Receta Gatimi

Pėrmisoni rrjetin tuaj WIFI (10 keshilla)


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e LittleHack
    Anėtarėsimi
    Sep 2012
    Postime
    80
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    12

    Bota Pėrmisoni rrjetin tuaj WIFI (10 keshilla)

    Pershendetje

    Nese ndonjehere sistemi operativ Windows ju njofton per nje sinjal te dobet Wi-Fi, ajo ndoshta do te thote se lidhja juaj nuk eshte aq shpejte dhe e besueshme sa duhet te jete. Me rastin me te keq, ju mund te humbni teresisht lidhjen ne disa pjese te shtepise tuaj. Nese ju doni te rrisni sinjalin e rrjetit tuaj pa tel (WLAN), provoni disa nga keto keshilla per zgjerimin e rangut te kapjes se valeve te rrjetit pa tel, permiresimin e shpejtesise dhe te performances se tij.

    1. Poziciononi routerin wireless, modemin router apo piken e aksesit ne qender te hapesires
    / Kur eshte e mundur, vendosni e routerin wireless, modemin router (nje modem DSL ose nje modem me kabell I cili ne ndertim te tij ka nje router wireless) apo piken e aksesit (WAP) diku ne qender te shtepise tuaj. Nese routeri wireless, modemin router apo pika e aksesit eshte vendosur ne faqe te murit jashte shtepise tuaj, sinjali do jete I dobet ne anen tjeter te shtepise. Nese routeri juaj eshte ne katin e pare te baneses dhe PC apo Laptopi juaj eshte ne kat te dyte, vendoseni routerin lart mbi ndonje dollap. Mos u shqetesoni nese nuk mund te levizin routerit tuaj pa tel, sepse ka edhe shume menyra te tjera per te permiresuar lidhjen tuaj.
    w1.jpg

    2.Largojeni routerin nga dyshemeja, muret apo objektet metalike.
    Objektet metalike, muret dhe dyshtmeja interferojne me sinjalin e routerit pa tel. sa me afer te jete routeri me keto pengesa, aq me shume rritet interferenca dhe dobesia e lidhjes tuaj.

    3.Zevendesoni antenen e routerit
    Antenat qe vijne me routerin jane dizenjuar te jene gjith-drejtimeshe, qe do te thote qe e shperndajne sinjalin ne te gjitha drejtimet rreth routerit. Nese routeri eshte afer nje muri te jashtem, gjysma e sinjalit do te shperndahet jashte shtepise tuaj duke humbur shumicen e fuqise se routerit tuaj. Shumica e routerave nuk lejojne rritjen e fuqise ne dalje, por mund te perdorni me mire fuqine e tyre. Nese antena e routerit eshte e heqshme, mund ta zevendesoni me nje antene me te fuqishme e cila fokuson sinjalin vetem ne nje drejtim. Ju mund te drejtoni sinjalin andej nga ju duhet me shume. Konsideroni nje antene Linksys high-gain antenna – ato jane te fuqishme dhe te lehta per tu perdorur. Ose shikoni per antena te tjera te fuqishme.
    w2.jpg

    4.Zevendesoni karten apo adapterin e rrjetit wireless te PC-se apo laptop-it tuaj
    Laptop-et me karte rrjeti wireless te integruar kane ne pergjithesi antena shume te mira dhe nuk kane nevoje per adaptera te tjere shtese. Keto keshilla jane per laptop-e qe nuk kane karte rrjeti wireless te integruar.
    Sinjalet e rrjetit wireless duhet te cohen ne dy drejtime nga dhe drejt kompjuterit tuaj. Disa here routeri mund te coje sinjal te mjaftueshem per tu aksesuar nga kompjuteri juaj, por kompjuteri nuk e kthen sinjalin me te njejten cilesi. Per te permiresuar kete, zevendesoni karten apo adapterin e rrjetit wireless te PC-se apo Laptop-it tuaj me nje adapter rrjeti wireless USB I cili perdor antena te jashtme. Ne vecanti konsideroni adapterat Linksys Wireless-N ose Hawking Hi-Gain Wireless-N. Keto I shtojne kompjuterit tuaj nje antene me fuqi te larte e cila mund te permiresoje ndjeshem rangun e transmetimit.
    w3.jpg

    5.Shtoni nje perserites wireless
    Perseritesat wireless zgjeronje rangun e rrjetit wireles pa patur nevoje te shtoni kabllo te tjere. Mjafton te vendosni perseritesin mes routerit wireless, modemit router, akses pointit dhe kompjuterit tuaj, ne kete menyre mund te rrisni ndjeshem sinjalin wireless. Hidhni nje sy mbi perseritesat wireless-N nga Linksys, Hawking Hi-Gain, ViewSonic, D-Link, dhe Buffalo Technology, ose kerkoni te blini nje perserites wireless-N.
    w4.jpg

    6.Nderroni kanalin wireless
    Routerat wireless transmetojne ne disa kanale, sic perdorin radiot kanale te ndryshme transmetimi. Ne US dhe Canada keta kanale jane 1.6 dhe 11. Sic mund te ndodhe qe te degjoni interference ne nje stacion radioje ndersa tek tjetri cdo gje eshte e qarte, shpeshhere nje kanal wireless eshte me I qarte se te tjeret. Mundohuni te ndrroni kanalin e routerit permes faqes se konfigurimit te routerit dhe shikoni nese ka permiresime ne sinjal. Nuk ka nevoje te nderroni konfigurimin e kompjuterit sepse mund ta dedektoje automatikisht ndryshimin e kanalit te ri.

    Per te gjetur faqen e konfigurimit te routerit, konsultoni tabelen e shkurtet te referimit, e cila tregon adresat e zakonshme per routerat e ndryshem. Nese adresa nuk eshte e listuar me poshte, lexoni dokumentacionin qe ka ardhur me routerin ose kerkoni ne webfaqen e prodhuesit.

    7.Ulni interferencen wireless

    Teknologjia me e zakonshme wireless. 802.11g (Wireless -G), operon ne frekuencen 2.4 gigahertz GHz. Disa telefone pa fill, furra me mikrovale, monitorues bebesh, hapesit e dyerve te garazhit apo paisje te tjera wireless perdorin te njejten frekuence. Nese perdor keto paisje ne shtepi, kompjuteri mund te mos e degjoje routerin mes gjithe atyre zhurmave.

    Nese rrjeti juaj perdor rrjete wireless-g , ju mund te ulni zhurmat duke I shmangur paisjet elektronike wireless qe perdorin frekuencen 2.4 GHz. Ne vend te tyre perdorni paisje qe operojne ne frekuenca 5.8 GHz ose 900 MHz. Meqe rrjeti 802.11n vepron ne te dy frekuencat por me shume ne 2.4 GHz sesa ne 5.0 GHz ju do te keni me pak interference nese perdorni produktet e mesiperme.

    8.Perditesoni versionin e driverit te adapterit te rrjetit

    Prodhuesit e routerave bejne rregullisht ndryshime te cilat bejne permiresime falas te routerave. Ndonjehere keto permiresime rrisin performancen. Per te marre versionin e funtit te firmware-it te routerit tuaj, vizitoni webfaqen e prodhuesit te routerit tuaj.

    Ne menyre te ngjashme, edhe prodhuesit e kartave apo adapterave te rrjetit ne disa raste mund te perditesojne sotware-in qe perdor windows per te komunikuar me paisjen e rrjetit, ky software njihet si driver. Keto perditesime rrisin performancen dhe cilesin e paisjeve. Per te marre perditesimet e driverit, ndiqni instruksionet e sistemit operativ.
    · Windows 7
    · Windows Vista
    Windows XP
    · Vizitoni Microsoft Update, klikoni Custom, dhe pastaj prisni ndersa Windows XP kerkon per perditesimet e fundit per compjuterin tuaj.
    · Instaloni perditesimet qe lidhen me adapterin tuaj wireless.

    9.Zgjidhni paisjet nga I njejti furnitor

    Megjithese nje router Linksys mund te punoje me nje adapter rrjeti D-Link, nganjehere ka performance me te mire nese merrni nje router apo adapter rrjeti nga I njejti furnitor. Disa furnitore kane performance deri dy here me te mire nese punohet me paisjet e tyre (si psh adapterat wireless USB). Linksys ka teknologjine SpeedBooster per paisjet e veta wireless-G, kurse D-Link ka permiresimet 108G per paisjet e veta wireless-G. keto permiresime mund te jene shume te favorshme nese keni paisje wireless G edhe doni te transmetoni ne distanca te medha ose nese jetoni ne shtepi te vjetra.

    Nese rritja e shpejtesise se lidhjes tuaj eshte e rendesishme per ju, keshilla tjeter eshte e vlefshme – permiresimi I teknologjise wireless.

    10.Permiresoni paisjet 802.11a, 802.11b dhe 802.11g ne paisje 802.11n

    Edhe pse Wireless-G 802.11g mund te jete tipi me I pergjithshem I rrjeteve wireless, wireless-N 802.11n eshte e pakta 2 here me I shpejte, me rang me te mire dhe me I qendrueshem. Wireless-N eshte kompatibel me 802.11a, 802.11b dhe 802.11g, keshtuqe ju mund te vazhdoni te perdorni ndonje paisje tjeter ekzistuese wireless qe e keni tashme—edhe pse nuk do te shikoni shume permiresime ne performance derisa te kaloni edhe karten e PC apo adapterin ne teknologjine wireless-N.

    Nese perdorni po wireless-B apo wireless-G dhe jeni te pakenaqur nga shpejtesia e rrjetit dhe performanca e tij, duhet te konsideroni faktin qe ti nderroni routerat dhe adapterat e rrjetit me paisje Wireless-N. Nese po blini paisje te reja, duhet te zgjidhni wireless-N. Routerat Linksys wireless-N, jane te fuqishem, te sigurte dhe te thjeshte per tu vendosur. Te tille jane Linksys Wireless-N USB wireless network adapters.

    Gjeni cila teknologji wireless eshte instaluar ne kompjuter:

    Windows 7


    1. Kliko Start, pastaj kliko ne Device and Printers.

    2. Kliko me te djathne ne ikonen Computer dhe pastaj kliko Properties.

    3. Kliko ne tabin Hardware. Kerkoni neper liste deri sa te gjeni karten apo dapterin wireless tuaj. Nen Name, do te shikoni 802.11n ose Wireless-N, 802.11g se Wireless-G, apo 802.11b ose Wireless-B

    Windows Vista


    1. Klikoni Start, klikoni Network and Internet dhe pastaj klikoni Network and Sharing Center.

    2. Ne te majte, nen Tasks, klikoni Manage Network Connections

    3. Klikoni 2 here Wireless Network Connection, dhe pastaj klikoni ne Details. Tek pershkrimi do te shikoni 802.11n ose Wireless-N, 802.11g ose Wireless-G, ose 802.11b ose Wireless-B

    · Windows XP

    Rrjetet wireless nuk e arrijne asnjehere kapacitetin teorik. Rrjetet wireless-B shkojne deri ne 2-5 Mbps. Rrjetet wireless-G jane ne rangun 13-23 Mbps. Shpejtesia mesatare e perditshme e paisjeve Wireless-N eshte rreth 50Mbps

    Mos harroni—siguria e rrjetit tuaj wireless eshte po aq e rendesishme sa edhe shpejtesia apo performanca. Mesoni rreth metodave te ndryshme te sigurise.

    Gjithe te mirat!

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Flm per keto keshilla

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Keshilla te vlefshme per ne kuzhinen tuaj !!
    Nga labja nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-04-2012, 11:52 AM
  2. 10 keshilla per mikun tuaj ..
    Nga Erinaa nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-03-2011, 05:25 PM
  3. 5 Menyra per te bere Rrjetin tuaj Wireless me te Sigurte
    Nga ReniX nė forum Siguria Informatike
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-12-2010, 02:12 PM
  4. Disa keshilla per shendetin Tuaj.
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-03-2009, 09:42 AM
  5. Kėshilla tė rėndėsishme pėr kuzhinėn tuaj.
    Nga Altin111 nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-11-2007, 11:11 PM