Shumė pėrdorues tė cilėt kanė kaluar nė Windows 8 janė ndeshur me vėshtirėsi pėr tu mėsuar me sistemin e ri operativ. Njė pjesė prej tyre nuk i kanė marrė ende dorėn ndėrfaqes Metro.
Pėr tė gjithė ata qė janė tė rinj nė Windows 8, ndėrfaqja me pllakėza (tiles) mund tė duket e ngatėrruar dhe aspak produktive.
A mund tė mėsoheni me tė? Sigurisht qė po. Por a duhet vėrtet tė mėsoheni me tė? Jo domosdoshmėrisht. Me disa hapa mund ta ktheni PC-nė tuaj me Windows 8 nė njė ambient mė familjar, si nga pamja e jashtme ashtu edhe nga puna.
1. Harroni qė ekziston Metro
PCWorld rekomandon qė tė bėni ndezjen e kompjuterit nė Desktop mode (ose siē mund tė quhet ndryshe "Windows 7 mode"), ku ėshtė mė e lehtė pėr tė instaluar dhe pėr tė aksesuar softuerėt. Ndėrfaqes Metro mund ti ktheheni kur tė dėshironi. Pėr tė kaluar nė Desktop, klikoni pllakėzėn "Desktop" e cila gjendet nė cepin e majtė (poshtė) tė pllakėzave ose shtypni Win-D nga tastiera (tasti Windows dhe shkronja D).
2. Instaloni njė buton Start
Sapo tė kaloni nė Desktop, do tė shihni se mungon butoni Start. Sipas fjalėve tė fundit, thuhet se Microsoft do ta rikthejė atė me pėrditėsimet e radhės, por deri atėherė duhet tė mendoni si ta zgjidhni vetė kėtė ēėshtje. Win8 StartButton ėshtė njė aplikacion qė ju hyn nė punė nė kėtė rast.
3. Ndizeni kompjuterin direkt nė desktop
Pėr tė eliminuar bezdisjen e kalimit nga Metro nė desktop sa herė qė ndizet kompjuteri, bėjeni atė tė hapet nė Desktop mode qė nė fillim. Sigurisht, Microsoft nuk e ofron (ende) kėtė opsion, por programi i mėsipėrm, Win8 StartButton, mund ta bėjė. Faktikisht, ėshtė opsion automatik pasi e instaloni, kėshtu qė realisht nuk ka nevojė tė bėni asgjė. Herėn tjetėr qė do tė hapni kompjuterin do tė shihni ndėrfaqen e njohur tė Windows.
Burimi: PCWorldAlbanian