Receta Gatimi

TĖ dua cikĖl poetik pĖr dashurinĖ


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e Shaban Cakolli
    Anėtarėsimi
    Aug 2010
    Vendndodhja
    Gladbeck, Germany
    Postime
    142
    Reputacioni
    0

    TĖ dua cikĖl poetik pĖr dashurinĖ

    184540_372886192807868_1164518740_nzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzz.jpg



    TĖ DUA-CIKĖL POETIK PĖR DASHURINĖ


    PĖRSE MĖ IKE
    Mė ike o mike
    nė mėngjezin e vjeshtės
    mė le
    me hirin e mallit
    tė ruaj atė gacė tė fshehur
    tė dashurisė.

    Mbeta nė udhėkryq
    tė dashurisė
    me sy kah qielli
    duke pritur
    pikat e lotėve tė tu
    qė do t“i sjellin
    retė e kėsaj vjeshte

    - - - Updated - - -

    TĖ DUA
    Ty Lejdina
    nėpėr vargje
    desha tė tė puth
    nė faqe.

    Krejt rastėsisht
    diku t“kam pa
    e jam bėrė si i rėnė n“bela,
    as nuk kam sukses nė punė,
    as tėrė natėn nuk bėjė gjumė.

    Pse si ndėrroj bota ndodhitė?
    Sikur t“lindnim pėr njė ditė!
    Por e pata njė fat tjetėr
    ti mė e re,unė mė i vjetėr.

    Mosha s“njeh kufij t“dashurisė
    zemra s“ka sinjal t“pleqėrisė
    dhe po t“mos mundje me lėvizė
    kurrė pėr jetė s“t“kisha braktisė.

    - - - Updated - - -

    MBRĖMĖ
    Mbrėmė mė qove letėr
    s“munda ta lexoj
    mė ra loti nė te
    dhe ma trubulloj.
    Ēka munda t“dalloja
    dy zemra tė ngrira
    njėra ishte e jotja
    tjetra ishte imja.

    - - - Updated - - -

    FTESĖ
    Ai ndėrrojmė rolet
    veq mallin ta shymim
    unė po vi n“vend tėndin
    ti eja n“vend timin.

    Ti varurpėr mua
    unė varur pėr ty
    dy zemra t“bashkuara
    bėjnė botė pa kufij.

    Mos u dėmto ti
    po dėmtohem unė
    do shuhem pėr ty
    se tė dua shumė.

    Tė prek krahėt tu
    si flatra pėllumbi
    mė s“ėshtė me rėndėsi
    le tė mė vjen dhe fundi.

    Vetėm botėn tėnde
    dua tė ta njoh
    unė po bie viktimė
    ti kthehu jeto.

    - - - Updated - - -

    DIKU LARG

    Ti nė atė skaj
    unė nė kėtė skaj
    zemrat epshin
    nuk e ndajnė
    jeta qenka sulm i madh
    oh e oh,e vaj e vaj...

    - - - Updated - - -

    UNĖ JAM MBUROJA JOTE
    Roje i bėhem
    lotit tėnd
    tė mos tapikoj
    fytyrėn
    Dritė i bėhem fytyrės tėnde
    mos pėrdor pasqyrėn.

    Do tė bėjė vend n“zemrėn time
    mėrgimtar i vjetėr
    sakrificė nuk pyes pėr ēmime

    s“dua tė shoh n“krah tjetėr

    - - - Updated - - -

    Kam rėnė nė hall


    Nė zemrėn time
    vlon njė mall
    tė mė thuash
    veē atė fjalė
    ti mbyllesh
    bėhesh dry
    e unė vuaj
    pėr ty....

    - - - Updated - - -

    JAM SHUMĖ LARG

    Endem e rrėpatėm
    natėn nuk bėj gjumė
    tue menduar pėr ty
    se tė dua shumė.

    Zemra mė dėfton
    se do tė jemi bashkė
    qdo ēast mė kujton
    se duhet me t“dashtė.

    Jam larg prej teje
    shumė larg jam
    por nė zemrėn tėnde
    nuk e di ku jam.

    Ti nė zemrėn time
    qėndron natė e ditė
    dashuria jote
    mė prekė nė qdo ind

    - - - Updated - - -

    VETĖM TI MĖ VRET
    Rrufe prej qielli qė godet
    as stuhi dhe as tėrmet
    nuk frigohem qė mė vret
    as puna s“mė tretė
    as lodhėja s“mė mundon
    as plaga s“mė dėmton
    as nata pa fjetė
    asnjė shtėrngatė nė jetė
    vetėm ti mė vret.

    - - - Updated - - -

    SOT
    Si ndihem sot
    s“mund e pėrshkruaj dot
    po tė u desh ujėvara
    kam njė lum me lot.

    Sot
    dhe qė nga sot
    mėngjez pėr mėngjez
    do tė derdhi lot
    dhe ngapak do vdes.

    Qdo forcė qė e pata
    kėtė mėngjez e kėputa
    mė fal mikja ime
    Mė nė fund tė humba!...

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e catemidleton
    Anėtarėsimi
    Mar 2013
    Vendndodhja
    where I want to be
    Postime
    456
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
    Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.

    I ri kur kam qene, plot vrull, guximtar.
    Nje greke te bukur e desha me zjarr.

    Dhe puthjet e saja nuk kishte mbarim.
    Por ishte i shkruar i zi fati im.

    Nje nate po pinja me miq ne gosti,
    Kur portes trokiti nj'i lig jahudi.

    "Ti pi e defrehesh" cifuti me tha,
    "por grekja e bukur, te shkoi e te la"

    I dhashe te holla me lot e mallkim
    Dhe thirra tronditur te vij skllavi im.

    Dhe dolem. Vraponim mbi kuajt veri,
    Meshira me flinte ketu mu ne gji.

    Dhe porsa e pashe, oh, pragun e saj
    M'u erren krejt syte, m'u mbushen me vaj.

    Dalldisur shoh vajzen qe mua s'me ndjen.
    Ne krahe e pushtonte plot afsh nje armen.

    Prap syte m'u erren e thika gjemoi
    Ai as te puthuren dot s'e mbaroi.

    Kufomen e shtyva me kembe. Pastaj,
    Vajtova mbi vajzen, mbi gjoksin e saj.

    Kujtoj si po dridhej, si lutej ngadal...
    Me vdiq dhe kjo greke me shkoi dhe ky mall!

    Dhe shallin ja hoqa, s'iu desh ai me,
    Celikun e thikes e fshiva me te.

    Dhe skllavi kur nata gjith gjurmet i humb,
    Kufomat e tyre i hodh ne Danub.

    Q'ahere nuk puth sy te bukur me jo,
    Dhe nete gezimesh q'ahere nuk njoh.

    ...Veshtroj si i cmendur un' shallin e zi
    Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti
    - - - Updated - - -


    Rivoglio...

    Rivoglio... Quel
    brivido intenso che toglieva il fiato.
    Mi lasciava senza respiro per farmi respirare pił forte.
    Quella emozione pazzesca che mi fermava il cuore.
    Fino a non sentirlo pił, poi sentirlo ancor pił forte.
    Rivoglio... Te
    Rivoglio.... Noi

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e Shaban Cakolli
    Anėtarėsimi
    Aug 2010
    Vendndodhja
    Gladbeck, Germany
    Postime
    142
    Reputacioni
    0
    bravos,e bukur kjo

  4. #4
    i/e rregjistruar 20% Maska e catemidleton
    Anėtarėsimi
    Mar 2013
    Vendndodhja
    where I want to be
    Postime
    456
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Shaban Cakolli Lexo postimin
    bravos,e bukur kjo
    eshte e Pushkin....nje nder poezite qe adhuroj...

  5. #5
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Poezia me e bukur e Dritero Agollit

    KUR TE JESH MERZITUR SHUME

    Ketu s'do jem,do jem larguar
    ne toke i tretur si te tjeret
    ne kafenene e preferuar
    nuk do me shohin kamarieret.


    Dhe neper udhe ku kam ecur
    s'do ndihet kolla ime e thate
    mbi varin tim do rij i heshtur
    nje qeparis si murg i ngrate.


    Ti do trishtohesh atehere
    se s'do me keshe ne dhome gjalle
    dhe kur mbi xham te fryje ere
    do qash me eren dal-ngadale.


    Po kur te jesh merzitur shume
    ne raft te librave kerkome
    atje do jem i fshehur une
    ne ndonje fjale a ndonje shkronje.


    Mjafton qe librin pak ta heqesh
    e une do zbres do vij pas teje
    dhe ti si dikur me mall do qeshesh
    si nje blerim pas nje rekeje.

  6. #6
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Auroraa Lexo postimin
    Poezia me e bukur e Dritero Agollit

    KUR TE JESH MERZITUR SHUME

    Ketu s'do jem,do jem larguar
    ne toke i tretur si te tjeret
    ne kafenene e preferuar
    nuk do me shohin kamarieret.


    Dhe neper udhe ku kam ecur
    s'do ndihet kolla ime e thate
    mbi varin tim do rij i heshtur
    nje qeparis si murg i ngrate.


    Ti do trishtohesh atehere
    se s'do me keshe ne dhome gjalle
    dhe kur mbi xham te fryje ere
    do qash me eren dal-ngadale.


    Po kur te jesh merzitur shume
    ne raft te librave kerkome
    atje do jem i fshehur une
    ne ndonje fjale a ndonje shkronje.


    Mjafton qe librin pak ta heqesh
    e une do zbres do vij pas teje
    dhe ti si dikur me mall do qeshesh
    si nje blerim pas nje rekeje.
    Qikjo m'pelqej

  7. #7
    i/e rregjistruar 20% Maska e catemidleton
    Anėtarėsimi
    Mar 2013
    Vendndodhja
    where I want to be
    Postime
    456
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    *Mbrėmje

    Margarita:

    Nė Tule motit rronte
    Njė mbret besnik sa s’ka
    Kur vdiq ajo qė donte
    Njė kup’ t’art i la


    Mbi tė asgjė nuk vinte
    Me tjetėr s’pinte dot
    Sa her’ nė buz’ e shpiente
    I dilte njė pik lot


    Kur mbėrriti buzė varrit
    Qytet e pasuri
    Ia la trashėgimtarit
    Por kupėn kurrsesi


    Nė gostė mbretėrore
    U ul me miqt’ e vet
    Nė sallėn stėrgjyshore
    Nė kullėn pėrmbi det


    Dhe piu aty plaku
    Prej jetės t’fundmin gaz
    Tė shtrenjtėn kupė e flaku
    Pastaj poshtė nė tallaz


    Tek binte e vėshtroi
    Tek zhdukej pėrgjithnjė
    Dhe sytė perėndoi
    E s’piu kurrė mė.

    - - - Updated - - -


    HESHT ME MIRE...

    Mos mė thuaj qė dashuria, ėshtė thjeshtė iluzion,
    mos mė thuaj qė kur flas,asnjė fjalė nuk ma dėgjon,
    mos mė thuaj qė me ėndrra,asnjėherė s'duhet jetuar,
    ...mos mė thuaj tė jem e qetė kur kam shumė pėr tė kuptuar!


    Mos mė thuaj qė lėndimi ėshtė pjesė e lumturisė,
    mos mė thuaj qė symbyllur tė pranojmė pabesitė,
    mos mė thuaj qė s'ka diell,e kam parė unė rrezatimin,
    mos mė thuaj s'ka rrufe ! Se ke ndjerė zemėrimin?!


    Mos mė thuaj qė kjo fushė nuk do mundet tė lulėzojė,
    mos mė thuaj asnjėherė qė njė ndjenjė s'mund tė jetojė,
    mos mė thuaj qė s'ka yje,mos mė thuaj qe s'ka hėnė,
    ėshtė njėlloj sikur tė thuash: nuk kam babė e nuk kam nėnė!


    Mos mė thuaj qė zhgėnjimi,nuk lė plagė dhe shpejt kalon,
    mos mė thuaj qe tradhėtia,asnjėherė,askėnd s'lėndon,
    mos mė thuaj qė ka jetė dhe pse nuk ka dashuri,
    a jeton pa oksigjen,a jeton dot nė vetmi?!


    Mos mė injoro ti sot, sikur kurrė s'kam ekzistuar,
    s'meritoja kėtė dėnim,nuk e di tė kem gabuar,
    mos mė shkel ti nė petale,zemrėn lėrma tė shėrohet,
    dua prapė tė lulėzoj,jo si lule qe harrohet.


    Mos u tall me dashurinė,mos e vrit,mos e lėndo,
    rrugėt tona janė ndarė,lumturinė shko dhe kėrko,
    mos mė bėj ti sot fajtore,pse ta vuaj unė trishtimin,
    pse te duket kaq e drejtė qė tė marr tė shkretė lėndimin ?!

    Mos mė thuaj qė mė deshe,isha unė qė tė besova,
    midis flakėve tė njė zjarri,e vetmuar dashurova,
    mė pe lotet pėrmbi sy,me pe zemrėn e zhuritur,
    i pe ndjenjat qė tė dhashė,i harrove kaq papritur!


    Mos mė bej ti sot fajtore,shpirti nuk gėnjen dot kurrė,
    ndiqe jetėn qė tė pret,midis nesh u ngrit njė mur,
    mos e kthe kokėn mė pas,vetė me kohėn do kuptosh,
    sesa vuan nga zhgėnjimi edhe ti mund ta provosh

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Dy fjale per dashurine!
    Nga ReniX nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 05-04-2013, 06:42 PM
  2. Per dashurinė
    Nga Shaban Cakolli nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-04-2013, 09:07 PM
  3. Poezi mbi Dashurine
    Nga PinkPrincess nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2013, 10:12 PM
  4. Poezi per dashurine
    Nga PinkPrincess nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 07-05-2012, 08:54 AM
  5. CIKĖL POETIK NGA PĖRMBLEDHJA"TOKĖ DARDANE";Shaban Cakolli
    Nga Shaban Cakolli nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 11-09-2010, 06:53 PM