E Enjte, 10 Janar 2008
Nje grup kriminal rumun, prej tre personash, perfshi dhe kapon, e cilesuar si Barosan, jane vene ne pranga nga policia italiane ne qytetin e Milanos, pasi dyshohen per perdhunimin ne seri te disa vajzave, ndermjet te cilave dhe nje shqiptareje 21-vjecare. Ngjarja ka ndodhur ne muajin prill te vitit te kaluar dhe lajmi eshte publikuar dje ne mediat vendase. Policia e Milanos beri te ditur se eshte kapur grupi, i cili eshte pergjegjes per te pakten dy perdhunime, nderkohe qe dyshohet dhe per disa vepra te tilla penale ne kryeqytetin e Lomabrdise, Milano. Sipas policise, ne prill te vitit 2007, ne Segrate eshte perdhunuar vajza shqiptare dhe per kete rast kishin filluar hetimet. Nderkohe qe, pak muaj me vone, me 26 korrik, viktime e perdhunimit ne grup ka rene dhe nje vajze italiane. Ne hetimet e bera eshte arritur ne konkluzionin se dhuna seksuale eshte kryer ne grup dhe perdorur e njejta menyre.
Dy dite me pare, policia kishte leshuar disa urdher-arrestime per disa persona, te gjithe rumune. Sipas policise, mes agresoreve ne te dy rastet, ka pasur nje kapo, qe ne gjuhen rumune quhet Barosan. Ne muajin dhjetor kapoja i dyshuar, Artinovic Musulica, 20 vjec, eshte prangosur nga policia. Nderkohe qe eshte vene ne pranga dhe nje tjeter pjesetar i perdhunimeve ne grup, Costantin Firu, rumun nga Triboniano. Nje i trete, i perfshire ne perdhunimet seriale, eshte arrestuar ne Rumani, pasi ndaj tij ishte leshuar nje urdher-ndalimi evropian. Nderkohe qe dy rumune te tjere jane te shpallur ne kerkim, per akuzat e perdhunimit ne grup, ku ka rene viktime dhe 21-vjecarja, emri i te ciles nuk behet publik.
Hetimet ne lidhje me perdhunimet ne grup, qe ishin bere problem ne krahinen e Lombardise, jane bere nga karabinieret te drejtuar nga prokurorja Bruna Serafini. Keto hetime derguan ne prangosjen e Musulicas dhe te tjereve. Nderkohe qe operacionet e policise jane drejtuar nga Andrea Pellegrino. Aksioni ka perfunduar ne kohe rekord prej policise, nderkohe qe hetimet zgjaten me se nente muaj, per te arritur deri ne finalizim.
Grupi, me rrezikshmeri te larte
Kemi qene ne pranine e krimineleve qe veprojne ne grup dhe ne menyre seriale, duke perdhunuar femrat, te cilat i gjenin vetem, ka thene drejtuesja e hetimeve, Bruna Serafini. Sipas policise, perdhunimet beheshin ne menyre brutale. Jane te papune dhe pa shtepi dhe veprojne plotesisht ne ilegalitet, lexohet ne dosjen e ngritur per grupin e te arrestuarve. Keta kriminele duhet te bllokohen dhe denohen menjehere, perfundoi prokurorja deklaraten per mediat italiane.