festat, 400 milionė lekė fishekzjarrė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Festat, 400 milionė lekė fishekzjarrė

    Friday, 04 January 2008

    Shėnon shifėr rekord sasia e fishekzjarrėve tė pėrdorur gjatė festave tė fundvitit nė vend. Sipas Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave, deri nė ditėt e fundit tė dhjetorit llogaritet tė kenė hyrė nė doganė mbi 800 tonė fishekzjarrė. Njė sasi, qė e konvertuar nė lekė, shkon nė 400 milionė lekė. Njė shifėr kjo mė e madhe sesa vitet e kaluara. Sipas njoftimit tė Drejtorisė sė Doganave, shifra rekord prej 800 tonėsh ėshtė zhdoganuar sipas ligjeve nė fuqi. Ndėrkohė qė po tė shtosh kėtu dhe kontrabandėn, atėherė rezulton se nė qiellin shqiptar janė hedhur shumė mė tepėr fishekzjarrė

    Festa
    Shpėrthimet shumėngjyrėshe nė festat e fundvitit u kanė sjellė jo pak harxhe shqiptarėve. Ēmimet e tregut pėr fishekzjarrėt kanė qenė thuajse tė barabarta me ato tė artikujve tė tjerė qė duheshin pėr darkėn e Vitit tė Ri. Ēmimi minimal ka qenė 100 lekė pėr copė, ndėrsa ēmimi mė i lartė ka qenė 4 mijė lekė pėr fishekzjarrėt mė tė fuqishėm. Nė tė gjitha doganat e vendit janė regjistruar deri nė datėn 29 dhjetor, rreth 800 tonė fishekzjarrė importi. Sasitė e fishekzjarrėve, sipas njoftimit tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave, kanė nisur qė nė fillim tė muajit dhjetor. Malli i fundit nė modė nė Shqipėri ėshtė me origjinė nga Kina. Sipas tė dhėnave tė Doganave, Kina zė vendin e parė pėr sasinė e importit tė materialeve plasėse nė vendin tonė. Ndėrkohė qė vendet qė renditen pas Kinės pėr importin e fishekzjarrėve janė Zvicra, Turqia dhe Maqedonia.
    Shpenzimet
    Sipas statistikave, Shqipėria renditet nė vend tė fundit pas Moldavisė pėr varfėrinė. Ndėrkohė qė 400 milionė lekė tė shpenzuara vetėm pėr dy ditė tė vitit, tregojnė se nuk jemi dhe aq tė varfėr. Por, mė shumė se pasuri, ėshtė njė traditė shqiptare qė festat i konsideron si diēka e rrėmujshme me shpėrthime shumėngjyrėshe dhe zhurma tė forta.
    Rrezikshmėria
    Sipas ligjit tė miratuar nė dhjetor tė 2004-s, Ministria e Mbrojtjes duhet tė kontrollojė tė gjithė subjektet qė importojnė fishekzjarrė. Normat e lejueshme pėr materialet piroteknike janė tė pėrcaktuara me ligj dhe ēdo firmė private, para se tė marrė tė drejtėn e importit, duhet tė paraqesė listėn e materialeve qė nuk paraqesin rrezikshmėri tė lartė. Por edhe kėtė vit, nė sasinė e importuar nuk munguan materiale tė njė rrezikshmėrie tė lartė, gjė qė solli dhe njė sėrė incidentesh nė qytete tė ndryshme tė vendit.

    Festat e fundvitit "dehin" kryeqytetin

    Konsumimi i njė gote mė tepėr alkool natėn e ndėrrimit tė viteve ka bėrė qė nė Spitalin Ushtarak nė Tiranė brenda 3 ditėve tė shkojnė 313 pacientė. Orėt e para tė mėngjesit tė datės 1 janar i ka gjetur bluzat e bardha tė ushtarakut duke iu dhėnė ndihmėn e parė personave, tė cilėt kishin abuzuar me pijen, duke degraduar deri nė anomali me shėndetin, *dhimbje tė kokės, madje dhe gjendje tė fikėti. Burime nga reparti i toksikologjisė nė kėtė spital bėjnė tė ditur pėr "Tirana Observer" se numri i tė shtruarve nė tri ditėt e para tė vitit ka qenė shumė herė mė i lartė se zakonisht. 313 persona janė tė regjistruar nė regjistrin e kėtij repartin, tė cilėt kanė ardhur nė mėnyrė urgjente pėr tė marrė ndihmėn e parė nga mjekėt. Nga tė gjithė kėta vetėm 256 prej tyre kanė qenė nga pija dhe konsumimi i tepėrt i alkoolit. Ndėrkohė po nga tė njėjtat burmime mėsohet se 46 e tė paraqiturve janė tė helmuar nga ushqimet e ndryshme e tė pa kontrolluara, konsumuar kėto tri ditė. Por gjithashtu nuk kanė munguar edhe ata qė kanė abuzuar me drogat, 11 tė shtruar ka patur Spitali Ushtarak nga konsumimi i substancės sė ndaluar.
    Festa
    Spitali Ushtarak nė kryeqytet nuk ka njohur asnjėherė njė fluks kaq tė madhe tė shtruarish nga pija nė njė interval kohe kaq tė shkurtėr. Kur bėhet fjala pėr tė festuar, nuk ka njėri qė nuk i tundohet idesė, pėrfshihemi vrullshėm dhe nuk e kontrollojmė mė veten, sepse qejfi ėshtė gjėja e parė nė kėtė rast. Por harrojmė qė nga qejfi i tė festuarit mund tė dėmtosh edhe vetėn. Kėshtu ka ndodhur dhe mė 313 tė shtruarit nė Spitalin Ushtarak.
    Shkaqet
    Pėrzierja e pijeve, konsumimi i ushqimeve tė skaduar, apo tek-tuk edhe helmim nga darkat e gatuara nė lokalet e ndryshme tė kryeqytetit, janė disa nga shkaqet qė kanė ēuar njė shifėr kaq tė madhe tė shtruarish nė spital nė kėtė fillim vit. E kanė filluar me verėn, por nuk dihet se me ē'pije kanė pėrfunduar, duke shkaktuar anomali nė organizėm deri nė dėrgimin e menjėhershėm nė Spitalin Ushtarak.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Festat, 400 milionė lekė fishekzjarrė

    ja pse nuk e mbyllin doganen per fishekzarret?!

    sipas shtetit me mire te vriten 3-4 persona sesa tu bjeri atyre buxheti..

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. [Temė diskutimi] Pėr festat dua...?
    Nga vaaldr1n nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 05:39 PM
  2. Foto me Fishekzjarre
    Nga ReniX nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 01-07-2011, 10:31 PM
  3. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 09:03 AM
  4. Festat ne shqiperi
    Nga mimoza gjonaj nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-11-2010, 10:29 PM
  5. Nje urim per festat me nje dicka te vecant
    Nga briken nė forum Pėrshėndetje dhe Urime
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-01-2009, 08:24 AM