Fizik i lodhur, veprime tė ngadalta, pėrgjumje. Ėshtė njė lodhje qė ndoshta nuk e ka njė arsye specifike. Mund tė vijė edhe prej rutinės. Me ardhjen e pranverės, me ēeljen e natyrės, edhe ne rizgjohemi. Pėrmirėsohet humori, zgjaten ditėt, shtyhemi drejt makanizmave tė rinj ndjesor dhe fizikė. Por ndodh qė pėr shkak tė kėsaj lodhjeje tė pakuptimtė tė mos i gėzohemi dot rizgjimit pranveror.
Nė fakt lodhja quhet ndryshe sindroma letargjike, ose lodhje pranverore. Ajo shfaqet kryesisht me ndjesinė e lodhjes, tė acarimit dhe me vėshtirėsinė pėr tu pėrqendruar. Ja ku vijnė pesė kėshilla pėr tė kaluar lodhjen:
Flini kur ua kėrkon fiziku
Mundohuni tė flini sipas kėrkesave tė organizmit. Nėse keni mundėsi flini pak mė shumė se zakonisht, ose shtoni ndonjė orė pushimi mė shumė gjatė ditės, duke qenė se tani dita ėshtė zgjatur.
Ujė, pini tė paktėn dy litra
Hidratimi ėshtė thelbėsor pėr ekulibrin e organizmit. Duhet tė pini tė paktėn dy litra ujė nė ditė. Me nxehjen e mėtejshme tė temperaturave duhet tė pini mė shumė akoma.
Vakte tė lehta dhe me shumė vitamina
Duhet ti thoni stop ushqimeve hiperkalorike. Nė kėtė periudhė duhen vakte tė lehta me pėrmbajtje tė lartė me vitamina dhe proteina.
Aktivitet fizik nė ajėr tė pastėr
Me sezonin e bukur rikthehuni te aktivitetet fizike. Bėni sport nė ajėr tė pastėr. Filloni gradualisht, me gjysmė orė nė ditė. Aktiviteti fizik ju bėn mirė tani qė edhe pushimet nė plazh janė shumė pranė.
Vishu lehtė
Shmangni veshjet e trasha. Mbani mė mirė njė triko me vete dhe do tė jeni mė tė mbrojtur dhe tė sigurtė.