Pėr tu pėrballur me konkurencėn e ashpėr tė iPhone dhe Samsung nė tregun e telefonave inteligjentė, kompania finlandeze e prodhimit tė aparatėve celularė, Nokia synon masat.
Nokia ka nisur fushatėn publicitare tė Nokia Asha501, njė smartphone qė pritet tė dalė nė shitje nė muajin qershor me cmimin prej 99 dollarėsh (pa pėrfshirė taksat qė variojnė nė vende tė ndryshme).
Por pėrvec cmimit tejet tė arsyeshėm, kompania finlandeze sjell njė produkt cilėsor, praktik dhe qė ofron argėtim tė garantuar. Ekrani ėshtė ndėrtuar kundėr tendencės sė fundit qė shkon drejt zmadhimit dhe ėshtė 320x240, 133 PPI.
Nokia i kushton rėndėsi prakticitetit tė krijesės sė saj tė re. Me njė prekje mund tė kryesh telefonatė, tė hapėsh internetin, tė shohėsh postėn apo tė luash. Aparati ofrohet nė dy mundėsi, mono dhe dual sim-card.
Kohėzgjatja e baterisė ėshtė nė nivele rekord, plot 48 ditė stand by, mbi 7 ditė me 2G dhe mbi 3 ditė me 3G tė aktivizuar. Interneti ofrohet edhe nėpėrmjet teknologjisė wi-fi. Kamera ėshtė 3.15 mp, ndėrsa sistemi i operimit ėshtė Nokia Asha Platform Software 1.0.
Burimi: Top-Channel