Pjetėr Bogdani (rreth 1625 nė Has - 1689 nė Prishtinė) - prift, ipeshkėv, kryeipeshkėv, teolog dhe filozof shqiptar nga Hasi (Krahinė e lashtė), qė shtrihet nė Shqipėri dhe Kosovė.
Lindi nė Gur tė Hasit afėr Prizrenit. Mėsimet e para i bėri nė Ciprovac, Bullagri. Nė vitin 1674 ishte nxėnės i kolegjit ilirik tė Loretos, po kėtė vit bėn njė kėrkesė pėr studimin e medicinės dhe pėr lėshuarjen e Kolegjit. Mė 1651 ushtron detyrėn e meshtarit nė Pult e nė fshatrat e Prizrenit, nė anėt e vendlindjes[1]. Nė vitin 1656 thirret nė Romė pėr tė vazhduar studimet e larta nė Kolegjin e Propagandės. Aty i mėson gjuhėt e Lindjes. Mė 1658 kreu studimet e larta tė teologjisė e filozofisė nė Romė dhe mori titullin doktor. Menjėherė emėrtohet ipeshkv i Shkodrės dhe administrator i Tivarit. 16631664: Njihet dhe i bėn shėrbime Kardinal Barbarigos, i cili nė atė kohė gjendej nė Romė. Mė 1675 e shkruan librin Ēeta e profetėve dhe ia paraqet Propagandės pėr botim. Rekomandimi i Propagandės ishte tė pėrkthejė librin. Fillon pėrkthimin e librit. Nė vitin 1677 emėrtohet arqipeshkv i Shkupit nė vend tė tė ungjit, Ndre Bogdanit. Lufta turkoaustriake fillon mė 1683. Nė dhjetor tė atij viti vdes Ndre Bogdani. Bogdani arratiset nė male me ē'rast e humb librin e Gramatikės latinishtshqip tė punuar nga Ndreu. Strehohet nė Ciprovac dhe nė Dubrovnik. Nė pjesėn e parė tė vitit 1685 shkon nė Venedik e nė Padovė. E merr me vete librin e pėrgatitur pėr botim. Libri Cuneus Prophetarum botohet nė fund tė fund tė vitit nė Padovė te Barbarigo. Shkruan Relacionin e njohur nga Shkupi: Dello stato spirituale e temporale del regno di Albania e Servia. 16871688: Merret aktivisht me organizimin e rezistencės antiturke dhe u bėn vizita tė gjitha vendeve tė arqipeshkvisė sė vet. Nė vitin 1689 depėrton ushtria austriake. Nė nėntor kjo ushtri arrin nė Prishtinė. Bogdani tė niset me ushtrinė pėr Prizren, ku i inkuadron edhe 6.000 shqiptarė dhe bashkė me ta arrin atje. Atje sėmuhet nga murtaja. Kthehet nė Prishtinė pėr shėrim te mjekėt gjermanė, po mė kot. Vdes nė fillim tė dhjetorit 1689 nė Prishtinė ku edhe varroset. Siē njoftonte nipi i tij Gjon Bogdani, menjėherė pas thyerjes sė ushtrisė austriake ato ditė, tatarėt dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij.
Vepra e ipeshkvit Pjetėr Bogdani "Ēeta e profetėve" (Cuneus prophetarum) u botua mė 1685 nė Padovė, u rishtyp mė 1691 dhe 1702 nė Venedik me titull tė ndryshėm. Libri Cuneus Prophetarum, apo sipas pėrkthimit tė Justin Rrotės Ēeta e profetėve, ėshtė njė nga veprat mė tė rėndėsishme tė trashėgimisė sonė tė vjetėr letrare. Fakti qė ėshtė e para vepėr origjinale nė gjuhėn shqipe, nė krahasim me veprat e autorėve paraardhės qė ishin kryesisht pėrkthime, e bėn tepėr tė rėndėsishėm kėtė libėr. Karakteri origjinal i veprės duhet marrė nė mėnyrė relative pėr karakterin fetar qė kishte, por duhet thėnė qė nuk ėshtė mbėshtetur nė ndonjė autor tė caktuar nė formė pėrkthimi. Tematika e larmishme i shton rėndėsinė veprės. Aty gjejmė qė nga tematika fetare, historiografike, tė shkencave tė natyrės, por edhe letėrsi artistike, poezi. Kjo larmishmėri temash ēon edhe nė larmishmėri stilesh, qė ėshtė njė tregues i shkallės sė lartė tė pėrpunimit tė gjuhės pėr atė kohė. Dhe padyshim ky ėshtė njė gur i rėndėsishėm nė themelin e gjuhės sė sotshme shqipe.
Autori ka gjetur mundėsi tė shtjerė elemente tė jetės shqiptare tė kohės e tė historisė sė popullit tonė, si ėshtė rasti i qėndresės burrėrore tė kelmendasve kundėr ekspeditės turke mė 1639. Mendimet e njohuritė e Pjetėr Bogdanit shpalosen mė shkoqur nė parathėnien e librit dhe nė relacionet e shumta, qė hartoi pas vizitave nė viset e ipeshkvive qė drejtoi. Shkroi me dashuri tė madhe pėr gjuhėn shqipe, pėr Shqipėrinė e pėr popullin shqiptar, shprehu dhembje pėr gjendjen e mjeruar e padijen nė tė cilat i kishte hedhur robėria bashkatdhetarėt e tij dhe urrejtje tė thellė pėr pushtuesin osman. Pjetėr Bogdani kėrkonte qė t'i jepeshin popullit libra nė gjuhėn amtare, punoi pėr mėkėmbjen e zhvillimin e kulturės kombėtare dhe ēlirimin e vendit.
Vepra ka nė krye njė seri kushtimesh e poezish shqip, latinisht, italisht, sllavisht, shkruar pėr nder tė Pjetėr Bogdani nga miq e tė njohur tė tij. Dy vjershat shqipe tė L. Bogdanit e tė L. Sumės dhe ato tė vetė autorit tė shpėrndara nė kapituj tė ndryshėm tė librit, me teknikėn poetike pėrgjithėsisht tė sigurt janė tregues tė lėvrimit tė mbarė tė vjershėrimit shqip nė kėtė kohė.
Pjetėr Bogdani krijoi me vetėdije tė plotė pėr ta pasuruar e pėrpunuar gjuhėn shqipe, gjurmoi dhe vuri nė qarkullim fjalė e shprehje tė vjetra tė lėna nė harresė, krijoi edhe fjalė tė reja, duke bėrė pėrpjekjet e para pėr krijimin e termave nė ndonjė degė tė shkencės. Ligjėrimi i tij dallohet mjaft herė edhe pėr zhdėrvjelltėsi e ndėrtime sintaksore tė njė arkitektonie tė sigurt. Me veprat e Pjetėr Bogdani letėrsia dhe gjuha letrare shqipe shėnuan hapa tė rėndėsishėm pėrpara.
Pėr veprėn e Pjetėr Bogdanit kanė shkruar studiues e shkritarė tė njohur shqiptarė e tė huaj si Gaetano Petrotta, Eqrem Ēabej, Faik Konica, Filip Fishta, Alberto Straticņ, Mario Roques, Justin Rrota, Matteo Sciambra, Injac Zamputi, Idriz Ajeti, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti etj.
Nė vitin 1982, studiuesi e kritiku i njohur Ibrahim Rugova botoi te Rililindja e Prishtinės librin Vepra e Bogdanit 16751685, qė konsiderohet njė nga studimet mė tė mira tė veprės sė Pjetėr Bogdanit.
Nė vitin 2006, studiuesja Anila Omari, Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė nė Akademinė e Shkencave, botoi njė studim tė plotė tė "Ēeta e profetėve" tė Pjetėr Bogdanit. Nė 950 faqe, studiuesja Omari ka sjellė tė parin studim filologjik tė veprės sė Bogdanit, duke tentuar edhe njė publik pak mė tė gjerė se ai me pėrgatitje shkencore. Sipas Omarit, "Ēeta e Profetėve" pėrfshin riprodhim anastatik tė tekstit origjinal dhe nė faqen pėrbri, njė transkriptim fonetik shoqėruar me aparatin kritik, ku sqarohen fjalė tė rralla apo shndėrrime morfologjike tė gjuhės sė Bogdanit. Seit Mancaku, shef i departamentit tė Historisė sė Gjuhės, ėshtė shprehur se "ky botim pėrbėn tė parin studim filologjik pėr veprėn e Bogdanit, duke u vėnė nė pėrdorim tė njė publiku mė tė gjerė. Njė nga punėt mė tė vėshtira qė ka bėrė Omari, ėshtė transkriptimi i tekstit".
Pėr sa i pėrket alfabetit, nė pėrgjithėsi Bogdani ka pėrdorur alfabetin latin, por meqė shqipja ka disa tinguj qė nuk gjenden nė kėtė alfabet, Bogdani ka pėrdorur disa shenja tė veēanta. Kėto shenja i kanė pėrdorur edhe autorė tė tjerė paraardhės tė tij. P.sh pėr grafikėn e Y-sė e ka marrė nga njė shenjė e glagolitishtes, njė shkrimi tė vjetėr sllav - boshnjak, ndėrsa fonema tė tjera tė shqipes Bogdani i mori nga greqishtja.