Receta Gatimi

Fundjava dhe festa, nė Kapshticė shkon radha 5 kilometra


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Fundjava dhe festa, nė Kapshticė shkon radha 5 kilometra

    Edhe nė Kakavijė probleme si pasojė e mungesės sė sporteleve

    Karvani i gjatė i mjeteve tė emigrantėve qė janė nisur drejt shtetit grek ka arritur nė 5 kilometra nė pikėn e kalimit kufitar tė Kapshticės. Tė paktėn 1200 makina kanė pritur nė radhė qė nga orėt e mėngjesit dhe deri nė mesditė, pėr shkak se nuk punohej nga ana e palės greke. Kjo situatė ka rėnduar gjendjen nė kufi, kur radhėt e makinave kanė arritur deri nė fshatin Kapshticė, tė shoqėruara edhe nga postblloqe tė policisė tė ngritura enkas pėr tė mbajtur nėn kontroll lėvizjet dhe pėr tė disiplinuar mjetet, pėr faktin se nga pritjet e gjata kėto tė fundit kanė tentuar disa herė tė dalin jashtė radhės pėr t‘iu afruar traut doganor. Dita e diel ka qenė mė e rėnduara nė kufi, kur edhe pėr shkak tė nisjes sė punės nė shtetin fqinj dhe hapjes sė shkollave, mijėra emigrantė kanė dashur tė kalojnė nė kėtė ditė. Deri nė orėn 12.00 kanė mundur tė kalojnė vetėm pak persona, ndėrsa mijėra tė tjerė janė detyruar tė presin nė radhė nė kufirin me Kapshticėn. Radhėt me emigrantė kanė shtuar edhe sportelet nė territorin tonė doganor, pėr shkak tė fluksit, por sipas burimeve zyrtare tė policisė kufitare, gjendja e rėnduar ka ardhur pėr shkak tė palės greke. Kjo e fundit, edhe pse zyrtarisht nuk e ka pasur ditė pushimi, ka vendosur tė mos punojė, pėr shkak tė festės fetare tė Ujit tė Bekuar. Ora 14.00 ka shėnuar edhe nisjen e punės nga ana e palės greke, por me ritme tė ngadalta, ndryshe nga disa ditė mė parė, kur tė gjitha sportelet greke ishin nė gatishmėri tė plotė dhe nė dispozicion tė shtetasve tė interesuar pėr tė ikur drejt shtetit fqinj. Pėrsėri radhė tė gjata pritjeje tė automjeteve tė emigrantėve ka pasur edhe gjatė ditės sė djeshme nė Kakavijė. E shtuna dhe e diela janė ditėt mė tė ngarkuara me lėvizje dhe qė kanė ripėrsėritur situatat e vėshtira dhe radhėt e gjata nė pikėn mė tė madhe tė kalimit kufitar me Greqinė nė Kakavijė. Pėr mė tepėr se 6 orė kanė pritur emigrantėt nė radhė mėngjesin e djeshėm pėr tė kaluar nė shtetin fqinj. Kushtet e kėqija tė motit e kanė bėrė edhe mė tė vėshtirė pritjen e emigrantėve nė radhėn e gjatė qė shkonte deri nė 2 kilometra. Sipas punonjėsve tė policisė sė Kakavijės, fluksi dhe radhėt e gjata nė fundjavė priteshin, pasi emigrantėt zgjedhin nė pėrgjithėsi pėr udhėtim ditėt e pushimit. Por, radhėt e gjata janė krijuar, sipas tyre, edhe nga vonesat e palės greke. Vonesat vijnė veēanėrisht nė kohėn e ndėrrimit tė turneve, nė anėn greke tė kufirit, si edhe nė momentet kur mbėrrijnė autobusėt. Gjatė 24 orėve, deri nė mesditėn e sė dielės, kanė mundur tė ikin 3200 persona, ndėrsa radhėt e gjata kanė ēuar gjatė ditės nė shtatė orė pritjeje nė radhė nė njė kohė me reshje dhe temperatura tė ulėta. Emigrantėt ankohen pėr bllokimin e punės nga ana e palės greke dhe pėr ritmet e ngadalta, ndėrsa kanė thėnė se nuk do tė largohen, pasi janė tė detyruar tė qėndrojnė edhe gjatė natės nė radhė pėr tė qenė nė kohė nė vendet e punės dhe pėr tė ēuar fėmijėt nė shkollė.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Fundjava dhe festa, nė Kapshticė shkon radha 5 kilometra

    I njejti avaz cdo vite cdo periudhe festash. Nuk i dihet deri kur do vazhdoj.

    Cmendoni, ju ka ndodhur ndonjeher te prisni kaq gjate?

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 23-03-2012, 11:18 AM
  2. Hidhet nga 22 kilometra lartėsi
    Nga Erdi nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-03-2012, 11:04 AM
  3. Foto nga Festa e Balonave!
    Nga ReniX nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 01:49 AM
  4. Kapshtice, rritet fluksi i emigranteve
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 12:56 PM
  5. Radha nė Kapshticė shkon nė 5 kilometra
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 05:00 PM