Receta Gatimi

Fėmijėt e turpshėm si t’i mėsoni tė sillen


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16

    Post Fėmijėt e turpshėm si t’i mėsoni tė sillen

    Njė prind i kujdesshėm duhet t’i japė kurajo dhe tė sillet me fėmijėt nė mėnyrė shoqėrore, duke i dhėnė mundėsinė tė shfaqė vlerat e tij nė ato qė arrin tė kryejė nė pėrshtatje me moshėn.

    Ēfarė e bėn njė fėmijė tė ndrojtur?
    Kėshtu, jo pak herė, fėmijėt pėrjetojnė ndjenja tė njė frike tė pashpjegueshme, sidomos kur ata gjenden pėrpara tė rriturve e fėmijėve qė nuk i njohin. Nė mė tė shumtėn e rasteve, ata tėrhiqen dhe ndjekin situatėn qė larg, fshehur nė ndonjė cep tė shtėpisė. Te disa, kjo lloj frike shfaqet nė formėn e turpit (ndrojtjes), tė tkurrjes. Ndėrsa tek fėmijė tė tjerė, ky fenomen lidhet me mungesėn e pavarėsisė dhe lidhjes sė ngushtė me ambientin familjar qė e rrethon. Jo pak herė tek ata kontakti me figura tė reja shoqėrohet me qarje, qė tregon qartė frikėn qė ekziston brenda tyre.

    Si mund tė trajtohet njė fenomen i tillė?
    Shumė psikologė theksojnė se ėshtė shumė e thjeshtė tė ndryshosh diēka nė sjelljen e fėmijės, mjafton qė ai element tė mos jetė i lindur. Kėshtu nėse bėhet fjalė pėr ndrojtjen, ka raste kur ajo ėshtė e pandreqshme.
    Kjo ndodh kur ndrojtja, pėrfaqėson njė mėnyrė sjelljeje, e cila ėshtė trashėguar nga prindėrit tek vogėlushi. Njė jetė familjare pa shumė marrėdhėnie shoqėrore, njė kujdes i tepruar dhe i ekzagjeruar i prindėrve pėr fėmijėn, njė metodė pedagogjike shumė e rreptė etj, tė gjitha kėto mund tė bėhen shkak pėr lindjen e ndjenjės sė pasigurisė tek fėmija, e cila shfaqet mė frikėn apo tmerrin ndaj tė panjohurve.

    MĖNYRA MĖ E MIRĖ PĖR TĖ LUFTUAR NDROJTJEN

    Mėnyra mė e mirė pėr tė luftuar ndrojtjen tek fėmija ėshtė qė ta lini atė tė lėvizė nė ritmet e tij normale, tė moshės. Jepini fėmijės kohėn qė ai ka tė nevojshme pėr t’u pėrshtatur me situatat e reja, tė panjohura dhe lėreni atė tė kėrkojė dorėn tuaj atėherė kur ai e ndjen tė nevojshme.

    Nėse kėndvėshtrimi juaj, rreth kėsaj mėnyre sjelljeje, bazohet tek parja e saj si njė gjė e qenėsishme (ekzistuese, normale pėr moshėn e tij), atėherė tė tretėt- nuk do ta “tallin” vogėlushin, siē ndodh rėndom. Nė kėtė mėnyrė, ju ndihmoni nė formimin e rritjen e vetėbesimit tek fėmija, brenda njė kohe tepėr tė shkurtėr.

    Ndodh, qė kjo mėnyrė sjelljeje e shfaqur nga fėmija, kur ai bie nė kontakt me njerėz tė panjohur, mund tė jetė tepėr zhgėnjyese, sidomos pėr prindin, i cili kėrkon tė rrėnjosė tek fėmija i tij guximin dhe pavarėsinė. Por nėse, kėtė zhgėnjim e shprehni, duke e diskutuar me njerėz tė tretė, nė rastet kur fėmija ėshtė prezent, atėherė do ta bėni fėmijėn tė ndjehet akoma mė shumė i pasigurt.

    Para sė gjithash, duhet tė shqyrtoni ankesat tuaja, nėse ato janė tė drejta e logjike. Apo mos ndoshta jeni shumė i rreptė dhe kėrkoni gjėra tė tepruara, tė cilat fėmija nuk ėshtė nė gjendje t’i kuptojė e t’i bėjė?

    Shqiptarja.com

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Kjo ndodh kur ndrojtja, pėrfaqėson njė mėnyrė sjelljeje, e cila ėshtė trashėguar nga prindėrit tek vogėlushi. Njė jetė familjare pa shumė marrėdhėnie shoqėrore, njė kujdes i tepruar dhe i ekzagjeruar i prindėrve pėr fėmijėn, njė metodė pedagogjike shumė e rreptė etj, tė gjitha kėto mund tė bėhen shkak pėr lindjen e ndjenjės sė pasigurisė tek fėmija, e cila shfaqet mė frikėn apo tmerrin ndaj tė panjohurve.
    Kjo eshte shum e vertet....
    Kot nuk thon qe familja eshte pasqyra e cdo njeriu. Te jesh prind , te edukosh nje femije.....eshte nje nga sftidat me te medhaja te cdokujt...
    Me vjen shum keq per femijet e turpshem dhe inferior. Po askush smund te bej asgje pervecse prindit te tij....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Sa te turpshem jeni ??
    Nga ulkina nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 21-05-2013, 11:02 AM
  2. Si tė mėsoni se jua pėrgjojnė telefonin
    Nga labja nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-08-2011, 06:54 PM
  3. Facebook pėrmirėson lėshimin e turpshėm
    Nga MAJDI nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-05-2010, 06:12 PM
  4. Mesoni shenjat e qarkullimit rrugor!
    Nga tony65 nė forum Eros / Pa Ēensurė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-11-2009, 01:44 PM
  5. Largim i turpshem nga Europa
    Nga Kliton nė forum Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-07-2009, 11:43 AM