Receta Gatimi

Kur dhembja behet fjale...


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15

    Kur dhembja behet fjale...

    Teorikisht jeta eshte dhurata me e bukur qe njeriu ka patur fatin te prek…te jetoj!...
    Praktikisht,jeta eshte dhurata me e shtrenjte qe zoti ka ofruar per njerzit…ka cmim te larte…vlere te larte…gati te pa perballueshem…por duke qene se mbetet e pa cmueshme…njeriu mundohet ta”menaxhoj”….sipas menyres se tij!...pa anashkaluar pjesen se “fati tij eshte gdhendur nga te tjera duar”…ne thjesht kemi per detyre te zbukurojme apo nxijme me gabime fletet e bardha!...
    Pak a shume jemi miq dhe armiq te jetes sone…jemi naiv dhe inteligjent ne te njeten kohe…jemi te verber dhe sy hapur…por jemi edhe te vdekur mes se gjalleve…inegzistent shpirteror…te qeshur fizikisht…nje ngjasim perfek me “kanalin Otranto”…
    Une nuk kam udhetuar ndonjehere me traget…se di pse I kisha frik…mirpo me kane thene se,kanali otrantos eshte nje vij e thell ne mes te detit...ku dallget perplasen mes ketij kanali dhe kalimi per ne anen tjeter eshte paksa I frikshem dhe I veshtire… Keshtu do ta krahasoj edhe une jeten…ndjesi e embel dhe e frikshme…mirpo dicka e e ndjeshme Brenda nesh kerkon me c’do kusht te kaloj ate kanal te thell edhe pse nga ajo varet jeta jona…ne serisht nuk ndalemi…I perjetojme te gjitha…dhe kur e kalojme friken nuk themi “faleminderit zot”…por themi…”hajde mo se nuk ishte ndonje gje e madhe”…
    Por ketu nuk flitet vetem se cfare I dhurojme ne jetes sone se si e shperdorojme ne ate…por edhe ndikim I te tjereve tek ne…hyrjet dhe daljet e shumta ne “magazinen” e quajtur “jete”…
    Kemi te bejme me mijra “artikuj”…cmime te ndryshme…vlera te ndryshme…dhe copa letrash ne dore…ti thjesht ne duart e tua mban nje stilolaps…ku te duhet te firmosesh…kujt “malli “ do ti besh hyrje dhe kujt dalje…
    Ne momentin kur bene hyrje nuk mendohesh gjate…sepse kerkon qe “magazina me emrin jete”…te behet e gjere dhe te shtosh sa me shume “artikuj” shpirteror ose sende te prekshme… te cilat ti pretendon se jane me cilesi…firmos pa frik dhe madje jep garanci te madhe se do ta ruash dhe mbrosh deri sa te jete jeta…
    Nje nder keto artikuj eshte “miqesia”…duke qene se kemi shpirt human dhe te arte…I bejme hyrje kujtdo…pa marr informacinon se nga e ka prejardhjen ky mall…dhe se cfare vlere ka..ne firmosim pa na u dridhur dora…dhe madje zotohemi se do ta mbrojme…madje duke hedhur poshte edhe njerzit me te dashur…duke u bere degjues te pa lodhur…shikues te pa dridhur…e miq te shpirtit…keshtu mendon ti te pakten…
    U be kohe e gjate dhe ti sheh se ne “magazinen” tende po luhet piset…artikujt qe ti I mendoje me vlere…fillojne te bezdisen dhe te urrejne c’do perkujdesje tenden…madje shkurt fare…prania jote…edhe pse ne punet e veta..e bezdis…nuk duron dot pastertine tende…te qeshurat e tua…bukurine tende…e ngadal fillon dhe ndryshket Brenda dhe jasht…ti nderkohe se ve re…dhe e mban si lulen me te cmuar nder artikujt e tjere…I hedh uje c’do dite…I pastron gjethet…I nderron plehun e kalbur…dhe nuk harron ta falenderosh per hyrjen qe beri ne jeten tende…
    Mirpo artikulli nuk duron dot kujdesin tende…fjalet e embla te tuat…miresine tende…e fillon thahet dhe kalbet…e mbetet nje cop kercu I thate…I pa jete…dhe nga ajo lule qe ti e doje aq shume…pa pritur perpara syve shfaqet nje gjemb qe shpon…thumbon…dhe leshon nje ere te keqe rreth teje…
    Ty te kerkojne ti besh dalje…por ti serisht zotohesh se duke I hedhur uje…do ta marri jeten serisht…mirpo e merr jeten vetem se zgjat edhe me shume gjemat e saj…
    Ti I sheh c’do dite…e mundohesh ta bindesh se e ka marr malli shume per ty…se kohet qe keni kaluar bashke I ruan ne memorje si thesar…e per shume mira qe te ka bere nuk do mjaftonte kjo jete per ta falenderuar…qe hapi dyert e te ndihmoi aty ku ti kishe shume nevoj…
    Mirpo gjembi keq nuk bindet…duhet ti ulesh ne gjunje e ti thuash falemiderit qe me ndihmove kur kisha nevoj per ty…e ta dija se do ma nxirrje nga hundet…as ne enderr nuk e kisha marr mundimin te kerkoja ndihm …
    Gjembi nuk e di se te njeten gje do kishe bere edhe ti…jo vetem deren por dhe gjak nese duhej do te te dhuronte…por ama ndryshe nga ty…ai nuk do te te kujtonte te mirat…as e vdekur nuk do ta bente…me mire preferonte te vdiste se sa te shprehte se cfare te ka bere…
    E keshtu nje dite te bukur…lulja qe mbajme te gjithe ne “magazine jete”…vendosi vete te beje dalje nga jeta jote…pa pritur per te firmosur ti…si duhej ne fund te fundit…mirpo magazinierja…kur I bene dalje mallit ka nje rregull te theksuar…vec e vdekur I bene hyrje serisht…
    Gjembi iku shkoi…perplasi edhe deren ne fytyre…dhe I flaki te gjitha…madje villte vrer dhe helm jasht asaj dere…rrefente se “magazinjeria” me emrin “njeri” ishte e pa vlere…harroi te rrefente se hante ne nje pjate me te…dhe gjella qe haet nuk perhtyhet…cfare do lloj shije qe te kete…
    Ne fund…c’do gje merr drejtimin e vete…”magazine jete”…eshte e hapur per kedo zemer qe troket…mirpo kur vendos nje firm thjesht mendohesh dy here…ose ndoshta 3 here…
    Mirpo ende e ruan rregullin e fort…kur nje artikulli I bene dalje…s’ka shance me te hyj serisht…artikujt e mire nuk kerkojne te dalin…qendrojne aty…si thesar…pa permendur “mirnjohje”…mes miqesh nuk vlen fjala “mirnjohje”…gjerat behen me shpirt… gjerat nuk behen per te na I ditur…por per te ardhur ne ndihme aty ku duhet…japim edhe jeten…
    Mirnjohje dhe faleminderit ja drejtoni zotit…atij qe na dha jeten…te sjellshem dhe te meshirshem tregohuni me kedo…dhe ate qe nuk e njihni…dhurojoni jete…por mos ktheni koken pas te degjoni “faleminderit”…ju nuk keni bere asgje me shume dhe asgje me pak…se sa ajo qe personi tjeter do te bente per ju…
    I doni njerzit pa kushte…dhe mos perbaltni emrin e tij…kete nuk I’ua ka borxh…mbase shume gjera te tjera po…por te luani me emrin e tij…sido qe te jete…nuk ju jepet kjo e drejte…gezojuni te mirave tuaja…dhe mundohuni te vlersoni ato qe keni…jane thesar me besoni…e mos u habisni nese neser ju kthejne krahet te gjithe…njeriu per nje fjale te mire jeton…per te marr dhe dhene miresi…pa kushte…por me shpirt…
    “jezusi thot:…duaji te tjeret sic do veten”…dhe une e falenderoj per kete urtesi qe la Jezusi per ne…edhe pse nuk na pergjigjen me te njeten menyre…prap nuk na kushton asgje te dhurojme dashuri…e kemi ta pa kufijshme…ne marrim jete kur e ndajme me ju...pavarsisht se si na e merrni….nuk na mungon deshira per te dhuruar ngjyra…miresi…dhe shpirtin tone!...

  2. #2
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anëtarësimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Cdo dere qe mbyllet, edhe hapet! Nuk ka dyer ne bote qe mbyllen pergjithmone! Qofte ajo dere "magazine" ose cfare do lloj dere tjeter, nuk eshte bere per t'u mbyllur hermetikisht! Por, varet edhe nga personi qe rrin brenda... Don t'a pranoje personin tjeter qe pret te dera...

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e catemidleton
    Anëtarësimi
    Mar 2013
    Vendndodhja
    where I want to be
    Postime
    456
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    Aurora...

    Me fal perseri nese prania ime ne kete koment qe do bej do te te japi bezdi apo ndoshta nuk do te te duket e pavend,por ne emer te asaj qe ne na lidh e ndjej si detyrim jo vetem moral,por edhe shpirteror qe te komentoj nja dy gjera te vogla dhe pse kam pritur shume qe te ishe ti ajo qe te shkruaje dicka si me e vogel qe je,mgjth une nuk njoh njeri ketu ne forum pervec teje dhe me sinqeritetin me te madh po e them qe nuk me intereson ne menyre absolute se cfare mund te mendojne te tjeret rreth asaj ckam per te thene...nuk me interesojne gjykimet e askujt dhe ne te njejten kohe di qe kundrejt teje te kem mbajtur nje qendrim te paster deri ne nje moment kur vete ti me vure vize mua duke u merzitur se ne kishim komentuar tek nje teme e jotja.

    Cudia ime ishte se ti Auror u merzite vec me mua qe ke ngrene ne nje pjate...qe ke qare dhe kam qare ne shpatullat e tua(nuk i mohoj per asgje ne bote keto)te kam treguar ty detaje dhe imtesite me te vogla te jetes sime dhe nuk prisja nga ty qe ti te silleshe ne kete menyre...te mos ktheje pergjigje...por te injoroje cdo fjale timen sikur te binte ne vesh te shurdher dhe me e bukura ajo qe me vret mua me shume eshte se me Laben(nuk kam asgje me ty patriote)ky inat zgjati vec 10 minuta dhe ti fillove te qeshje e te komentoje me te.Ky eshte ai person i ndershem dhe i paster shpirterisht Aurora qe pretendon se je...ky eshte ai njeri qe pasi ka ngrene ne nje pjate me nje tjeter ta injoroje dhe te thote fjale qe as nuk i kisha menduar se do dilnin nga goja jote.Nese ti mendon se nje person i drejte dhe i pasur shpirterisht eshte keshtu...je e lire t'a mendosh,por dije qe kur je ne marredhenie me njerez te tjere duhet te mendosh dhe njecik per ta.Te them te drejten e prisja nje teme te tille nga ana jote....mund te jete telepati a ku ta di une...por une kisha nevojen te thoja te gjitha ato qe kam mbajtur brenda per gjithe kete kohe dhe meqe m'u dha rasti do t'i them te gjitha qe dhe ti te jesh e qarte njehere e mire dhe perpara se te veprosh apo te thuash nje fjale here tjeter te matesh icik me shume sepse jeta eshte e gjate dhe me siguri do perballesh me shume njerez te tjere te cilet,jo te gjithe mund te jene kaq tolerante dhe te duruar.(ta them nga eksperienca).Ti mesa kam vene re ne komentet qe ben kam arritur te kuptoj sensin dytesor te fjaleve te tua.(ska nevoje ta mohosh se e njohim mire njera tjetren)dhe njekohesisht akuzat jo te drejtperdrejta qe me ke bere...dhe une te jam kunderpergjigjur,por njekohesisht kam pritur dhe nje reagim nga ana jote,sepse mua Aurora me duket gjeja me normale qe kur me dike ti ke ndare kaq shume gjera,personi nga ana tjeter nese nje relacion i tille vertet ka qene i rendesishem merr mundimin dhe thote dicka,gje qe nga ana jote nuk ndodhi.(kjo verteton sesa e paster ishte shoqeria jote).Mua ti me zhgenjeve,por sinqerisht nuk e mendoja qe te mbaje kete qendrim...te dija me te pjekur dhe me te pergjegjshme dhe ato qe the dhe qe vazhdon ti perseritesh qe ti ke hedhur poshte njerezite tu te dashur per mua,thjesht me kete me tregon dhe verteton qe ne ato momente qe e ke bere je shtirur me mua,per te pare deri ku arrin absurditeti i tyre.Nuk me duket llogjike e nje te rrituri kjo,mgjth prap ta theksoj qe une nuk te kam dashur te keqen dhe nuk te kam zili per asnje arsye ne bote dhe gjithcka kam bere e kam bere me shpirt te paster.Po ta vertetoj...,
    para ca ditesh ju erdhi nje sms qe ju ftuam te vinit ne spanje....ideja ishte e imja....dhe nuk e bera per t'u dukur apo ku ta di une...doja vertet te vinit,kurse ti Auror ne komentet qe ben ne foto thekson emrin e G.... dhe natyrshem lind pyetja....

    Cne qe kjo me drejtohet vetem mua???Pse sflet me me ty si me perpara???

    kete doje te arrije ti...e arrite...

    Dhe tjetra une nuk kam perbaltur personin tend se e shikoj qe ke bere shume komente te tilla.Une ne jeten time dikur dhe ti e di se ta kam bere muabet kam pasur nje shoqe qe kam dhene cdo gje per te....madje as motrave te mija nuk ju beja dhurata dhe nuk beja ato gjera qe beja per ate dhe si perfundim...cfare mora ne kembim....vec mosmirnjohje dhe as nje telefonate kur u martova dhe pse e ftova ne dasem.Dhe ti ishe zhgenjim im i dyte me i madh,pas kesaj...

    Mendo cfare te duash...une njeri jam dhe gaboj se perfekte nuk jam,por kundrejt teje nuk ndjej ndonje borxh.
    Te vetmin borxh moral qe ndjeja ishin keto fjale qe shpresoj ti lexosh dhe ti kuptosh sic duhet dhe sic une i kam shkruar.
    Dhe nje gje te fundit....ajo qe ti ke harruar eshte se nje dite do perballemi bashke dhe une nuk do jem kokeulur pasi e bera timen ndersa ti nuk eshte nevoja qe te me ulesh ne gjunje se une nuk jam nga ato njerez.Dhe nje te mire qe tu be ty....nuk ta bera une...por dikush tjeter,une thjesht respektova me plot deshire vendimin e tij.Do ishte e kote te zgjatesha me shume...ato gjera qe kisha t'i thashe dhe fl qe ma dhe mundesine qe te ndihem mire me veten time dhe me ata qe me rrethojne.Per fjale te tjera ska me nevoje se do ishin te teperta.Thjesht nje person qe eshte i lenduar nga sjellja e dikujt qe vertet e ka perzemer ben kete gje qe bera une dhe jo ajo qe ke bere ti Aurore.Uroj te jesh e lumtur ne jeten tende dhe ne ate magazinen tende te futen njerez me te mire se une....mbase jane me te besuar ata qe njeh virtualisht.Faleminderit per mirkuptimin!!!!

  4. #4
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Kate!...

    Uroj te jesh mire...sic kam uruar gjithmone...me te mirat ty...dhe vellait tim...sepse e vlersoj jashtzakonisht shume shpirtin e tij...

    nuk di nga t'ia filloj...por ka mundesi te tjera mes nesh,ku te mund te flasim lirshem...dhe te sqarohemi...kjo ure lidhese nuk me duket shume me vend!..

    Jemi te dyja mjafte te rritura...dhe gabimet nuk na falen absolutisht...jam menduar gjate kesaj kohe...dhe te betohem per gjene me te shtrenjte qe kam...se me ke prekur shume....

    si c'do njeri dhe une kam mjafte gabime......ama nuk kam marre goditje fjalesh kaq te renda nga askush...e sidomos nga nje njeri qe e njoh prej kohesh...

    do flasim gjeresisht bashke...shume gjate...por jo ketu...do ta gjejme menyren dhe mundesine...dhe do te te lutem...komentet te mbeten me kaq...nuk eshte vendi i duhur per to...

    une jam ai njeri qe ke patur perball shume kohe...ate qe ti e njeh shume mire...ajo qe une jam...e asnjehere ajo qe mendon dhe fyen ti...une vetem uroj qe ta kesh te qarte se sa shume me kane vrar fjale qe nuk me perkisnin...ti thelle brenda vetes e di...se jam nje njeri qe jap jeten per te pare njerzit qe dua...te jene mire...e beje dhe nuk mendohem dy here...

    nuk kam komentuar asgje qe te kete lidhje me ty...nuk do ta beja kurr...sepse je nena e nje femije qe une e dua sa veten,ndoshta edhe me shume!

    gjithsesi,do flasim...ne kemi shume per te thene...por jo ketu!...uroj te jesh mire....e vec te mira te uroj ne kete bote...ta them me shpirt!...sic dhe vete shpirtin kam!....

  5. #5
    i/e rregjistruar 20% Maska e catemidleton
    Anëtarësimi
    Mar 2013
    Vendndodhja
    where I want to be
    Postime
    456
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    Aurora une nuk kam gjetur mundesi te tjera qe te flas gjeresisht me ty dhe prandaj t'u drejtova pikerisht ketu pasi mua nuk me intereson cfare mendojne te tjeret per personin tim.Ti je mjaft e rritur per te kuptuar gabimin qe ke bere kundrejt meje(pavaresisht se zotesia e vertet qendron ne faktin qe ta pranosh ate gabim)dhe sesa me ke lenduar mua ti me veprimin tend kete nuk mund ta imagjinosh...por thjesht me tregove qe te njoh me mire njerezit se kush jane,se ta thashe dhe ta perseris,po te ishe aq e lenduar nuk do rrije kaq pasive,por do beje nje telefon,nje sms nje dreq a ku ta di une.Nuk dua te zgjatem me se sinqerisht kjo situate me ka shkaterruar dhe thjesht dua ta harroj.Dhe ketu behet fjale per maredhenien midis meje dhe teje,skane lidhje femija im,burri im,mos i perfshi te lutem se ta thashe qe nje dyshim i vogel lindi.Te uroj gjithe te mirat ty,familjes tende dhe pac nje jete plot lumturi.Une skam cfare te them me,persa nga ana jote marr keto pergjigje(i vetmi sinjal qe kuptoi eshte se nuk e ke me shume qejf te diskutosh me mua).Klm dhe me fal per shqetesimin.

    - - - Updated - - -

    Aurora dhe dicka tjeter qe te jeshe e qarte perfundimisht.Une nuk kam me ndermend te sqarohem me ty per kete muabet sepse ta dhashe mundesine dy apo tre here dhe ti i dogje keto mundesi,kjo dmth qe nuk te intereson shume qe te rregulloje muabetin.Dhe ky debat eshte dhe dua te mbetet midis meje dhe teje nese ti nuk e ke problem,nuk dua qe te perfshihen persona te tjere pasi ska pune im bir.apo g..... ne kete debat.Sa per ate qe mund tja kesh thene mamit tend kete gje (qe jam 1000 perqind e sigurt,ska problem)ke te drejten tende te justifikohesh me kedo.Klm mire Aurora dhe me vjen keq qe nga ana jote mora kaq indiference.

  6. #6
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    o Kate....

    me degjo..ose me sakt me lexo me vemendje....nuk dua te merzitesh kot...nuk ka arsye te merzitesh kot...ne mbase jemi tipe te ndryshem...por i vuajm deri ne palc gjerat...kete e kemi te perbashket!...

    une asnjehere nuk e kam prishur me ty muhabetin....vetem te dhash kohe te reflektoje...e te mendoje me qetesisht ate keqkuptim qe ndodhi mes nesh...

    une zgjodha nje menyre te drejte besoj...qendrova pasive...sepse ndodhe qe ne momente te caktuara njeriu flet shume...merzitet shume...dhe nga merzitja cfare nuk thote...prandaj dhe une e anashkalova kete situat...duke preferuar qe te filsja me ty kur te ishim perball...

    ti zgjodhe te me "gjuaje",,,me c'do lloj fjale...mire kur te perkasin...por kur nuk jane pjese e jotja si i behet?...ke perdorur nje fjalor qe mua me vrau shume...e me nete te tera nuk kam vene gjume ne sy...sepse vrisja mendjen...se ne cfare momenti u bera hipokrite...apo mos mirnjohese...apo e llastuar?....

    kur ti e di mire...qe nuk jam e till...ti them gjerat ne sy...e kete e ke vertetuar besoj...kam patur momente kam lenduar dhe nenen time vetem se nxitohej ne shume drejtime...

    ti mbase nuk e di...nuk ke se si ta dish...sepse me goj nuk ta thash kurr....por kur degjova se ishte shtatzan...me zemer e me shpirt urova dhe gezova shume...aq sa gezimin e shpreha me lot...mund ta vertetosh sepse kisha deshmitar rreth meje...

    dhe une nuk jam femije...qe bisedat apo mos perputhjet qe kam me dike...t'ia them gjithe lagjes...as mamit as askujt...jane vetem mes nesh...dhe nuk do ta beja kurr...te jesh e bindur...

    dhe mua me bezdis me teper fakti kur ve duart ne zjarr e flet me fakte qe nuk i di...pse thua 1000% qe i kam thene?...kur as ne enderr nuk do ta shkoja neper mend...

    rri e qete...shijoji momentet qe po kalon...jane te bukura...nuk jam askush qe te te merzis...nuk do t'ia falja vetes kurr nese te ndodhte ndonje gje...

    une nuk mbaj meri...une kjo jam...harroji te gjitha dhe rri e qete...nuk duhet te merzitesh.......

  7. #7
    i/e rregjistruar 20% Maska e catemidleton
    Anëtarësimi
    Mar 2013
    Vendndodhja
    where I want to be
    Postime
    456
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    Ndoshta ne disa gjera mund te kesh te drejte,por nuk te besoj dot...dhe per kete me vjen shume keq pasi mora shume zhgenjim.......................................... .............

+ Përgjigju tek Diskutimi

Tema të ngjashme

  1. Përgjigje: 1438
    Postimi i Fundit: 20-05-2013, 03:39 PM
  2. Gjeni fjale me dy shkronjat e fundit te cdo fjale
    Nga Alb-Angel në forum Arkivi Forumit
    Përgjigje: 1460
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 11:53 PM
  3. Gjeni fjale me dy shkronjat e fundit te cdo fjale
    Nga ingal në forum Arkivi Forumit
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 21-06-2007, 07:04 PM
  4. Gjeni fjale me dy shkronjat e fundit te cdo fjale
    Nga EMAUS në forum Arkivi Forumit
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-06-2007, 09:10 PM
  5. Gjeni fjale me dy shkronjat e fundit te cdo fjale
    Nga EMAUS në forum Arkivi Forumit
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-05-2007, 07:36 PM