Sa kohė duhet ta mbani hijezuesin e syve, brushat, buzėkuqin si dhe produktet tjera kozmetike varet nga disa faktorė. Ndėr mė tė rėndėsishmet veēohen: lloji i makijazhit, si ėshtė ruajtur, si dhe nėse keni pasur ndonjė infeksion tė syrit.


Disa produkte nuk duhet mbajtur mbi 3 muaj, por zakonisht ngjyrat dhe shkėlqyesit mund tė mbahen shumė mė gjatė. Shumica e shteteve nuk e kanė ndonjė ligj pėr ta caktuar datėn e skadimit nė produktet e tilla. Kėto data zakonisht pėrmenden nga estetėt. Mirėpo pėr ta zgjatur pėrdorimin e makijazhit, blini produktet qė nuk janė tė hapura. Kur t’i sillni nė shtėpi, mbajini nė ambient tė ftohėt, pa lagėshti dhe larg nga rrezet e diellit. Gjithmonė mbyllni mirė pas pėrdorimit.

Disa nga produktet kozmetike mė tė pėrdorura dhe afati i pėrdorimit tė tyre pasi janė hapur pėr herė tė parė:

Maskara: Hidhni maskarėn pas 3 muajve. Maskara ka afatin mė tė shkurtėr nga tė gjitha produktet ngase mban nė vete riskun e transferimit tė baktereve nga sytė nė maskarė dhe anasjelltas. Nėse maskara juaj thahet para 90 ditėve, hidhni. Mos i shtoni ujė apo pėshtymė maskarės pėr t’ia rikthyer lagėshtinė. Nėse bėni njė veprim tė tillė i rritni gjasat e infektimit tė syrit.

Hijezuesit e syve: Nėse i mbani brushat e pastra hijezuesit e lėngshėm do t’iu zgjasin 12 muaj, ndėrsa pudrat deri nė 2 vite.

Kujdes: Nėse keni pasur infektim tė syrit duhet t’i hidhni tė gjitha makiazhet e syrit duke i pėrfshirė brushat si dhe veglat tjera qė i keni pėrdorur pėr sy prej momentit qė i keni pasur simptomat. Virusi apo bakteri qė iu ka shkaktuar infektimin mesiguri ka krijuar rezistencė nė makijazhin tuaj, dhe nėse i pėrdorni pėrsėri mund tė infektoheni.

Lapsat e syrit: Lapsat e syrit mund tė mbahen deri nė 2 vjet. Pėr ta vėrtetuar qė jeni duke e pėrdorur lapsin e pastėr, para pėrdorimit ēdoherė mbrehni majėn.

Buzėkuqi: Mund ta pėrdorni buzėkuqin e lėngshėm dhe lapsin e buzėve pėr 2 vjet. Lapsat i mbrehni ēdoherė para pėrdorimit.

Brushat dhe pudrat: Hidhni brushat e kremrave pas njė viti, ndėrsa brushat e pudrave dhe pudrat pas 2 vitesh.

Bazat dhe korrektorėt: Bazat hidratuese si dhe korrektorėt mund tė qėndrojnė deri nė 18 muaj. Afat prej 12 muajsh kanė bazat qė nuk pėrmbajnė vaj (oil-free) tė cilat mund tė thahen shpejt si dhe e njėjta vlen pėr korrektorėt.

Kėshillė: Mendoni makijazhin tuaj sikurse ushqimin tuaj. Nėse i vien era e ēuditshme, krijon njė shtresė tė padėshiruar apo ka krijuar myk, do tė thotė qė struktura kimike ka ndėrruar dhe duhet ta hidhni.
Pėrdorimi i brushave dhe sfungjerėve tė pastėr do ta zgjasin afatin e pėrdorimit tė produkteve kozmetike. Pastroni apo ndėrroni shpesh veglat e makijazhit.
Kur e hapni njė produkt pėr herė tė parė, shkruani datėn nė produkt. Ajo do t’iu shėrbejė pėr ta ditur datėn e skadimit, pra kohėn kur duhet ta hidhni. /Telegrafi/