Sipas mjekėve, situata ėshtė kritike, sidomos tek tė vegjėlit: Ėshtė njė epidemi e vėrtetė

Korēė-Shtohet ndjeshėm numri i personave tė prekur nga gripi nė Korēė, ndėrsa fėmijėt duket se janė mė tė prekurit nga viroza stinore. Mjekėt e spitalit Pediatrik tė Korēės japin alarmin pėr njė epidemi tė vėrtetė kryesisht tek fėmijėt, ndėrkohė qė vogėlushė tė shumtė mbėrrijnė atje me temperaturė tė lartė. Sipas drejtorit tė spitalit Pediatrik, Luan Belortaja, situata ėshtė kritike, pasi kjo ėshtė njė epidemi e vėrtetė, ndėrsa pėr fat tė mirė nuk ka pasur probleme qė mund tė ēojnė nė rrezikun e jetės sė pacientėve tė vegjėl. Kėshtu numri i vizitave ditore nė kėtė spital arrin nė rreth 100 tė tilla, ndėrsa shtrimet ditore gjithashtu me terapi 24 orėshe tė tė vegjėlve tė sėmurė kalojnė dhe 30 vetė nė ditė. Ndonėse situata ėshtė nėn kontroll tė plotė sipas mjekut Belortaja prindėrit e pacientėve fėmijė qė vijnė me temperaturė tė lartė me diarre dhe tė vjella nė spital duhet tė jenė mė tė kujdesshėm ndaj tyre dhe duhet tė kėrkojnė ndihmėn e specializuar mjekėsore menjėherė sapo shfaqen shenjat e para, qė janė rritja e temperaturės, pėr tė evituar dhe komplikacionet qė rrezikojnė jetėn e tė vegjėlve. Sipas tij, duhet tė tregohet kujdes i veēantė pėr fėmijėt pėr t'i mbajtur nė ambiente tė ngrohta dhe duke i trajtuar me sa mė shumė lėngje. "Moshat qė janė prekur nga kjo virozė e dimrit ka kapur fėmijėt qė tė sapolindur deri nė 14-vjeē, por pa kursyer dhe mė tė mėdhenjtė",- thotė ai. Ndėrkaq dhe pranė qendrave shėndetėsore tė lagjeve dhe nė fshatra, numri i vizitave ditore ėshtė shumė i madh gjatė ditės, duke pasur tė gjithė njė tė pėrbashkėt, prekjen nga gripi qė nė Korēė tashmė mund tė thuhet se ėshtė njė epidemi e vėrtetė.