Teorikisht jeta eshte dhurata me e bukur qe njeriu ka patur fatin te prek…te jetoj!...
Praktikisht,jeta eshte dhurata me e shtrenjte qe zoti ka ofruar per njerzit…ka cmim te larte…vlere te larte…gati te pa perballueshem…por duke qene se mbetet e pa cmueshme…njeriu mundohet ta”menaxhoj”….sipas menyres se tij!...pa anashkaluar pjesen se “fati tij eshte gdhendur nga te tjera duar”…ne thjesht kemi per detyre te zbukurojme apo nxijme me gabime fletet e bardha!...
Pak a shume jemi miq dhe armiq te jetes sone…jemi naiv dhe inteligjent ne te njeten kohe…jemi te verber dhe sy hapur…por jemi edhe te vdekur mes se gjalleve…inegzistent shpirteror…te qeshur fizikisht…nje ngjasim perfek me “kanalin Otranto”…
Une nuk kam udhetuar ndonjehere me traget…se di pse I kisha frik…mirpo me kane thene se,kanali otrantos eshte nje vij e thell ne mes te detit...ku dallget perplasen mes ketij kanali dhe kalimi per ne anen tjeter eshte paksa I frikshem dhe I veshtire… Keshtu do ta krahasoj edhe une jeten…ndjesi e embel dhe e frikshme…mirpo dicka e e ndjeshme Brenda nesh kerkon me c’do kusht te kaloj ate kanal te thell edhe pse nga ajo varet jeta jona…ne serisht nuk ndalemi…I perjetojme te gjitha…dhe kur e kalojme friken nuk themi “faleminderit zot”…por themi…”hajde mo se nuk ishte ndonje gje e madhe”…
Por ketu nuk flitet vetem se cfare I dhurojme ne jetes sone se si e shperdorojme ne ate…por edhe ndikim I te tjereve tek ne…hyrjet dhe daljet e shumta ne “magazinen” e quajtur “jete”…
Kemi te bejme me mijra “artikuj”…cmime te ndryshme…vlera te ndryshme…dhe copa letrash ne dore…ti thjesht ne duart e tua mban nje stilolaps…ku te duhet te firmosesh…kujt “malli “ do ti besh hyrje dhe kujt dalje…
Ne momentin kur bene hyrje nuk mendohesh gjate…sepse kerkon qe “magazina me emrin jete”…te behet e gjere dhe te shtosh sa me shume “artikuj” shpirteror ose sende te prekshme… te cilat ti pretendon se jane me cilesi…firmos pa frik dhe madje jep garanci te madhe se do ta ruash dhe mbrosh deri sa te jete jeta…
Nje nder keto artikuj eshte “miqesia”…duke qene se kemi shpirt human dhe te arte…I bejme hyrje kujtdo…pa marr informacinon se nga e ka prejardhjen ky mall…dhe se cfare vlere ka..ne firmosim pa na u dridhur dora…dhe madje zotohemi se do ta mbrojme…madje duke hedhur poshte edhe njerzit me te dashur…duke u bere degjues te pa lodhur…shikues te pa dridhur…e miq te shpirtit…keshtu mendon ti te pakten…
U be kohe e gjate dhe ti sheh se ne “magazinen” tende po luhet piset…artikujt qe ti I mendoje me vlere…fillojne te bezdisen dhe te urrejne c’do perkujdesje tenden…madje shkurt fare…prania jote…edhe pse ne punet e veta..e bezdis…nuk duron dot pastertine tende…te qeshurat e tua…bukurine tende…e ngadal fillon dhe ndryshket Brenda dhe jasht…ti nderkohe se ve re…dhe e mban si lulen me te cmuar nder artikujt e tjere…I hedh uje c’do dite…I pastron gjethet…I nderron plehun e kalbur…dhe nuk harron ta falenderosh per hyrjen qe beri ne jeten tende…
Mirpo artikulli nuk duron dot kujdesin tende…fjalet e embla te tuat…miresine tende…e fillon thahet dhe kalbet…e mbetet nje cop kercu I thate…I pa jete…dhe nga ajo lule qe ti e doje aq shume…pa pritur perpara syve shfaqet nje gjemb qe shpon…thumbon…dhe leshon nje ere te keqe rreth teje…
Ty te kerkojne ti besh dalje…por ti serisht zotohesh se duke I hedhur uje…do ta marri jeten serisht…mirpo e merr jeten vetem se zgjat edhe me shume gjemat e saj…
Ti I sheh c’do dite…e mundohesh ta bindesh se e ka marr malli shume per ty…se kohet qe keni kaluar bashke I ruan ne memorje si thesar…e per shume mira qe te ka bere nuk do mjaftonte kjo jete per ta falenderuar…qe hapi dyert e te ndihmoi aty ku ti kishe shume nevoj…
Mirpo gjembi keq nuk bindet…duhet ti ulesh ne gjunje e ti thuash falemiderit qe me ndihmove kur kisha nevoj per ty…e ta dija se do ma nxirrje nga hundet…as ne enderr nuk e kisha marr mundimin te kerkoja ndihm …
Gjembi nuk e di se te njeten gje do kishe bere edhe ti…jo vetem deren por dhe gjak nese duhej do te te dhuronte…por ama ndryshe nga ty…ai nuk do te te kujtonte te mirat…as e vdekur nuk do ta bente…me mire preferonte te vdiste se sa te shprehte se cfare te ka bere…
E keshtu nje dite te bukur…lulja qe mbajme te gjithe ne “magazine jete”…vendosi vete te beje dalje nga jeta jote…pa pritur per te firmosur ti…si duhej ne fund te fundit…mirpo magazinierja…kur I bene dalje mallit ka nje rregull te theksuar…vec e vdekur I bene hyrje serisht…
Gjembi iku shkoi…perplasi edhe deren ne fytyre…dhe I flaki te gjitha…madje villte vrer dhe helm jasht asaj dere…rrefente se “magazinjeria” me emrin “njeri” ishte e pa vlere…harroi te rrefente se hante ne nje pjate me te…dhe gjella qe haet nuk perhtyhet…cfare do lloj shije qe te kete…
Ne fund…c’do gje merr drejtimin e vete…”magazine jete”…eshte e hapur per kedo zemer qe troket…mirpo kur vendos nje firm thjesht mendohesh dy here…ose ndoshta 3 here…
Mirpo ende e ruan rregullin e fort…kur nje artikulli I bene dalje…s’ka shance me te hyj serisht…artikujt e mire nuk kerkojne te dalin…qendrojne aty…si thesar…pa permendur “mirnjohje”…mes miqesh nuk vlen fjala “mirnjohje”…gjerat behen me shpirt… gjerat nuk behen per te na I ditur…por per te ardhur ne ndihme aty ku duhet…japim edhe jeten…
Mirnjohje dhe faleminderit ja drejtoni zotit…atij qe na dha jeten…te sjellshem dhe te meshirshem tregohuni me kedo…dhe ate qe nuk e njihni…dhurojoni jete…por mos ktheni koken pas te degjoni “faleminderit”…ju nuk keni bere asgje me shume dhe asgje me pak…se sa ajo qe personi tjeter do te bente per ju…
I doni njerzit pa kushte…dhe mos perbaltni emrin e tij…kete nuk I’ua ka borxh…mbase shume gjera te tjera po…por te luani me emrin e tij…sido qe te jete…nuk ju jepet kjo e drejte…gezojuni te mirave tuaja…dhe mundohuni te vlersoni ato qe keni…jane thesar me besoni…e mos u habisni nese neser ju kthejne krahet te gjithe…njeriu per nje fjale te mire jeton…per te marr dhe dhene miresi…pa kushte…por me shpirt…
“jezusi thot:…duaji te tjeret sic do veten”…dhe une e falenderoj per kete urtesi qe la Jezusi per ne…edhe pse nuk na pergjigjen me te njeten menyre…prap nuk na kushton asgje te dhurojme dashuri…e kemi ta pa kufijshme…ne marrim jete kur e ndajme me ju...pavarsisht se si na e merrni….nuk na mungon deshira per te dhuruar ngjyra…miresi…dhe shpirtin tone!...