Receta Gatimi

"Ishulli i kristaltė" qė do prekė qiellin


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    "Ishulli i kristaltė" qė do prekė qiellin

    Do tė ngrihet nė Moskė e do tė jetė godina mė e madhe nė botė

    Me njė vlerė prej rreth 4 miliardė eurosh do tė sfidojė gjithė ndėrtesat e ndėrtuara deri mė tani

    Do tė jetė ndėrtesa mė e lartė nė botė, nė njė garė mes arkitektėsh e qytetesh, qė me siguri nuk do tė marrė fund kurrė, do tė ngrihet nė Moskė dhe konsiderohet qė tani si njė qytet brenda qyteti, ose mė mirė njė ishull brenda qytetit, duke qenė se emri i saj ėshtė "Ishulli i Kristaltė".

    Arkitektėt e kryeqytetit rus kanė dhėnė po-nė e tyre, pėr realizimin e njėrit prej projekteve mė gjigantė e unikė tė kohėve moderne, njė kulle jashtėzakonisht tė lartė me njė formė, e cila sipas kritikėve tė ndėrtimit i ngjan njė anijeje kozmike, ose po t‘i referohemi termave tokėsorė, njė trėndafili qė ka ngecur nė njė rrjetė spangoje.

    Fitorja i takon njė arkitekti britanik, i cili do tė ketė nė duart e tij 4 miliardė dollarė pėr tė realizuar "ėndrrėn" nė brigjet e lumit Moska, njė "ėndėrr" me njė sipėrfaqe gjigante qė do ta shndėrrojė, veē tė tjerash edhe nė hapėsirėn mė tė madhe nė botė tė pėrdorur pėr ndėrtim. Skeleti prej ēeliku i Ishullit tė Kristaltė ėshtė konceptuar nė mėnyrė tė tillė qė tė luajė rolin e njė zone amortizuese e zbutėse ndaj temperaturave ekstreme qė vijnė nga jashtė. Brenda tij do tė ketė 3000 dhoma hoteli, 900 apartamente dhe njė shkollė pėr 500 nxėnės dhe sipėrfaqja e tėrė ambienteve tė brendshme do t‘i kalojė tė 27 milionė kilometrat katrorė.

    E gjithė ndėrtesa mund tė nxėrė brenda deri nė 30 mijė vetė. Baza e godinės prej 620 metrash katrorė do tė vijė duke u reduktuar e holluar derisa tė pėrfundojė nė njė majė konike tė hollė, nė lartėsinė 500 metra. Gjithēka do tė jetė transparente, e xhamtė dhe e tejdukshme, si njė kristal. Kush e ka parė maketin e kullės sigurisht qė ka mbetur i mahnitur, por ngritja e tij nė njė qytet si Moska, me shumė ndėrtime tė vjetra mund tė pėrbėnte problem pėr sa i pėrket lidhjes sė modernes me tradicionalen. Njėri nga kundėrshtarėt mė tė ashpėr tė projektit, njė urbanist i famshėm rus, u shpreh se kjo kullė do tė shkatėrronte fare imazhin e kishave pėrreth dhe tė lagjes sė vjetėr e shpallur si pasuri e trashėgimisė kulturore nga vetė UNESCO.

    Sipas tij, pamja e jashtme e godinės ėshtė shumė orientale dhe nėse Ishulli i Kristaltė do tė realizohet, atėherė buzė lumit ēdokush mund tė ngrejė ndėrtesa gjigande, madje aty ka vend edhe pėr njė statujė tė Budės. Njė tjetėr arkitekt rus kritizer ndaj ndėrtimit, para se gjithēka tė vendosej, u shpreh i ēuditur se pėrse njė godinė e tillė qė u ėshtė propozuar shumė kryeqyteteve duhet tė ngrihet nė Moskė, nė njė kryeqytet qė nuk ka traditė ndėrtimesh ekstravagante dhe ku dominojnė ndėrtesat e vjetra, sidomos buzė lumit Moska. Sipas tij, kjo godinė bie nė kontradiktė me "shpirtin e qytetit".

    Ndėrsa mbrojtėsit e projektit, tashmė tė aprovuar, thonė se ai shkon pėr mrekulli me frymėn e re qė ka sjellė rritja e mirėqenies nė vend dhe ndėrtimet prej qelqi, qė edhe pse po ngrihen nė periferi, kanė nisur tė fusin njė frymė tė re. Duket se bumi i gazit dhe naftės ka sjellė te disa dėshirėn pėr njė arkitekturė gjigande dhe pompoze edhe nė Moskėn e shquar pėr ndėrtime tė qeta. Arkitekti i Ishullit tė Kristaltė ėshtė pėrfshirė nė shumė ndėrtime tė reja nė Moskė, madje edhe nė ngritjen e Kullės sė Rusisė qė do tė jetė kulla mė e lartė nė Evropė dhe do tė ngrihet nė distriktin financiar tė Moskės.

    "Ishulli" do tė ndėrtohet 4 kilometra larg Kremlinit nė gadishullin e Nagatinos dhe do tė pėrfundojė nė vitin 2014. Kryebashkiaku i kryeqytetit, Llushkov, tha se projekti shumė novator ndryshon tėrėsisht nga arkitektura e mėparshme, jo vetėm e Moskės, po e tė gjitha kryeqyteteve perėndimore. Rusėt synojnė qė ajo tė shndėrrohet nė njėrin prej destinacioneve turistikė mė tė rėndėsishėm tė Rusisė dhe njė lagje e vėrtetė dinamike e prodhimtare.

    Sipas arkitektėve, drita e diellit dhe e ditės do tė depėrtojė deri nė thellėsitė e godinės. Panelet e saj tė qelqta do tė hapen nė ditėt e verės dhe ato me diell pėr tė siguruar mė shumė ndriēim natyror dhe do tė mbyllen gjatė dimrit thuajse hermetikisht pėr tė izoluar ambientin e brendshėm nga ai i jashtėm, i cili nė stinėn e ftohtė ėshtė shumė i ashpėr. Nė Moskė, nė ditėt mė tė ftohta, temperatura mund tė zbresė deri nė -30 gradė Celsius. Nė tarracėn e "ishullit" do tė ketė shumė kopshte dhe e gjithė struktura do tė ngrihet mbi njė peizazh tė gjelbėr.

    Ajo do tė pėrfshijė 3 teatro, shumė kinema, zyra, njė muze, dy observatorė dhe njė parking pėr 14 mijė automjete. Ata qė i dhanė votėn projektit shpresojnė qė ai tė shndėrrohet nė simbolin e Rusisė sė shekullit XX. Ende pa filluar mirė, godina ka fituar reputacion si njė nga projektet arkitekturorė mė ambiciozė nė botė. Vetė arkitekti i saj, Lord Foster, ėshtė njė nga mė prodhimtarėt dhe njė nga firmat qė ka bėrė realizime tė famshme. I tillė ėshtė stadiumi i ri i Uemblit, si dhe blloku i zyrave "Gherkin" nė lagjen City tė Londrės. "Jam shumė i entuziazmuar pėr projektin sepse ėshtė nė tė gjitha drejtimet ndėr mė tė rrallėt dhe unikėt nė planet. Ėshtė hera e parė qė bėhen bashkė banesat, qendrat kulturore, zyrat dhe parqet nė njė godinė tė vetme".

    Arkitekti e ka krahasuar projektin moskovit, pėr nga rėndėsia dhe madhėshtia me "Albert Hall", projektin e paraqitur nga Mbretėresha Viktoria nė vitin 1871, nė kulmin e lulėzimit tė perandorisė britanike. Albert Hall fliste pėr njė periudhė tė begatė tė Anglisė, sikurse edhe kulla qė pritet tė ndėrtohet nė Moskė do tė jetė tregues i mirėqenies dhe ngritjes sė kombit rus. Sipas Timothy Garton Ash, profesor i studimeve evropiane nė Universitetin e Oksfordit dhe kolumnist i disa prej gazetave tė pėrditshme mė tė shquara tė botės, "Ishulli i Kristaltė" lidhet pazgjidhshmėrisht me ambiciet e mėdha qė Rusia i ka vėnė vetes pėr shekullin 21. "Rusia ėshtė njė shtet qė e ndjen se po rikthehet me forcė pas njė periudhe poshtėruese si ajo e Luftės sė Ftohtė.

    Kėtė tendencė mund ta shohėsh kudo qė nga fjalimet e Presidentit Putin e deri te plani pėr ngritjen e kėsaj godine gjigande, e cila mbi tė gjitha ėshtė njė demonstrim i forcės, fuqisė dhe suksesit dhe ky demonstrim nuk u bėhet vetėm rusėve, por botės mbarė". Njė tjetėr profesor i ēėshtjeve ruse e ka krahasuar projektin me kullėn e Tatlinit, e ndėrtuar nga bolshevikėt nė Shėn Peterburg menjėherė pas revolucionit tė vitit 1917. Njė vit mė parė, firma e Lord Foster mori pėrsipėr edhe ndėrtimin e njė kompleksi masiv nė Kazakistan dhe njė kupole tė madhe tė inspiruar nga ndėrtimet e epokės sė luftėtarit legjendar mongol, Genghis Khan. Ndėrkohė njė nga veprat e fundit, terminali i ri i aeroportit tė Pekinit, do tė ēelet nė fillim tė vitit tė ardhshėm

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: "Ishulli i kristaltė" qė do prekė qiellin

    vertet nje projekt mahnites

    ngelet te themi pune te mbare dhe me shpresa qe dhe vendi jone te kete ndonje te tille qofte dhe me te vogel

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ja dhe ishulli i Schumacher!
    Nga Erinaa nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-12-2012, 09:20 PM
  2. Real Madridi arrin “qiellin e shtatė”
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-02-2009, 04:31 PM